Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Ankara, vizitë që e kishte lajmëruar më herët. Rama është pritur nga presidenti turk Erdogan, në Kompleksin Rezidencial. Ata ndër të tjera janë përshëndetur me njëri – tjetrin, me dorë në zemër. Postimi i kryeministrit: Ankara – Ceremonia Zyrtare e Pritjes së Delegacionit shqiptarë në Kompleksin Rezidencial.

Read More

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. “Shumë urgjente që të gjithë qytetarët shqiptarë që të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që ata të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet 4/25. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes 6/5 mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni…

Read More

Bhakti Marga është një tjetër “fe” e re ku po besojnë shqiptarët. Guruja indian, Parama-hamsa Vishe-uanda është babai i ri shpirtëror, i cili ka gjetur jo pak besimtarë në Shqipëri. Ai e quan veten një “udhëheqës plotësisht të ndriçuar”. Nën petkun e yogës dhe mendimit transhdental, ndonëse në vendin tonë nuk e përcakton statusin, në vendet e tjera e ka të deklaruar natyrën fetare: “Ne duhet të bëhemi bijtë dhe bijat e Zotit, kështu ne mund të ngrihemi nga njerëzorja drejt natyrës Hyjnore. Kur ne bëhemi e Vërteta, kur ne bëheni Drita vetë, ne mund të arrijmë Babain; ne mund…

Read More

Ujori- Mënyra unike se si e perceptoni botën ju shndërron në një qenie elitare. Ja dilni të gjeni një zgjidhje për çdo vështirësi të mundshme, me bindjen se ka një rrugëdalje për çdo labirint. Jeni mendjehapur dhe i krijoni vetes mundësinë për t’u përfshirë në përvoja të reja që domosdoshmërisht ju aftësojnë. Virgjëresha- Të përqëndruar te detajet dhe rritja e intelektit tuaj, një e premte që përfshin të qëndruarit në shtëpi dhe të lexuarit një libër është idealja për ju. Kështu, arrini të mësoni më shumë, të thelloheni gjatë në mendime e ide si dhe të udhëtoni nëpër shtigjet e…

Read More

Zbulohet marrëdhënia mes Kristinës dhe Zhanetës para vrasjes, dy motrat ishin rrahur me njëra-tjetrën për tradhtinë ndaj Përparim Ademit Ditën e sotme është zbuluar një detaj tjetër në lidhje me marrëdhënien mes dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Motra e tyre Anxhela Emini ka thënë për NeWs 24 se dy motrat janë konfliktuar fizikisht në momentin që është zbuluar tradhtia ndaj Përparim Ademit. Ajo tha se Kristina nuk ka qenë dakord që Zhaneta të krijojë një marrëdhënie tjetër dhe për këtë arsye është zënë me të. Por më pas ajo ka mbajtur anën e motrës së saj dhe kjo…

Read More

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social për vizitën e tij zyrtare në Turqi. Rama bën me dije se pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje me rëndësi në kuadër të partneritetit strategjik. Postimi i plotë i kryeministrit: Ankara – Në vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit Erdogan, për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik.

Read More

Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një aksident dje në Itali, teksa ishin live në rrjetet sociale. Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim. Nga videoja, e cila është filmuar nga pasagjeri i automjetit, vihet re se në sfond po dëgjohej kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”. Në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidentit. Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, por u ndal nga…

Read More

Dardha, një zonë turistike 20 km në juglindje të Korçës, është mbuluar nga bora mëngjesin e së mërkurës. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se rruga po pastrohet dhe po bëhet shpërndarja e kripës pa ndërprerje. ARRSH thekson se qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor që të çon drejt këtij fshati turistik bëhet pa zinxhir. Sipas ARRSH-së në të gjitha akset e tjera kombëtare nuk ka problem për qarkullim.Por ARRSH, këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Read More

Moti i keq me reshje të dendura shiu, që do të jetë prezent në vend edhe në ditët në vijim. Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje, duke theksuar se këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Me një shënim në facebook, IGJEUM bën me dije se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do…

Read More

Mjeku i njohur infeksionist, njëherazi drejtori i spitalit Covid-3, Arian Harxhi, është infektuar me koronavirus. Bëhet me dije se prej 10 ditësh, Harxhi po kurohet në një spital të specializuar në Turqi. Raportohet se dërgimi i mjekut është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë, fill pas gjendja e tij shëndetësore nisi të rëndohej. Prej Risjellim në vëmendje se Arian Harxhi ka qenë më herët drejtues i departamentit të infeksioneve në QSUT.

Read More

Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën e ujit te bekuar, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë. Kjo ceremoni zhvillohej në afërsi të porti të Durrësit, për që këtë vit është zhvilluar vetëm mesha në ambientet e kishës së Shën Astit dhe Shën Pavlit. Edhe në Gjirokastër u morr i njëjti vendim , ku u mbajt mesha e ujit të bekuar, por nuk u hodh kryqi në lumë për të respektuar masat anti-covid.

Read More

Policia e Spanjës lajmëron se ka arrestuar 6 persona të dyshuar, pasia akuzohen për rritje të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë dhe akuzohen për krime kundër shëndetit publik. Operacioni policor, përveç arrestimit të gjashtë të dyshuarve, me origjinë shqiptare, çoi në shkatërrimin e 2 421 bimëve marihuanë në një gjendje të përparuar të rritjes, me peshë 301 kg, dhe më shumë se nëntë kilogram sytha të përgatitur për shpërndarje. Hetimet filluan përmes një ankese anonime të marrë në portalin e bashkëpunimit qytetar, ku ekzistenca e një depoje në pronën industriale Malloles u bë e ditur se, mund…

Read More