Author: tirana

Tarifat e kontrollit teknik të makinave nuk do të ndryshojnë edhe pas ofrimit të këtij shërbimi nga shteti. Për këtë arsye qeveria miratoi në dhjetor Aktin Normativ që mundëson 3 muaj shtesë për ata drejtues mjetesh që u ka përfunduar afati i kolaudimit në muajt e fundit të vitit të kaluar edhe në 2021. Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe shpjegoi për Monitor se si duhet të veprojnë pronarët e mjeteve të qarkullimit në këtë fazë tranzitore të kalimit të shërbimit nga privati te shteti. “Drejtuesit e mjeteve përfitojnë 3 muaj afat shtesë vlefshmërie kolaudimi falë…

Read More

Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Berat, në Ditën e Ujit të Bekuar. Meta, në një prononcim për mediat, u pyet në lidhje me situatën politike në vend. Kreu i shtetit anashkaloi çështjet ditore të politikës dhe shtoi se Shqipëria ka besimin e lirë, e si liria, edhe ëndrra europiane ndër shqiptarët nuk humbet. “Duhet të forcojmë besimin në Zot. Duhet të kalojmë sfidat e vështira. Është rast i shkëlqyer që të urojmë 2021 për të gjithë qytetarët në Berat dhe kudo në Shqipëri. Të bekuar qofshin qytetarët shqiptarë. Jemi në një vend të shenjtë dhe kjo kishë…

Read More

Ndërkohë që ka nisur fushata e vaksinimit për koronavirusin thuajse në të gjithë botën, shumë shtete po hasin vështirësi për të siguruar dozat e nevojshme, por edhe për të kryer këtë operacion gjigant të imunizimit të popullsisë, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid-19. Por, një shembull i mirë sesi realizohet vaksinimi masiv i popullatës vjen nga arkivat amerikane, saktësisht nga Nju-Jorku i vitit 1947, ku më shumë se 6 milionë persona u vaksinuan praktikisht “brenda natës”, duke frenuar përhapjen e një tjetër epidemie, shumë më vdekjeprurëse sesa ajo e Covid-19. Në shkurt të atij viti, virusi i lisë mbërriti…

Read More

Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua,qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të…

Read More

Nga Mathew J.Burrows & Robert A.Manning/ 2020-a nuk u quajt më kot “viti ferrit”. Pandemia, ngjarja katastrofike që parashikohet si një mundësi, por asnjëherë me saktësi kohore, erdhi këtë vit në një situatë globale të përkeqësuar nga thellimi i ndarjeve politike dhe tribalizmit. Institucionet ndërkombëtare vazhduan të copëzoheshin, me SHBA-në që u tërhoq nga OBSH pikërisht në mesin e pandemisë. Por edhe në humnerë pati rreze shprese. Demokracia dominoi në zgjedhjet presidenciale amerikane, edhe pse sistemi politik atje mbetet i polarizuar dhe jofunksional. Ndërkohë shkencëtarët të ndihmuar nga një inovacion spektakolar, krijuan me një shpejtësi mahnitëse vaksinuar kundër Covid-19. Është…

Read More

Djali i Përparim Ademit (Telës), 59-vjeçarit që vrau dy motrat në Astir, ka nxjerrë mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur në telefon. Kristo Tela është shprehur për Top Channel se është kërcënuar nga Bashkim Metani (vëllai i motrave të vrara), i cili sipas tij është betuar për hakmarrje. “Është kërcënuar motra që është shurdh-memece, atë e kanë falur ndoshta se u ka ardhur keq, por mua jo, jam shumë i bindur që do marrin gjak te unë. Sipas mesazheve të Bashkim Metanit ka thënë që: ‘do villni gjakun e motrave të mia që kanë vdekur’. Kërkoj nga shteti vetëm mbrojtje…

