Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë Shqipërinë ka shkaktuar shumë probleme, sidomos në veriu, ka ku toka dhe banesa të përmbytura dhe probleme me energjinë elektrike.
Vetë kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër dhe Lezhë, ku inspektoi zonat e përmbytura, ndërsa në veri të vendit ishte edhe Basha.
Situata ka bërë që në faqen në Facebook të Ramës të vërshojnë komentet negative, ndërsa nuk kanë munguar as replikat e këtij të fundit.
Qeveria që thotë se situata sot është më shumë herë më e mirë krahasuar me atë që ndodhte me përmbytjet përpara 2013, ndërsa Lulzim Basha i kërkoi Edi Ramës, që të heqë dorë nga propaganda dhe të marrë masa emergjente.



