Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin. Paloka shprehet se shqiptarët kanë duruar 8 vjet Ramën, me mashtrimet e tij. Ai shton se asnjë projekt 3D nuk largon shiun nga banesat dhe tokat e shqiptarëve. Postimi i nënkryetarit të PD-së Edi Paloka: Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet. Për 8 vjet shqiptarët kanë…
Author: tirana
Alban Skënderaj paralajmëroi ditën e djeshme se kishte gati për publikim një këngë të re. Këngëtari postoi në Instagram një video nga një makinë dhe në sfond dëgjohej vetëm një pjesë e shkurtër nga kënga e re. Albani nuk dha asnjë detaj për datën e publikimit, sepse mesa duket ka dashur t’ua bëj surprizë gjithë fansave të tij. Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e plotë dhe mund ta themi me bindje se është dashuri me dëgjim të parë. Ky projekt i ri muzikor mban titullin “Jolie” dhe flet për një djalë që kalon një natë me një vajzë,…
Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bulgarec. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Balkaëeb, automjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht drejtuesi ka mundur të dalë në kohë pa pësuar dëmtime. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e zjarrit. Nga ana tjetër, mësohet se paraprakisht bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike që ka bërë që makina të shpërthejë në flakë.
Rasti i kultivimit të kanabisit në Skrapar nuk është i pari që oficerët e policisë bashkëpunojnë me trafikantët. Edhe në operacionin e zhvilluar në Vlorë në muajin Tetor 2020, rreth 26 oficerë dhe shefa policie rezultonin se kishin lejuar kultivimin e hashashit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në operacionet e drogës në Fushë-Krujë e Dukagjin, ku sërish persona në radhët e uniformave blu kanë bashkëpunuar për të lejuar kultivimin dhe trafikimin e bimës narkotike. Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, përgjatë vitit 2020 janë të paktën 280 oficerë policie të arrestuar ose proceduar,…
Një prej pjesëmarrësve më të zellshëm të protestës së dhunshme në godinën e Kongresit amerikan ditën e certifikimit të Joe Biden, ka punuar për disa vite në Shqipëri. Thomas Baranyi, 28 vjeç, ka qenë pjesë e Peace Corps, një organizatë e qeverisë amerikane e përbërë nga vullnetarë të cilët japin kontributin e tyre në vendet në zhvillim. Sipas mediave amerikane, Baranyi, i cili është nga Nju Xhersi, ka qenë në Shqipëri në periudhën 2018 – 2020, shkruan “NJ Advance Media”, pasi ka konfirmuar praninë e tij me tre vullnetare që kanë shërbyer bashkë me të. Baranyi u bë personazh i…
Biznesmeni Sino Llanaj i gjakosur pasi u rrah nga truprojat e pronarit tjeter te pallatit Banorët e një pallati në ndërtim në zonën e Astrit në Tiranë kanë protestuar paraditen e sotme, pasi nuk kanë marrë apartamentet për të cilat kanë parapaguar prej 4 vitesh. Shkak, është përplasja mes dy investitorëve. Biznesmeni Sino Llanaj, një prej investitorëve, është rrahur keqas dhe është dërguar menjëherë në spital. Shkak është bërë konflikti mes dy investitorëve për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën Ndre Mjeda, ky dy investitorët “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk” do të…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar pozicionin e Përparim Spahiut si drejtues politik për qarkun Tiranë të LSI në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit. “Sot ndihem pak si në minorancë për sa i përket dijeve, por edhe të gjitha asaj që Rimi dhe profesor Besniku ofrojnë me profesionalitetin e tyre. Ne këtu sot duke qenë së bashku me Përparimin si kryetar i Tiranës, kemi ardhur të prezantojmë edhe doktor Besnikun, i cili do të marrë angazhimin e tij për të gjithë njësinë, që është i angazhuar dhe do të ketë përgjegjësinë e tij jo vetëm me 25…
Sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah, që ka lindur në fshatin veri-perëndimor të Nagrig, në asnjë rast nuk e ka harruar vendlindjen. Madje, 28-vjeçari egjiptian, herëpasherë ka siguruar donacione për të përmirësuar sadopak jetën e tyre. Akti i tij i fundit i bamirësisë, ka ardhur përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig, të cilën ai themeloi në vitin 2017, pasi u bë i vetëdijshëm se viktimat e koronavirusit, po vdisnin për shkak të mungesës së oksigjenit në spitalet shtetërore. Drejtori i NCA, Hasan Bakr i tha në një stacion radiofonik në Kajro: “Salah dhe familja e tij kanë dhuruar bombola oksigjeni për Spitalin…
Mbretëresha britanike Elizabeth II dhe burri i saj Philip kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, tha të shtunën Pallati Mbretëror. Mbretëresha është 94 vjeç ndërsa Philip është 99. Agjencia Reuters raporton se një burim mbretëror tha se vaksinat u administruan nga një mjek i familjes në vendbanimin e mbretëreshës Windsor Castle, duke shtuar se lajmi u bë publik për të kundërshtuar çdo spekulim. Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima. Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra…
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë e fundit janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona. Pjesë nga njoftimi/ Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6…
“Festim zemër, jam në shkollë. Më prit sa të mbaroj dhe të shkoj t’i marr e të ti sjell. Mos u mërzit’. Ky mesazh që mund të lexohet si përkushtim dhe përkujdesje në një raport, mes një femre dhe personit të zemrës së saj, në fakt është një mesazh frike dhe nënshtrimi. Pas këtij mesazhi fshihen dhjetra kërcënime dhe shantazhe për denigrim publik. Festim O. është një 30 vjeçar I shpallur në kërkim nga policia për gjobëvënie dhe arratisje . I riu nga Librazhdi sipas policisë pasi e shfrytëzoi të dashurën e tij nga Tirana, kur e kuptoi se ajo…
Pas alarmit të hedhur në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka nxituar për të shkuar drejt qytetit të Shkodrës ku i ka ardhur në ndihmë kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi. Ademi ka rezervuar së pari një drekë dhe verë të kuqe për kreun e shtetit, si vendin e ‘përshtatshëm’ për të diskutuar për situatën e përmbytjeve që kanë ardhur si pasojë e reshjeve gjatë ditëve të fundit.