Pak ditë më parë Fatjoni akuzoi Melisën se ka kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër konkurrent. Në fillim nga mediat u aludua se bëhet fjalë për Andin. Në rrjet ka qarkulluar dhe një foto e tyre së bashku, teksa janë duke hipur në një makinë. Rreth lajmit në fjalë, ka reaguar së fundmi vetë Melisa. Konkurrentja ka folur ekskluzivisht për “Kryefjala” dhe ka treguar se fotoja është bërë para Top Channel. “Ajo foto eshte bere para Top Channel kur kishim xhirime, une se kisha marre makinen dhe isha pa makine. Gjithesesi ju e dini por une me Andin nuk kam…
Author: tirana
Pas dhunës dhe kaosit që u përfshi kongresi amerikan një ditë më parë, ku mbetën katër viktima dhe disa të plagosur, ka ardhur reagim i fortë i kancelares gjermane, Angela Merkel. Kancelarja ka shprehur tronditjen e saj për këtë situatë të pazakontë dhe i ka bërë thirrje Trump që të pranojë humbjen. Merkel thotë se në demokraci ka fitues dhe humbës, teksa ka shprehur keqardhje që “Trump nuk e ka pranuar akoma humbjen”. “Imazhet më acaruan dhe trishtuan. Në demokraci ka fitues dhe humbës. Me vjen shumë keq që Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Ndjekja e dyshimit për…
Dy të rinj humbën tragjikisht jetën mbrëmjen e së mërkurës në Itali në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Montorio Romano, komunë në provincën e Romës. Viktimat janë dy të rinj të moshës 25 dhe 23 vjeç. Ata janë shqiptari Erik Vuka dhe Dante Cappai. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në zonën e varrezave, në veri të kryeqytetit. Makina që drejtohej nga shqiptari Erik Vuka, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që ishte në dishezë. 25-vjeçari përfundoi në kahun e kundërt të rrugës dhe u përplas me…
Dje pasdite, përpjekjet cinike dhe të forta të Presidentit Trump për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të shkatërruar demokracinë amerikane, përfunduan në mënyrë të parashikueshme në tragjedi dhe terror, ndërsa një turmë e armatosur protestuesish sulmoi Kapitolin e SHBA dhe e pushtoi atë për disa orë. Numërimi ceremonial i votave elektorale (dhe debati për ato vota i impnuar nga republikanët kryengritës) u ndal dhe të dy dhomat e Kongresit, shkuan në pushim kur anëtarët e tmerruar të Kongresit dhe stafet e tyre u detyruan të fshiheshin si nxënës në një skenar të frikshëm me atentatorë. E gjithë…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, e ka kaluar prej disa muajsh koronavirusin, por ajo ka treguar se akoma nuk i ka ardhur nuhatja dhe shija. “Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi. Mirëpo duket se poblemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht se kanë kaluar 5 muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija…
Sot bëhet një vit nga ekzekutimin i Kastriot Reçit me snajper në mes të qytetit të Rrëshenit. Për pasojë në Rrëshen kanë zbaruar forcat e RENEA-s dhe FNSH-së. Mësohet se frika e një incidenti të mundshëm në ceremoninë e përkujtimit, ka bërë që forcat e policisë të hartojnë një plan masash.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjes të mbetura pezull prej kohësh, për shkak të mosfunksionimit të këtij institucioni. Mbledhja e anëtarëve të kësaj Gjykate ishte paralajmëruar më herët. Disa nga çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2010, shembja e Teatrit Kombëtar, ankimi i qeverisë për Presidentin Ilir Meta. Gjykata Kushtetuese eu bë funksionale në fund të vitit 2020, pas thirrjeve dhe presionit të vazhdueshëm të ambasadores amerikane, Yuri Kim, për ngritjen e saj.
45 është numri i rasteve pozitive me Covid-19 të regjustruara në dy ditët e fundit në qarkun e Beratit. Mes të prekurve me koronavirus regjistrohen 3 punonjës të administratës së bashkisë Berat. Infektime janë rishfaqur edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku janë konfirmuar pozitivë 2 efektivë policie dhe një punonjëse e administratës brenda këtij institucioni. Infektiktimet kanë vijuar edhe në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit, edhe pse shkollat vijojnë të jenë të mbyllura. 1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Velabisht dhe 1 nxënës në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat rezultojnë…
Virgjëresha Kjo është një ditë e mirë për të lënë pas gjërat e përditshme që ju bëjnë me dhimbje koke dhe për t’ia lënë vendin fantazisë, ëndrrave dhe ideve. Mos e mendoni si humbje kohe, sepse të gjithë kemi nevojë për të ëndërruar, është fakt. Bëni pak pushim, pa u ndjerë në faj. Shigjetari Kjo është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar gjërave të lëna pezull. Nëse dikush kërkon që ta ndihmoni me punë që nuk ju pëlqen apo nuk bën pjesë në axhendën tuaj, mos u ndjeni të detyruar dhe tregohuni të drejtpërdrejtë me ta.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron janë pritur me ceremoni zyrtare në muzeun Ataturk. Rama bashkë me ministrat që e shoqërojnë kanë vizituar muzeun Ataturk pas ceremonisë zyrtare të pritjes. Kreu i qeverisë ndodhet në Turqi prej dy ditësh. Ditën e djeshme ai zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë Recep Tayp Erdogan.
Aktori i mirënjohur, Viktor Zhusti bëri pak ditë më parë një urim të ndjerë për kolegun e tij, Robert Ndrenikën. Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhusti i drejtohej Ndrenikës si vëlla, ku i shpreh urimet për Vitin e Ri. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Zhusti u shpreh se raporti me Robertin shkon përtej një kolegu, ndërsa tregoi dhe reagimin e këtij të fundit pasi u njoh me fjalët e shkruara kundrejt tij. “T’i pyth syçkat”, ka thënë Roberti. “Raportet me Bertin dhe familjen e tij kanë qenë vërtetë më shumë sesa…
Liverpooli ka shprehur interesim për kapitenin dhe qendërmbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos. Skuadra e Jurgen Kloppit po përballet me mungesa të mëdha në mbrojtje, si pasojë e lëndimeve të shumta në këtë repart, prandaj është në kërkim të përforcimeve. Ramos është i lirë të bisedojë me klube të tjera jashtë Spanjës gjatë këtij muaji, duke qenë se ka hyrë në gjashtë muajt e kontratës me Madridin. Sipas mediave në Spanjë, Ramos nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me madrilenët për shkak të mospajtimeve. Liverpooli është duke synuar ta shfrytëzojë këtë për ta afruar spanjollin, sipas El Chiringuito. Ditë më parë…