Author: tirana

Investimi prej 2 miliardë euro nga kompania “EMAAR” për transformimin e portit të Durrësit në port turistik do të krijojë një nga mjediset më të bukura në Adriatik për shumë e shumë vite të ardhshme dhe do të ketë një impakt të madh për rritjen e cilësisë së jetesës. Projekti i cili do të kryhet tërësisht nga investitori dhe zero lek nga buxheti i shtetit parashikon edhe një mori investimesh transformuese, facilitetet, ndërtimet, infrastrukturën, zhvillimin e plazhit përfshi portin e marinës natyrisht, si dhe përgjatë të gjithë perimetrit përpara portit. Marina e re e Durresit parashikohet te jete me e…

Read More

Nga Pajtim Bello  Protokolli me reminishencat e perandorisë otomane ishte preludi i asaj që do të pasonte në kuadrin e firmosjes së disa marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë. Mesazhi ishte i qartë se do të kishte diçka me rëndësi të veçantë. Dhe kjo ndodhi, u firmos Marrëveshja e Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë (MPS), krahas një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, të shëndetësisë etj. Duke qenë se nuk është thjesht një marrëveshje si të tjerat, MPS ndezi diskursin në ambientet politike brenda vendit dhe nuk pritej të ndodhte ndryshe. Analistë të stampuar në frontin anti Rama i janë…

Read More

Ministrja Evis Kushi me anë të një videomesazhi ka kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID në shkollë. Siç ishte vendosur, mësimi do rifillojë nesër në të gjitha shkollat e vendit. Postimi i ministres Kushi Më këtë video ku me shumë dashuri  përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre!  Suksese e mbarësi të gjithëve!

Read More

Në qarkun e Lezhës reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës. Në Lezhë, dhe në Kurbin janë evakuuar 28 familje, 27 në bashkinë e Lezhës dhe 1 në Kurbin. Ndërsa zona e Zadrimës , Torovicës, Spiten dhe Gjorm në Kurbin janë rreth 3000 hektarë tokë nën ujë. Problem mbetet rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet nga lumenjtë. Prurjet e mëdha të lumit Droje kanë shkatërruar rrugën e fshatit Shpërdhet pranë Mamurrasit. Banorët e këtij fshati janë të izoluar prej ditës së djeshme nga zhvendosja e rrjedhës së lumit në rruge e cila tashme është bërë e pakalueshme. Gjithashtu edhe në Kalivaç…

Read More

Nga Dashnor Kaloçi Bisedat, takimet, marrëdhëniet dhe shoqëria me shtetas të huaj në Shqipërinë komuniste të para viteve ’90-të, përbënte një herezi dhe ata që e guxonin një gjë të tillë, e paguanin shtrenjtë. Kjo gjë vlente edhe për ata shqiptarë që u jepej mundësia për të dalë jashtë me punë, shërbime, specializime, si dhe sportistëve e artistëve, etj. Nga ky rregull strikt, nuk shpëtonin as studentët shqiptarë që u jepej mundësia të shkolloheshin e diplomoheshin në disa universitete të huaja, me të cilat Tirana zyrtare kishte lidhur marrëveshje. Jo vetëm kaq, por studentët shqiptarë që studjonin jashtë, ishin nën…

Read More

Teksa ka publikuar një video nga Fieri, kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues paraditen e së dielës. Bëhet fjalë për pamjet e publikuara dje në rrjete sociale rreth darkës ku ministra, drejtorë dhe biznesmenë nga Shqipëria shfaqeshin në Dubai.Por sot, një komentues me profil të rremë i shkruan Ramës: “Ne dubai pelsasin karkalecat ju mbetshin ne fyt ne lene se nuk na japin gje po me mbyllin edhe at lokal te vogel qe mbaj familjen ku te mbytem jemi ne meshir te fatit si ata femit jetima plus cfar me vjen keq jan disa servila ketu per cdo gje…

Read More

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka dhënë një informacion të rëndësishëm pësr studentët shqiptarë që duan të studiojnë në SHBA. Postimi i Ambasadës Një vit i ri është koha e përsosur për të vendosur objektiva të arritshme për arsimin tuaj. Shihni kronologjinë e studentëve ndërkombëtarë për të përcaktuar se mbi cilat objektiva duhet të punoni fillimisht. Dhe nëse doni të dini se si mund të punoni mbi to, vizitoni qendrën tonë EducationUSA Albania dhe kontaktoni me këshilltarët tanë për arsimin.

Read More

Një ngjarje e pazakontë kë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, ku motër e vëlla kanë dhunuar dhe kanë bërë për spital motrën tjetër. Mediat kosovare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dje në Rahovec. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti së bashku me motrën e tij  të dyshuarën femër kosovare kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare –motrën e tyre. Viktima ka pranuar tretman mjekëso. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje,” njofton policia.

Read More

Bashkia Shkodër ka publikuar të dhëna nga monitorimi periodik në terren të dielën, sa i përket situatës së përmbytjeve në territorin e bashkisë. Kështu, rezulton se sipërfaqja totale e përmbytur në bashki është 1,595 Ha. Ky total përbëhet nga: Tokë e pakultivuar 493 HaForagjere të dyta, jonxhe 1003 HaGrurë 55 HaBimë dekorative 40 Ha Në raport thuhet po ashtu se vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj. Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin…

Read More

Një studim i bërë nga Akademia e Shkencave së fundmi, tregoi se 50 për qind e Tiranës e ka kaluar tashmë koronavirusin. Megjithatë, Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dy ditët e fundit ka thënë në media, se sipas tij, shifrat e studimit në fjalë nuk janë të sakta. Sipas Bratajt, imunitetin natyral ndaj Covid-19 në kryeqytet mund ta kenë arritur 20 deri në 25 % e qytetarëve. Lidhur me këto deklarata të shefit të Urgjencës Kombëtare ka reaguar edhe profesori Genc Sulçebe. Në një postim në Facebook, imunologu shkruan se është i çuditur nga ajo që ai e cilësoi si…

Read More

Reshjet e shiut përveç përmbytjeve kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash në disa prej akseve të vendit duke dëmtuar edhe rrugën. Dheu ka rrëshqitur në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, në fshatin Pishkash, ku kalimi i automjeteve bëhet me kujdes, ndërsa policia drejton shoferët që të kalojnë segmentin problematik.

Read More