Author: tirana

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku inspektoi punimet për disa projekte të nisura në qytet, një prej të cilëve, është ai përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillimim (KFW). Gjatë bisedës me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, kryeministri Rama thumboi ish kryeministrin Sali Berisha. Rama kërkoi që të rehabilitohej fasada e tunelit në Ujë të Ftohtë, për të cilin tha se ngjan si një “banjo publike”. “Tani edhe këtë këtu duhet ta ribëjmë, këtë e bëri Saliu dhuratë për Vlorën, qe duket si hyrja me një banjo publike…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh, me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar. Mes të tjerash, gjimnazistët i shtruan si problem kreut të opozitës edhe nivelin e shkollave profesionale. Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit. Për këtë kryetari i PD tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi. Arba Zekthi: Shkollat profesionale kanë dështuar vitet e fundit dhe e shikojmë që nuk përbëjnë tërheqje për nxënësit për arsye se ka nivel shumë të dobët të mësimdhënies dhe…

Read More

Ka ndërruar jetë aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”. Ajo humbi jetën në moshën 65-vjeçare. Aktorja amerikane nuk ishte ndjerë mirë në mbrëmjen e Krishtlindjeve, pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj, raporton “TMZ” Më pas ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën më 3 janar.

Read More

Projektligji i parë që do të kalojë për vitin 2021 në parlamentin grek ka pë bëjë me zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Me një lëvizje simbolike më shumë kuptime kërkon të fillojë vitin 2021 Athina zyrtare duke sjellë në parlament për të diskutuar dhe miratuar si projektligj të parë për këtë vit, atë të zgjerimit nga 6 deri në 12 milje të ujërave detare në detin Jon. Lajmin e publikon gazeta “To Vima” e cila duke ju referuar burimeve qeveritare thekson se projektligji në fjalë është një mesazh i qartë dhe i fuqishëm ndaj Ankarasë. Ajo që ende…

Read More

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Elbasan-Bradashesh. 26-vjeçari Klevis Deda ndërroi jetë bashkë pasi mjeti që drejton bashkëshortja e tij u përplas me një minibus me pasagjerë, 5 prej të cilëve mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Klevisi, vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinë pasi e kishte lënë që ta drejtonte bashkëshortja e tij, Rexhina Deda. Si pasojë e përplasjes me minibusin, të dy mbetën të lënduar rëndë. Rexhina është në gjendje kome, ndërsa bashkëshorti i saj ndërroi jetë në spital pak orë pas aksidentit. Çifti Deda janë prindër…

Read More

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin e Vlorës ku po inspekton nga afër projektet që po realizohen në këtë zonën nën drejtimin e qeverisë së tij. Teksa jep detajet mbi zonën e Lumgomares, e cila tashmë po merr trajtë, Rama shkruan se kjo do të jetë një hapësirë publike me 5 yje dhe me standarte europiane. “Vlorë – Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se gjatë natës në juglindje të vendit ka pasur reshje me intensitet të ulët.  Autoritetet theksojnë se ka vijuar puna për mirëmbajtjen e akseve rrugore Korçë-Voskopojë dhe Boboshticë-Dardhë. Po ashtu raportohet se qarkullimi vijon normalisht dhe pa zinxhirë. ARRSH bën apel që drejtuesit të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Read More

Detaje të reja kanë dalë në drita nga zhdukja e mistershme e 2 vajzave në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Familjarët dhe Policia nuk kanë asnjë gjurmë ende nga dy vajzat, të cilat kishin thënë në familjet respektive se do të shkonin te shtëpia e njëra tjetrës për të festuar vitin e ri. Burime bëjnë me dije se vajzat kanë marrë me vete kartat e identitetit dhe një sasi parash, e cila nuk dihet ende saktësisht. Mësohet se janë njoftuar të gjitha drejtoritë rajonale ku janë dërguar të dhënat e vajzave, emrat, përshkrimet fizike dhe…

Read More

Një video amatore e regjistruar me celular nga një qytetar po bën xhiron e rrjteve sociale. Patrulla e Policisë ndalon dy të rinj pa maska dhe u vendos gjobë, më saktë njërit prej tyre sepse tjetrin polici i patrullës “e fal”. Në videon e regjistruar nga vetë të rinjtë, ata i kërkojnë policit që të mos i gjobisë pasi rrinë në një shtëpi, ndërsa ai ua kthen duke u thënë se aksush nuk ka paguar gjobën deri tani. BISEDA – VIDEO: Polici: Po fal këtë tjetrin… I riu: O shef, po hallexhinj jemi ne. S’jemi as në kurbet as… Polici:…

Read More

Blendi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR i ka qetësuar të gjithë ata që u ka kaluar afati i kolaudimit, duke sqaruar se me një vendim të këshillit të ministrave, është shtyrë afati me 3 muaj. Gonxhe sqaron se qytetarët duhet të paguajnë vetëm taksat vjetore, pasi kolaudimin do të mund që ta bëjnë më pas, brenda tre muajve nga data kur iu ka skaduar. “Shërbimi i kolaudimit është mbyllur, nuk ka si punon rezervimi kur s’ka shërbim. Çdo njoftim do jepet online. Qytetarët nuk kanë pse të merakosen sepse ka dalë vkm që u jep të tërëve +3 muaj shtesë vlefshmërie…

Read More

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës. Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende, raporton BW. 30-vjeçari Rilian Lala u arratis nga Komisariati Nr. 1 mëngjesin e sotëm, pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir“, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë. Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara. Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

Read More