Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Disa banesa në Lezhë rrezikojnë shembjen”, Rama: Dy herë më shumë reshje se në 2010, por situata më e mirë

12:45 / January 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama ndreu lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Lezhë, ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytja. Rama sërish e shikon situatën me optimizëm, pasi sipas tij “falë punës së madhe të bërë vit pas viti me zhbllokimin e sistemimin e kanaleve kulluese dhe me argjinaturat, dëmet janë dhjetëra e dhjetëra herë më të vogla”.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka kërkuar ndërhyrje nga qeveria për lagjen Varosh në Lezhë pasi rrezikohen disa banesa të shemben nga rrëshqitja e dherave.

Pjerin Ndreu: Janë rrezikuar disa shtëpi, edhe poshtë edhe sipër. Ne kemi bërë evakuimin e disa banorëve, e kemi izoluar si zonë, por nëse vazhdohet me reshjet e shiut mund të ketë probleme. Situata është kjo për momentin, kërkohet ndërhyrje urgjente.

Edi Rama: Kanë ndërtuar pa leje.

Pjerin Ndreu: Pa leje kanë ndërtuar të gjithë se nuk lejohej për ndërtim, por disa nga shtëpitë janë në proces legalizimin. Kjo zonë nuk ka qenë për ndërtim se ka pasur dhe herë të tjera rrëshqitje dherash.

Edi Rama: Me gjithë këto detaje, prapë janë disa familje që rrezikojnë dhe duhet marrë masa.

Më tej Rama është shprehur se situata sot është më mirë se në vitin 2010, edhe pse reshjet janë 2 herë më shumë se në atë kohë.

“Mbrëmë pash të gjitha statistikat dhe reshjet ishin dy herë më shumë se ato të 2010-ës, dhe po të ishin në atë kohë përmbytjet do ishin shumë më shumë. Kur ka një sasi kaq të madhe reshjesh nuk u bën dot asgjë asnjë shtet, jo vetëm ne, por dhe Gjermania, Franca etj. Rëndësi ka se sa shpejt ikën uji, ne 40 familje kemi që do të evakuohen”, tha Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ndryshe nga Serbia, protesta këtu tallava”/ Minxhozi: Askush nuk identifikohet dhe të thotë çfarë kërkesash ka

20:59 / October 26, 2026

Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Jam i hapur për dialog me studentët dhe mësuesit

20:19 / October 26, 2026

Dita e 14-të e protestës, vetëm një grup protestuesish te kryeministria

19:14 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.