Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ju ka kaluar afati i kolaudimit? Gonxhe bën lajmërimin e rëndësishëm dhe zbulon vendimin e fundit të qeverisë

11:20 / January 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makine të përdorur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR i ka qetësuar të gjithë ata që u ka kaluar afati i kolaudimit, duke sqaruar se me një vendim të këshillit të ministrave, është shtyrë afati me 3 muaj.

Gonxhe sqaron se qytetarët duhet të paguajnë vetëm taksat vjetore, pasi kolaudimin do të mund që ta bëjnë më pas, brenda tre muajve nga data kur iu ka skaduar.

“Shërbimi i kolaudimit është mbyllur, nuk ka si punon rezervimi kur s’ka shërbim. Çdo njoftim do jepet online. Qytetarët nuk kanë pse të merakosen sepse ka dalë vkm që u jep të tërëve +3 muaj shtesë vlefshmërie të certifikatave që kanë të 2020-ës. Ata paguajnë vetëm taksat vjetore dhe kolaudimin do e bëjnë me pas”, sqaron Gonxhe.

Gonxhe shton më tej se nevojitet një rikonstruksion i disa prej qendrave të kontrollit, pasi sipas tij gjendja në të cilën i ka lënë koncensionari është e rëndë.

“Së pari, me këtë VKM çdo certifikate aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Kjo bëhet për dy arsye, 1. U kthejme përdoruesve të mjeteve këtë kohë meqënëse gjatë 2020-es pati bllokime qarkullimi, 2. i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në kodin rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament këto javë të janarit.

Ndërkohë për ato mjete që targohen rishtazi në 2021-shin, nga nesër të tëra drejtoritë rajonale të DPSHTRR do të kenë udhëzimet e duhura për ti pajisur me vërtetime që njihen edhe nga policia për ta kryer kolaudimin sapo të rihapet shërbimi. DPSHTRR – MIE po punojnë për të tëra masat e ndërhyrjet e duhura për rihapjen e shërbimit të kolaudimit sa më parë të jetë e mundur.

Gjendja e shume qendrave të kontrolit, që u morën në dorëzim është shumë e rëndë, dhe në pamundësi që të kryenim ndërhyrje përpara datës 31.12.2020 është e domosdoshme koha për të normalizuar gjendjen si edhe për hapat ligjore me koncesionarin për çdo observacion e detyrim kontraktual, por DPSHTRR s’mund të vijonte dot shërbimin në atë gjendje, ndaj po merren tërëhapat për mbrojtjen e interesit publik, sigurinë, tranzicionin ligjor dhe ofrimin e një sherbimi më të mirë! Me anen informatike kemi punuar paraprakisht por me anën fizike kjo qe e pamundur, ndaj duhet kohë’, ka përfunduar Gonxhe për Fax News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.