Author: tirana

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje dhe copëza nga profesioni i përbashkët që e lidhin me kolegun Artan Hoxha. E ftuar në “Fol me mua”, me Rovena Dilon, Lala e etiketon si “koleg të luftës” gazetarin Artan Hoxha teksa thekson se pavarësisht kanë botëkuptime të ndryshme përsa i përket punës, jashtë dyerve të studios, ata sërish janë bashkë, shkruan Faxweb. “Unë edhe Artani jemi dy miq shumë të mirë, dy profile tërësisht të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme që shpeshherë nuk biem dakort për ngjarje të caktuara, ja themi gjërat hapur njëri-tjetrit në sy dhe në fund fare për shembull…

Read More

Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës. Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari. Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet…

Read More

Sali Berisha ka “vënë alarmin” sot se qeveria do ti mbyll Facebook-un. Në fakt të gjithë e dimë që Facebooku nuk e ka selinë tek zyra e Edi Ramës, por tek ajo e Zukenbergut. Të gjithë e dimë që shumë prej atyre që janë në facebook, ndëshkohen herë pas here, duke ua bllokuar Facebook-un për shkak të shkeljes së rregullave të facebook-ut. Të gjithë e dimë po ashtu se Sali Berisha ka gjetur veten në Facebook, pasi më në fund, ai ka një mjet në dorë, që gjithë fantazitë e tij, përfshi dhe ato seksuale për kundërshtarët, i kthen në…

Read More

Moti i keq dhe shirat e pandërprerë, çahet tubacioni kryesor i ujësjellësit të Bogovës. Banorët e Beratit, Bogovës, Poliçanit dhe Kuçovës kanë mbetur pa ujë të pijshëm që prej mëngjesit të sotëm. Inxhinierët janë duke punuar për riparimin e defektit. Moti i keq dhe reshjet e pandërprera të shiut, kanë bërë që masive dheu të bien dhe të dëmtojnë tubacionin kryesor të ujësjellësit të Bogovës. Ky tubacion furnizon me ujin e pijshëm banorët e 3 qyteteve: Berat, Poliçan dhe Kuçovë. Sipas informacioneve nga bashkitë përkatëse mësohet se tubacioni kryesor i këtij ujësjellësi është dëmtuar në disa segmente të tij. Në…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i besoi Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhit, qarkun e Elbasanit, duke e emëruar drejtues politik në këtë qark. Me anë të një psotimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky është nderi më i madh që i kanë bërë ndonjëherë, ndërsa shton se në 25 prill Elbasani do të çlirohet nga pushtuesit që kanë përfituar gjithçka në këto 2 mandate. Sipas Bardhit, me PD-në Elbasani do të fitojë vendin që i takon, duke dalë nga varfëria falë potencialit që ka, ndërsa shprehet i bindur se Elbasani do të jetë në vijën…

Read More

Qafa e Llogarasë është kthyer në një rrugë qorre dhe nuk shihet asgjë për kilometra me radhë. Mjegulla e dendur ka bllokuar të gjithë rrugët, si pasojë e motit të keq shkruan Dosja.al. Deri në afërsi të fshatit Dukat shikueshmëria për drejtuesit e automjeteve është shumë e ulët. Të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë, duhet të bëjnë mjaft kujdes! Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë…

Read More

Papa Françesku tha të shtunën se njerëzit që punojnë kundër demokracisë duhet të dënohen, kushdo që të jenë ata, dhe se mësime duhet të nxirren nga sulmi i kësaj jave në Kapitolin e SHBA nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Trazirat ndodhën në ndërtesë të mërkurën, pasi Trump i nxiti ata të shkonin në Kapitol dhe të shtynin pretendimet e tij të pabazuara se ai fitoi rizgjedhjen në nëntor. Pesë persona, përfshirë një oficer policiem, vdiqën në kaosin që pasoi, shkruan Reuters. “Unë u habita, sepse amerikanët në tërësi janë njerëz kaq të disiplinuar në demokraci,” tha Papa për kanalin…

Read More

Emisioni i emocioneve të forta “Më thuaj një dëshirë”, mbërtheu përpara ekranit publikun shqiptar edhe në episodin e dytë. Tre histori të forta, me lot dhe gëzim, frymëzuan dhe surprizuan më të dashurit e fëmijëve. Mes tyre, historia rrënqethëse e mësueses Lumturi Merzheku, aktualisht në pension, që bëri bashkë 6 ish-nxënësit e saj për t’i dhuruar një kujtim të paharrueshëm. Lumturia ka dhënë mësim për breza të tërë nxënësish, që nga shkolla e parë në Gramsh, e deri tek e fundit, në Kamëz, ku është vlerësuar me disa certifikata mirënjohjeje. Teksa jepte mësim, u njoh edhe me Myftarin, bashkëshortin, me…

Read More

Ura që lidh fshatin Kalivac me qytetin e Lezhës është shembur duke izoluar të gjithë banorët. Mësohet se ura ishte nën ujë prej dy ditësh, por nga prurjet e mëdha të ujit, tashmë është shembur plotësisht. Të gjithë banorët që përdornin këtë urë për të dalë në Lezhë kanë mbetur të bllokuar. Edhe bllokimi i aksit rrugor Kallmet-Ungrej ka shkaktuar problematika të mëdha për banorët e fshati Kalivaç. Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur…

Read More

Moderatorja Fiori Dardha pak ditë më parë humbi njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Fiori na kishte treguar më herët se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe shpesh herë postonte foto me të, sikur ta ndjente që një ditë do e humbiste. Lajmin për humbjen e saj e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram. Sot ajo ka postuar përsëri një foto të nënës së saj ku veç kujtimeve, u është përgjigjur edhe të gjithë njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka qenë aktive në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta…

Read More

Faqja zyrtare e “Eurovision” ka publikuar një video të veçantë dedikuar Shqipërisë, ku ka përmbledhur disa nga performancat e vendit tonë ndër vite. “Shpërndani pak ‘dashuri’ për Shqipërinë”, shkruhet në postim, duke e cituar fjalën ‘dashuri’ në gjuhën shqipe. “Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”, shkruhet më tej. View this post on Instagram A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Read More

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. Menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj. Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit. Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Read More