Author: tirana

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi…

Read More

Një i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet Italiane është vënë në pranga me finalizimin e një operacioni të drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër dhe Interpol Tirana. Pas lokalizimit, forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçarin B. Th.,. I riu u kap në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Read More

Gjermania ka numër të mjaftueshëm shtretërish intensivë dhe aparatesh intubimi, problemi qëndron tek mungesa e personelit që do duhet të verë në punë aparatet. Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësorët në botë, ekziston frika e kolapsit të sistemit shëndetësor, kjo jo për shkak të mungesës së mjeteve -por të burimeve njerëzore. Mungesa e infermierëve e kujdestarëve ka qenë një problem i njohur edhe para krizës së Coronës. Por Corona e ka nxjerrë edhe më në pah këtë problem. Tani…

Read More

Françeska Jaçe ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush Luan” dhe duhet thënë se i vuri flakën skenës. Ajo pranoi sfidën për të realizuar videon më të nxehtë të rrjetit duke përdorur produkte ushqimore dhe ia doli. Teksa ndodhej në vaskë, Françeska derdhi qumësht mbi vete dhe konsumoi një banane.

Read More

Përpos metodave si yoga, meditim, palestër etj, një mënyrë efektive për të reduktuar ankthin dhe stresin është terapia e tingujve. Studime të shumta kanë treguar se kombinimet e tingujve të ndryshëm kanë efekt qetësues dhe ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë. Macaroni Union, një bandë muzikore britanike, në 2014-n e mori seriozisht punën për të përgatitur një këngë relaksuese. Macaroni bashkëpunoi me Akademinë Britanike të Terapisë së Tingujve për të krijuar këngën 10-minutëshe, e cila sipas një studimi të Dr. David Lewis, neuropsikolog dhe themelues i MindLab International, mund të ulë nivelin e stresit dhe ankthit të një personi me 65%.…

Read More

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, edhe sot priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës, ndërsa në Tiranë dhe Elbasan priten mesatare. Ndërkohë që në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m, reshjet do të jenë në formë bore. Sa i përket temperaturave, ato do të variojnë nga 12 / 20 °C në bregdet; në vendet e ulëta: 8 / 17 °C; ndërsa në vendet malore: 0 / 13 °C. Ndërkohë që era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja është pyetur mbrëmë në emisionin e Luana Vjollcës se cili prej kolegëve të tij ishte i mbivlerësuar. Ai zgjodhi emrin e Pajës, duke pretenduar se po shfrytëzohet nga politika, e cila me pas e mbivlerëson për ta shpërblyer. Florian Binaj: Kush është aktori më i nënvlerësuar? Rezart Veleshnja: E mbivlerësojnë ngaqë është pjesë e politikës, është Gaz Paja. E mbivlerësojnë sepse merr pjesë në politikë. Politika ka emër të pistë dhe kërkon që të pastrohet me figurat e artit dhe kë kemi diçka të pastër? Kemi aktorin. Me këtë rast e mbivlerësojnë se…

Read More

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për përmbytjet në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. “MIRËMËNGJES dhe me keto sekonda kujtesëfreskuese nga zemra e Fierit (për të gjithë ata të cilëve problematika e derisotme me reshjet intensive nga veriu në jug, u duket si përmbytjet e qametshme të së shkuarës, kur Shqipëria s’kishte një kanal të pastruar nga plehrat dhe mijëra shtëpi zhyteshin në ujë, mijëra krerë bagëti ngordhnin e mijëra familje bllokoheshin brenda apo kalonin netë me radhë nëpër palestra shkollash – çka do kishte ndodhur edhe këto ditë nëse kilometra të pafundme…

Read More

Rrëmbimi i biznesmenit të njohur Koço Dado në 8 qershor 1998, e gjithashtu një nga historitë më të bujshme kriminale ndër vite, e gjithashtu një dosje e hetuar , e pezulluar dhe e rihetuar mes institucioneve të ndryshme, mes institucioneve të ndryshme, tanimë është një histori dhe dosje e mbyllur përfundimisht. Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës që deklaron pushimin e hetimeve me kerkesë të prokurorise së Tiranës, pasi ishte ish prokuroria e krimeve të rënda që ja delegoi hetimin e rrëmbimit të Koço Dados. Prokuroria vlerëson se kanë kaluar më tepër se 20 vite dhe ky qëndrim i…

Read More

Policia ka arrestuar pronarin e një hoteli në Tiranë, i cili dyshohet se strehoi klandestinët e kapur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Kujtojmë se ishin 50 sirianë që mbrëmë tentuan të nisen me gomone drejt Italisë, por u shpëtuan nga policia në mes të detit, ku dallgët u rrezikuan jetën.Emri i biznesmenit me inicialet F.D është përmendur në dëshmitë e klandestinëve, ndaj edhe u bë arrestimi i tij, ku hetuesit presin të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe të bëjnë të mundur edhe identifikimin e trafikantëve.

Read More

Gjethet e ullirit shpesh hidhen gjatë procesit të mbledhjes së ullinjve. Megjithatë, pak njerëz e dinë se këto gjethe të fuqishme janë përdorur për shekuj nga paraardhësit tanë, pasi janë të pasura me përfitime shëndetësore. Ekstrakti i gjetheve të ullirit ka shumë përfitime për shëndetin tonë: përmban oleuropein, një polifenol që ka veti të mëdha antioksiduese, antibakteriale, antiinflamatore dhe imunostimuluese. Çaji me gjethe ulliri gjithashtu ka një efekt të fuqishëm antibiotik. Infuzioni dhe ekstrakti i gjetheve të ullirit mund të jenë të dobishme në trajtimin e diabetit, pasi ato janë shumë efektive në reduktimin ndjeshëm të niveleve të sheqerit në…

Read More

Klandestinët e kapur një ditë më parë në grykëderdhjen e Vjosës do të akomodohen në Durrës. Konkretisht një pjesë e klandestinëve që kanë qëndruar në komisariantin e Vlorës apo edhe në spitalin rajonal të qytetit kur kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë nisur me furgona policie drejt Durrësit. Ata do të akomodohen në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa vijon puna për identifikimin e tyre. Nga 50 klandestinët e kapur një ditë më parë, 12 janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa pjesa tjetër po dërgohet drejt Durrësit.

Read More