Zv/kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe i është drejtuar me një thirrje të gjithë fermerëve këtë vit të ri për t’u pajisur me NIPT. Zyrtarisht tashmë nga 2021 për fermerët nafta do jetë pa akcizë, taksë qarkullimi e karboni. Braçe kërkon nga fermerët të regjistrohen dhe pajisen me NIPT që të mund të përfitojnë, pasi ndryshe nuk munden. Po ashtu Braçe thotë se nga ky ligj i ri përfitojnë edhe ata që kanë sera për pjesën e punimit të tokës. View this post on Instagram A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)
Author: tirana
Bashkëshortja ime, Claudia dhe unë kemi qenë të mbyllur praktikisht për një vit në shtëpi, deklaroi duke qeshur kantautori dhe këngëtari i adhuruar italian, Adriano Celentano në programin ”Domanica In”. ”A do ta bëni vaksinën antiCovid-19”, e pyeti drejtuesja e emisionit, Mara Venier. ”Unë kurrë nuk kam bërë vaksina, por jam dakord ta bëj tani”, shtoi Celentano.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të fillojë një periudhë që do të mbështesë projekte të reja, të cilat do të favorizojnë të gjithë ata që dëshirjnë të rikthehet në lojë. Deri në pranverën e ardhshme do të ketë shumë mundësi për t’u shfrytëzuar. Në veçanti, dy javët e para të shkurtit do të keni më shumë zgjedhje. Në dashuri, megjithatë, ato do të jenë ditë verifikimi. Demi Nesër mund të pushtoheni nga…
Xhemi Shehu dhe Isli Islami kanë treguar se kanë një raport shumë të ngushtë si dy miq të mirë. Para pak kohësh ata zbuluan se janë njohur bashkë në sallat e auditorëve dhe miqësinë e tyre e kanë ruajtur që prej asaj kohe. Këtë gjë Isli na e ka dëshmuar edhe përmes disa fotove shumë të vjetra, me të cilat ka zgjedhur të urojë Xhemin ditën e sotme për ditëlindje. Ai ka postuar në Instagram disa imazhe që duhet të jenë realizuar më shumë se 10 vite më parë. Moderatori ka publikuar një sërë fotosh, në të cilat Xhemi shfaqet…
Dashi Hëna do sjelle forcë, ambicie dhe kurajë gjatë kësaj jave. Do jeni më realiste ju që jeni në një lidhje dhe do i zgjidhni edhe disa probleme që keni pasur. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi që e ka tashme një lidhje dhe do mundoheni ta ndani atë pa u menduar gjatë. Kujdes sepse do i hapni telashe vetes. Financat nuk duhet t’i lini pas dore sepse situata mund të marrë tatëpjetën dhe zor se mund të përmirësohet shpejt. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer. Do filloni projekte të reja nga të cilat do merrni përfitime të shumta.…
Pjesa më e madhe e Evropës javën e parë të vitit 2021 do të jetë me shi, temperatura të ulëta dhe dëborë. Pjesa më e madhe e Evropës u pushtua nga moti dimëror gjatë fundjavës. Reshje dëbore kanë rënë në të gjithë pjesën veriore të Spanjës. Edhe në Gjermani skiatorët e kishin të vështirë t’i rezistonin dëborës. Turmat e vizitorëve nxituan në një vendpushim malor pranë Frankfurtit pavarësisht kufizimeve nga COVID. Ndërkohë që një pjesë e madhe e shteteve në brigjet e Adriatikut pritet të kenë reshje të shumta gjatë kësaj jave, të cilat mund të kenë përmbytje.
Bosët e një televizioni në Rusi do ta pësojnë keq pasi Vladimir Putit iu ‘pre’ koka gjatë transmetimit të mesazhit të Presidentit për Vitin e Ri. Stacioni me qendër në Kaliningrad fajësoi një ‘defekt teknik’ për skandalin e turpshëm. Vetëm gjysma e poshtme e kokës së Putinit ishte e dukshme ndërsa ai dha mesazhin e tij më të gjatë të Vitit të Ri nga Kremlini. Urimi i presidentit transmetohet tradicionalisht disa minuta para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë Redaktorët në Kaskad TV e kuptuan gabimin dhe ndërprenë transmetimin si në televizion ashtu edhe në internet, duke…
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin. Më poshtë i gjeni të gjitha këto arsye të listuara bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit. Lodhje e tepërt Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të…
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur Kombinat. Një mjet, tip ‘Mercedez Benz’ me targa AA 779 HE ka goditur nga pas mjetin, tip ‘Range Rover’, me targa AA 444 VC. Si pasojë e goditjes së fuqishme kanë mbetur të plagosur dy shtetas, shoferi dhe pasagjeri i mjetit tip ‘Benz’, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë shumë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.…
Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në “Astir”. Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, Anxhelo ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i dyfishtë. Anxhelo tregoi se fillimisht Përparimi ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen. Në pas tregon pamje nga shtëpia, ku tregon flokët e mamasë së tij. “Janë flokët e…
Një variant i ri i COVID-19 është paraqitur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 në Afrikën e Jugut. Ky variant po vlerësohet të jetë edhe më i rrezikshëm se ai i shfaqur në Britaninë e Madhe si dhe më shpejtë i transmetueshëm. Kështu ka thënë për Radio BBC sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock të hënën. “Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën me variantin e ri në Afrikën e Jugut, dhe për këtë shkak ne ndërmorëm aksionin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga atje”, tha ai. Përndryshe, në lidhje me rastet e njohura të varianteve të COVID-19, të Afrikës…
Astrologia Esmeralda Petrela zbuloi mëngjesin e sotëm 5 shenjat më me fat për vitin 2021. Shenja që sipas saj do të ketë më shumë fat për këtë vit është ajo e Bricjapit. “Për mendimin tim shenja e Bricjapit do të ketë më shumë fat këtë vit. Ujori do ketë super ndryshime të mëdha të jetës, gjithashtu Binjakët dhe Peshorja do kenë ndryshime të mëdha. Edhe shenja e Virgjëreshës do ketë fat gjatë këtij viti”, bëri të ditur ajo.