Faqja zyrtare e “Eurovision” ka publikuar një video të veçantë dedikuar Shqipërisë, ku ka përmbledhur disa nga performancat e vendit tonë ndër vite.
“Shpërndani pak ‘dashuri’ për Shqipërinë”, shkruhet në postim, duke e cituar fjalën ‘dashuri’ në gjuhën shqipe.
“Nota të larta, nota të gjata, zjarr! Hyrjet e tyre në Eurovision nuk kanë kurrë mungesë të fuqisë vokale dhe instrumenteve dramatike dhe ne i duam për këtë”, shkruhet më tej.