Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Klodiana Lala rrëfen marrëdhënien me kolegun Artan Hoxhën dhe disa nga momentet më të vështira në punën e saj

21:26 / January 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Klodiana Lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje dhe copëza nga profesioni i përbashkët që e lidhin me kolegun Artan Hoxha. E ftuar në “Fol me mua”, me Rovena Dilon, Lala e etiketon si “koleg të luftës” gazetarin Artan Hoxha teksa thekson se pavarësisht kanë botëkuptime të ndryshme përsa i përket punës, jashtë dyerve të studios, ata sërish janë bashkë, shkruan Faxweb.

“Unë edhe Artani jemi dy miq shumë të mirë, dy profile tërësisht të ndryshme, me botëkuptime të ndryshme që shpeshherë nuk biem dakort për ngjarje të caktuara, ja themi gjërat hapur njëri-tjetrit në sy dhe në fund fare për shembull kur dalim nga studioja e kolegut Fevziu shpeshherë e zbres unë me makinën time se Tani nuk nget as makinën, pra për ta sqaruar edhe opinionin publik fakti që ne kemi botëkuptime të ndryshme për çështje të caktuara nuk do të thotë që ne jemi armiq apo versioni i njëri-tjetrit, përkundrazi ne jemi dy njerëz që kemi qasje të ndryshme dhe kemi mënyra të ndryshme sesi punojmë.”- tha Lala.

Gazetarja Lala u ndal dhe në një moment stresues që kishte kaluar gjatë një udhëtimi e cila bashkë me operatorin Ervin Daja kishin shkuar për të intervistuar një të shumëkërkuar.

 “Për shembull kujtoj ktu vite më parë kur fillova punë në gazetën Shqiptare kemi shkuar me Tanin në Durrës, sapo ishte arrestuar aso kohe Lulzim Berisha dhe kishte një frustim të tmerrshëm në Durrës për të folur qytetarët dhe ne do bënim disa intervista në rrugë. Dhe e kujtoj si tani që Tani tha do dalësh t’i bësh këto intervista dhe nëse ke ndonjë problem unë jam ktu dhe ishte në një lokal ngjitur dhe ishte një inkurajim shumë i madh, ose përshembull në ngjarje apo histori të tjera mjafton që ti ke një bashkëpunëtorë të mirë.

Po ju kujtoj këtu një moment tjetër mjaft interesant. Kam shkuar bashkë me operatorin Ervin Daja për të intervistuar një të shumëkërkuar. Edhe mbaj mend që kur po zbrisnim natën në një rrëpirë më tha shumë i vendosur mos ki problem sepse ne të dy do të ja dalim bashkë dhe unë do jem bashkë me ty deri në momentin e fundit. Dhe kur ne ramë në rrugë ku kishte ndriçim ishim sigurisht të stresuar, por kemi qeshur fort më pas edhe janë momente që duhen kujtuar,”- u shpreh gazetarja.

Kodiana Lala tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“KLP dhe KLGJ, fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”/ Rama s’e kursen administratën: Ka njerëz që janë me meritë dhe të tjerë me “WhatsApp”

11:34 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.