Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në qytetin e Vlorës ku po inspekton nga afër projektet që po realizohen në këtë zonën nën drejtimin e qeverisë së tij.
Teksa jep detajet mbi zonën e Lumgomares, e cila tashmë po merr trajtë, Rama shkruan se kjo do të jetë një hapësirë publike me 5 yje dhe me standarte europiane.
“Vlorë – Po merr formë Lungomare+ me 1 kilometër plazh të kombinuar urban dhe natyral, pishinën olimpike e pishinën e fëmijëve, parkingun nëntokësore, shëtitoren e pishave, si edhe njësitë e reja të shërbimit për pushuesit në standardet e një hapësire publike turistike me 5 yje
#VLORAqëDUAM”, shkruan kryeministri Rama.
