Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Rama, për të cilën është shprehur se ka qenë e njëjtë si në opozitë por edhe në qeveri. Ai u shpreh se e falenderon Ramën që i ka dhënë mundësinë të drejtojë për 2 mandate qarkun e Korçës, ndërsa shtoi se ka shumë persona që e meritojnë të tregojnë veten në poste të rëndësishme.“Marrëdhëniet personale dhe institucionale janë shumë të mira. Nuk kam patur asnjëherë, asnjëherë asnjë lloj lëkundje, ndonëse besoj pyetja juaj lidet me faktin që unë për një farë kohe nuk kam qenë në kabinet.…
Author: tirana
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, Tedros Adhanom Gebreyesus, ka deklaruar sot se ekziston një problem i qartë që vendet e varfra nuk po e marrin vaksinën kundër koronavirusit. “Vendet e pasura i kanë marrë shumicën e porosive”, ka thënë Tedros gjatë një konference për media në Gjenevë. Siç raporton BBC, ai u ka bërë thirrjeve vendeve dhe kompanive prodhuesve që të ndalen së arrituri marrëveshje bilaterale në llogari të projektit COVAX. Ky projekt ka për qëllim t’ju sigurojë njerëzve në të gjitha anët e botës qasje në vaksinat, pavarësisht pasurisë që ato vende e kanë apo jo.
Në fshatin Poro të Vlorës janë kapur 50 klandestinë sirianë. Dyshohet se shtetasit sirianë synonin të largoheshin me gomone në Itali. Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.
Në orën 21:39 N/St Rajonal 220 kV i OST është stakuar Transformatori nr 3 të fuqisë, duke nxjerrë jashtë pune 9 fidera që prekin zona të ndryshme si:Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji, Medreseja, Allias, Rr e Dibrës, Televizionet brenda territorit të ish-Kinstudios, Lapraka, etj.OSSH thotë se po merren masa per rikonfigurimin e skemave duke bërë të mundur furnizimin përmes unazave me rrjetin e Nst Tiranë.Aktualisht, është rikthyer energjia elektrike për pjesën kryesore të zonave.
Monika Kryemadhi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj familjare dhe debatet politike që mbizotërojnë në shtëpi mes saj dhe Ilir Metës. Duke folur për “Java në RTSH”, kryetarja e LSI u shpreh se e vetmja çështje politike që diskuton me bashkëshortin është djegia e mandateve nga opozita. “Ka diçka që të jemi të sinqertë. Në marrëdhënien time familjare me Ilir Metën, politikisht ndërhyn vetëm për djegien e mandateve. Mirëmëngjes, mirëmbrema… Vetëm këtë më përmend. Ai ka qenë kategorikisht kundër djegies së mandateve. Megjithatë koha do ta tregojë se kush kishte të drejtë. Pas 25 Prillit do të vërtetohet se…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zbuluar mënyrën se si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Java” në Rtsh, Kryemadhi u përgjigj shkurtimisht, duke shuar edhe dyshimet.Ajo konfirmoi se do të jenë në koalicion së bashku, por me dy lista të ndara.”Koalicion opozitar me dy lista,” tha shkurtimisht Kryemadhi.Kohët e fundit ka pasur dyshime si si dy partitë kryesore opozitare do të merrnin pjesë në zgjedhjet lokale.Në qarqet e mëdha, LSI dhe PD besohej se do të merrnin pjesë të ndara dhe në ato qarqe të konsideruara të…
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump. Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për parandalimin e Trumpit për inicimin ndonjë sulmi ushtarak ose “qasjen në kodet bërthamore dhe urdhërimin e ndonjë sulmi bërthamor”. “Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalancuara mbi shtetin dhe demokracinë…
Moderatori Arian Çani thotë se ka informacione për çështjet që ka biseduar kryeministri Rama gjatë drekës me kryeministrin grek Mitsotakis ditën e sotme.Sipas tij, Rama ka premtuar në Athinë se do të zgjidhë çështjen e pronave të minotitetit grek në Shqipëri, ndërsa ka siguruar edhe 7 mijë doza të vaksinës si dhuratë nga Greqia. Moderatori tha se ndryshe nga ajo që ishte ëprfolur, Rama nuk ka çuar asnjë mesazh nga Erdogani, ndërkohë që është rënë dakord për ndryshimin e hartës së detit. “Më kanë ardhur të reja nga Athina, ja çfarë ndodhi në Athinë. Nga burime pranë kryeministrisë. E para,…
Kryetari i KQZ-së, Iliria Celibashi ka sqaruar mbrëmjen e sotme debatin nëse do të konsiderohet fushatë dhënia e çelësave të shtëpive të rindërtuara nga tërmeti prej kryetarëve të bashkive dhe kryeministrit për familjet e prekura nga tërmeti. Në emisionin “Java” në TVSH, Celibashi tha se: “Është absurde që ne si KQZ apo Kodi Zgjedhor dhe ligji të ndalojnë kryerjen e funksionit të institucioneve publike që të kryejnë punën e tyre. Nëse puna e kryetarit të bashkisë është të shpërndajë çelësat e banesave, atëherë askush nuk ndalon as atë, as ministrat, as kryeministrin që të kryejnë detyrat e tyre. Është e…
Këto masa janë të përbëra nga yndyra e gjetur jo vetëm në sipërfaqen e lëkurës, por mbi shtresën e muskujve. Nuk janë kancerogjene dhe përgjithësisht janë të padëmshme, siç thuhet nga Klinika Mayo, ato mund të jenë shqetësuese për disa njerëz, të cilët mund të dëshirojnë t’i largojnë ato. Heqja ose reduktimi i tyre kërkon kirurgji,ose injeksione steroidesh, sipas Klinikës Mayo. Por për ata që duan të provojnë mjetet natyrore, ky ilaç i lehtë në shtëpi mund të ndihmojë në reduktimin e tyre. Ashtu si me çdo gjendje mjekësore, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj më parë. Këto masa dhjamore mund…
Rojet elitare Revolucionare të Iranit zbuluan një bazë raketash nëntokësore në një vend të panjohur të Gjirit, raportuan mediat shtetërore iraniane, në një kohë tensioni të shtuar midis Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara. “Baza është një nga disa bazat që strehojnë raketat strategjike të Marinës së Gardës”, citoi për mediat shtetërore kreu i Gardës, gjeneral majori Husein Salami. Shumë kamionë ushtarakë të pajisur me armë u panë të rreshtuara në muret e tuneleve nëntokësore të bazës sekrete. Vitin e kaluar, Irani deklaroi se kishte ndërtuar ‘qytete me raketa’ nëntokësore përgjatë vijës bregdetare të Gjirit, duke paralajmëruar një ‘makth për armiqtë…
Michaela Seidl dhe partnerit i saj Valmir Bytyqit janë bërë prindër të katërnjakëve në Klinikën e Gjinekologjisë në spitalin e Augsburgut. Kjo gjë ndodh një herë në 100 vjet mesatarisht pa terapi të fertilitetit. Të katër djemtë janë në gjendje shumë të shëndetshme dhe të gjithë peshonin 1.300 gramë. Lindja zgjati tre minuta dhe së pari erdhi Leoni pastaj Luis, vazhdoi Aroni dhe në fund Beni. Tani vogëlushët ndodhen në kujdesin intensive dhe ushqehen ende përmes një tubi gastrik, pasi duhej të vinin në jetë me prerje cezariane dy muaj më herët. Ndërkohë prindërit vijnë çdo ditë për të përqafuar…