Read More

Një qytetar shkon te fallxhore Dhurata në Golem me shpresën që do të mund ta largojë vjehrrën nga shtëpia, duke pretenduar se ajo e provokon dhe e vë në siklet. Nëpërmjet kamerës së fshehtë, Stop sjell edhe zgjidhjen që fallxhorja i jep qytetarit, ku i jep disa doza sheqer për t’ia hedh në kafe vjehrrës në mënyrë që të bëhet dhe largimi i saj nga banesa. Qytetari-Si kalove? Fallxhorja-Si kalove ti? Hajde. Qytetari-Jam çik në siklet tani e kupton, po erdha se halli të detyron tani s’ke ç’i bën. Fallxhorja-Ça problemi kishe ti? Qytetari-Unë kam vjehrrën edhe dua ta heq…

Read More

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka në plan të emërojë dy diplomate me përvojë Wendy Sherman dhe Victoria Nuland si zyrtaret nr. 2 dhe nr. 3 në Departamentin e Shtetit, thanë dy burime që kishin dijeni për këtë çështje. Zonja Sherman, një nga negociatoret kryesore të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, që Presidenti Donald Trump e braktisi, do të emërohet zv/sekretare e shtetit, thanë burimet, duke konfirmuar një njoftim që u shfaq për herë të parë në gazetën Politico. Victoria Nuland, e cila ka shërbyer si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore në NATO dhe zëdhënëse e…

Read More

Pesë asteroidë do të fluturojnë afër Tokës nesër. Kështu tregon Qendra për Studime të Objekteve të Tokës së Afërt (CNEOS) e NASA-s. Dy nga trupat qiellorë janë mjaft të vegjël, ndërsa të tjerët me diametër mbi 100 metra. Ndërsa 2 prej trupave qiellorë me një maksimum prej 27 metrash ( 2021 AJ ) dhe 57 metrash (2018 KP1) nuk janë shumë të mëdhenj, 3 të tjerët janë të mëdhenj. Sipas NASA, AC mund të jetë i gjatë deri në 100 metra, dhe CO247 mund të jetë 470 metra. Kurse asteroidi 332446 (2008 AF4) mund të jetë edhe 680 metra. Një…

Read More

Analisti Andi Bushati njihet si kritik i kryeministrit Edi Rama, por sot në Open tha se për disa gjëra është dakord me kreun e qeverisë. ‘Unë jam kritik i madh i Ramës ju e dini, por jam me Edi Ramën, në pikën kur i del një kaubojs rrugës, dhe nuk ndryshon politikën e Shqipërisë për Palestinën, dhe thotë jo, tradita e shtetit shqiptar është kjo. Jam gjithashtu me Edi Ramën kur i kërkon për hallin e vet më të madh shteti më i fortë i botës të fusi këtu armët kimike, dhe ai nuk pranon dhe nuk paguan as koston…

Read More

Mbrëmjen e sotme hyjnë në fuqi ndryshimet e reja sa i përket orës policore. Qytetarëve do iu duhet të futen nëpër banesat e tyre në orën 22:00 dhe jo më në orarin e detyrueshëm përgjatë 20:30 që ishte vendosur në kuadër të festave të fundvitit. Gjithashtu edhe baret dhe restorantet do duhet të mbyllen pas orës 22:00. VENDIMI I KOMITETIT TE EKSPERTEVE DATE 21 DHJETOR 2020 – Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që…

Read More

Jo çdo nënë rreth të 40-ave ndihet rehat kur vesh një minifund apo gjysmë bluzë. Por nuk është ky rasti i Claire Barratt. Trupi i palestruar nuk i tregon moshën dhe fansat e saj në TikTok e adhurojnë. Ajo është nënë e 21-vjeçarit Tom, 16-vjeçarit Bailey, 15-vjeçares Amelia dhe 15 muajshit Carter. Gjithashtu është njerka e Ellie, 16 vjeç dhe Charlotte 14 vjeçe. Edhe pse aplikacioni i famshëm përdoret kryesisht nga adoleshentët, nëna e gjashtë fëmijëve nuk denjon të mburret me lukun e saj dhe videot kryesisht vënë në dukje “si pritet një nënë 41 vjeçare të sillet VS si…

Read More