Një vit më parë, një pandemi globale ishte në ekranin e “radarëve” të parashikuesve të “Financial Times” apo dikujt tjetër. Por pandemia dëshmoi tragjikisht të ishte ngjarja përcaktuese e vitit 2020, dhe që me siguri do të dominojë edhe vitin 2021. Analistët e gazetës janë përpjekur t’i japin përgjigje pikëpyetjeve kryesore mbi atë që pritet apo mund të ndodhë përgjatë vitit që po vjen.
A do t’i japë OBSH fund emergjencës së shëndetit publik për shkak të Covid-19?
Jo. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti Covid-19 një Emergjencë të Shëndetit Publik me Përmasa Ndërkombëtare, pra niveli më i lartë i alarmit që më 30 janar kur kishte më pak se 100 raste dhe asnjë të vdekur jashtë Kinës. Do të ishte një triumf i jashtëzakonshëm për shkencën, mjekësinë dhe politikën globale nëse pandemia do të shpallej e përfunduar para fundit të vitit 2021.
