Author: tirana

Një vit më parë, një pandemi globale ishte në ekranin e “radarëve” të parashikuesve të “Financial Times” apo dikujt tjetër. Por pandemia dëshmoi tragjikisht të ishte ngjarja përcaktuese e vitit 2020, dhe që me siguri do të dominojë edhe vitin 2021. Analistët e gazetës janë përpjekur t’i japin përgjigje pikëpyetjeve kryesore mbi atë që pritet apo mund të ndodhë përgjatë vitit që po vjen. A do t’i japë OBSH fund emergjencës së shëndetit publik për shkak të Covid-19? Jo. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti Covid-19 një Emergjencë të Shëndetit Publik me Përmasa Ndërkombëtare, pra niveli më i lartë i…

Read More

Ndryshimet e reja në qeveri, ku Olta Xhaçka u dekretua nga Presidenti Ilir Meta si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, sjellin mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit sot në orën 17:00. Mbledhja është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, i cili i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i kërkuar që të mbledhë ligjvënësit në një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim shqyrtimin e dekreteve të shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës. Kuvendi i Shqipërisë e…

Read More

Ka ndërruar jetë 19 vjeçarja, Nazlie Sherifi e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Spitalore të Prishtinës. Nazlie Sherifi nga Mitrovica pati pak shpresë pasi i riu nga komuna e Deçanit, Valmir Aliçkaj deklaroi hapur se do t’i dhurojë veshkën asaj. Pas njoftimin për vdekjen e Nalizes, Aliçkaj është shprehur shumë i dëshpëruar. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka biseduar me të riun, Aliçkaj. Postimi i plotë: Para pak minutash ndërroj jetë vajza qe bashkëvendasi ynë Valmir Aliçikaj, i shtyer nga humaniteti për te shpetuar një vajzë 19 vjeçare doli vullnetar të ja dhuroj veshken. E takova…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një njoftim lidhur me rimbursimin e trajtimit për koronavirusin në banesë. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se rimbursimi mund të merret më thjeshtë përmes aplikimit në e-Albania. “MIRËMËNGJES  me rinjoftimin se përmes aplikimit në E-albania mund të merret krejt kollaj paketa 100% e rimbursueshme për trajtimin ambulator anti-Covid19 në banesë ”, shkruan Rama.

Read More

Në Britani nis sot vaksinimi me vaksinën kundër Covid-19 nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Kështu Britania është vendi i parë në botë që nis përdorimin e kësaj vaksine. Gjashtë spitale në Angli do të sigurojnë dozat e para, ndërsa rreth 530,000 janë aktualisht në dispozicion në Britani. Fushata e vaksinimit do të shtrihet në qendrat e tjera të vaksinimit në ditët në vijim, ndërsa qeveria shpreson të jetë në gjendje të japë dhjetëra miliona doza brenda pak muajsh. “Është një pikë kthese në luftën tonë kundër këtij virusi të tmerrshëm dhe shpresoj se ofron shpresë të re për të…

Read More

Nga Beatriz Miranda Cortes/ Në një reflektim të mrekullueshëm mbi botën post-moderne dhe gjendjen individuale njerëzore, filozofi Zigmunt Bauman citon shembullin e një të riu që aspironte të kishte 500 miq në Facebook. Bauman vërente se në moshën 86–vjeçare, ai nuk kishte gjetur shumë miq. Por sugjeronte që fjala ‘mik’ ka gjasa të ketë kuptime të ndryshme për të dhe për përdoruesin e ri të Facebook-ut. Bauman dëshironte lidhje autentike njerëzore, në një komunitet të gjallë. Komuniteti në internet, shkruan ai, varet për ekzistencën e tij nga dy gjeste:lidhja dhe shkëputja. Dhe që të dyja janë thjesht çështje e klikimit…

Read More

Pas ftohjes të papritur të dyshes Melisa-Fatjon, edhe pse dukej se po shkonin drejt lidhjes, dy konkurrentët u ulën përballë njëri-tjetrit në Përputhen Prime për të diskutuar. Fatjoni: Më pëlqen shumë mënyra si shtiresh Melisa: Më trego çfarë ka akemuluar që të kam bërë unë ty Fatjoni: Ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë Melisa: Po pse do të justifikohem ty unë? Je msuar të zbusësh delet ti me puthje, me mua s’ke shance. Fatjoni: Nëse je burrneshë ti e pranon vetë se çfarë ke bërë, je e shtirur. Ti mund të thuash atë që folëm ne në…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një intervistë që ka dhënë së fundmi për mediat serbe ka treguar se se ai para një viti është përgjëgjuar. Ai ëhstë shprehur se nuk i di me saktësi emrat sakaq shton se e di shumë mirë se kush mund të fshihet pas tyre. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij, bisedat e tij të regjistruara. “Unë nuk i di direkt emrat e njerëzve që më përgjuan. Por, po mendoj se e di kush qëndron pas saj. Unë nuk jam nga ata njerëz që do të jenë të apasionuar pas…

Read More

Studimet tregojnë se disa ushqime mund të luftojnë inflamacionin. 1. Peshk i yndyrshëm: Peshqit e yndyrshëm janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3. Jo të gjithë peshqit përmbajnë acide yndyrore, ndaj më së shumti këshillohet salmon, sardele, harengë dhe skrumbi. Trupi metabolizon këto acide yndyrore në përbërje të quajtura rezolina dhe protektin, të cilat kanë efekte anti-inflamatore. 2. Brokoli: Brokoli është jashtëzakonisht ushqyes. Hulumtimet kanë treguar se ngrënia e shumë perimeve (lulelakër, brokoli, kale) shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Kjo mund të ketë lidhje me efektet anti-inflamatore të antioksidantëve…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgjik. Në aksident janë përfshirë një mjet tip fugon dhe një makinë e vogël. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se është plagosur dhe drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që…

Read More

Vitamina C shërben si mburojë ndaj shumë patologjive dhe është një element ndihmës kundër gripit dhe rrufës. Disa nga perimet dhe frutat te të cilat gjendet me shumicë, janë: spinaqi, specat, portokalli dhe limoni. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se kjo vitaminë është një antioksidues natyral shumë i fuqishëm, i cili parandalon plakjen e qelizave si dhe mbron organizmin nga shumë patologji. Vitamina C stimulon imunitetin: Vitamina C stimulon mbrojtjen e sistemit imunitar nga shumë sëmundje, që nga rrufa dhe i ftohti e deri te tumoret ose atakët kardiakë. Falë aftësive që ka në aktivizimin e funksionit të limfociteve, qelizat përgjegjëse…

Read More