Author: tirana

Shtatë viktima nga COVID-19 janë shënuar të mërkurën në Kosovë.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor për situatën epidemiologjike thotë se të vdekurit janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (87, 58 vjeç), Deçan 1 (65 vjeç), Ferizaj 1 (63 vjeç), Malishevë 1 (74 vjeç), Obiliq 1 (76 vjeç) dhe Vushtrri 1 (73 vjeç). Sipas raportit, nga 1.181 mostra të testuara janë regjistruar edhe 234 raste të reja me koronavirus. Sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri e kanë mposhtur edhe 564 pacientë ndërsa raste aktive janë 8.825. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur…

Read More

Shumica e civilizimeve aliene, që kanë shkelur ndonjëherë galaktikën tonë, ndoshta tani e kanë“vrarë veten”. Në këtë përfundim mbërriti një studimi i ri, botuar më 14 dhjetor në bazën e të dhënave “ArXiv”, që përdori astronominë moderne dhe modelimin statistikor për të modeluar shfaqjen dhe vdekjen e jetës inteligjente në kohë dhe hapësirë ​​nëpër Rrugën e Qumështit. Rezultatet përputhen me një ekuacioni të famshëm që shkrimtari mbi Inteligjencën Jashtëtokësore Frenk Drejk shkroi në vitin 1961. Ekuacioni Drejk, i popullarizuar nga fizikanti i shquar Karl Sagan në mini-seritë e tij “Cosmos”, mbështetej tek një numër variablash misterioze, si përhapja e planetëve…

Read More

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u rikthye historia e 61-vjeçares Lirie Kodra. Ajo u përball me djalin e saj. Ardiani, djali i Liri Kodrës: Që nga momenti që kam ndjekur emisionet e shfaqur kam pasur shumë shqetësime. Të gjitha ato çfarë ka thënë mamaja ime janë të gjitha gënjeshtra. Është e vërtetë që ajo jetonte në një dhomë brenda shtëpisë. Aty mamaja ime futi një nga Korça dhe babai im nuk e pranoi por e dhunoi dhe mamanë. Unë kam jetuar me babain i cili qëndroi i paralizuar, ai nuk kishte mundësi të punonte por rregullonte radio…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin “Jeta pa filtër” Topalli kujton momente tmerri, me kallash mbi kokë në fushatë elektorale dhe e vetmja gjë që i shkoi ndër mend ishte vetëm të dëgjonte zërin e djalit të saj, atëherë vetëm 3 vjeç. Ajo më tej shprehet edhe për situata kur përplasjet brenda opozitës kanë qenë nën një presion të fortë, deri kur vendosi të largohet nga Partia Demokratike si edhe flet për ditët e para që ka hyrë në këtë formacion politik. Bashkë me…

Read More

Puntatën e djeshme të ‘Përputhen’ u bënë pjesë edhe mamatë e dy prej vajzave konkurrente, Sindit dhe Melisës. Pas debateve të rënda që kanë ndodhur në studio mes vajzave, e ëma e Sindit i kërkon falje të ëmës së Melisës, por kjo gjë nuk ka mjaftuar për këtë të fundit! Sindi ka deklaruar në hyrjen e saj në emision se nuk ka pasur marrëdhënie me meshkujt, e në “Për’Puthen” vjen për të përjetuar për herë të parë këto emocione. Ndërkohë, kjo deklaratë shpesh është pasur me deklarata të tjera nga konkurrentët, të cilët kanë vendosur gjithnjë në pah, temën e…

Read More

Tërmeti që goditi dje Kroacinë la pas dëme të shumta jo vetëm materiale, por pati edhe 5 humbje jete. Shtëpitë u shkatërruan, duke lënë vetëm grumbuj tullash. Jeta e tyre e mëparshme tashmë ka ndryshuar. Shumë nga familjet kroate e kaluan natën në natyrë dhe pa një çati mbi kokë. Në televizion kroat filmoi një skenë të trishtueshme në një fshat. Në mesin e njerëzve që kaluan natën jashtë, ishte edhe një qen që qëndronte i shtrirë mbi një grumbull tullash. Gjatë transmetimit ata thanë se ai po ruante shtëpinë e tij të dikurshme. Pronari i qenit është Tomislav Suknai?,…

Read More

Aktorja Rudina Dembacaj njihet gjithmonë për përgjigjet e saja të drejtpërdrejta dhe që nuk ngurron t’iu përgjigjet mini-intervistave nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale Kështu ka vepruar edhe me pyetjet e fundit në ‘Instagram’, nga kureshtja se si e thërret Viktoria Markun, biseda e fundit me të në ‘whatsapp’, biseda me vajzën e tij, Ertën e deri tek ata ndjekës që shfryjnë dëshirat seksuale. Rudina jo vetëm që ndau bisedën e fundit me Markun, por i zbuloi të gjithëve se fjalët e ëmbla nuk mungojnë asnjëherë në komunikimin e tyre. Ndërsa kur bëhet fjalë për bisedën e saj me…

Read More

Thjerrëzat simbolizojnë begatinë dhe pasurinë ndaj dhe në shumë kultura të ndryshme në mbarë botën, amvisat kujdesen që në ditët e para të vitit të ri të përgatisin një supë me përbërësin kryesor thjerrëzat. E ngrohtë, e shijshme, kjo është një pjatë fantastike, e cila falë ushqyesve që ka plotëson në mënyrë perfekte normën ditore të organizmit për fibra, hekur dhe proteina. Thjerrëzat janë një burim i shëndetshëm karbohidratesh, një ushqyes makro të cilin organizmi e transformon në glukozë dhe më pas në energji. Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kësaj supe të thjeshtë dhe të shijshme, e…

Read More

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë shkuar sot për inspektim në një shkollë tjetër që po ndërtohet në vendin tonë, në Derven të Krujës. Teksa ka parë palestrën e shkollës “Kastrioti” në Derven të Krujës, Rama nuk ka harruar të japë edhe një ide për dritaret. “Dritaret e palestrës mirë është t’i vendosim me rrjetë se pastaj thyen dhe pastaj fillon storia”, tha Rama. Ndërsa Ahmetaj, i pavëmendshëm teksa kanë zbritur shkallët, është përplasur me një dërrasë. “Derven, Krujë – Duke ndjekur vijimin e punimeve në shkollën dhe kopshtin “Kastrioti” që po bëhet gati,…

Read More

Gazetari i njohur shqiptar, Andi Vrapi, që është edhe një ndër gazetarët më thumbues por edhe ndër të preferuarit e personazheve VIP. Vrapi ka qenë pjesë e televizionit në Top Channel, por kohët e fundit është larguar në një tjetër TV shqiptar. Andi ishte një ndër të ftuarit e fundit në emisionin ABC e mëngjesit ku kritikuar dhe gjykuar VIP-at dhe emisionet shqiptare. E teksa po përshkruante VIP-at mëndjengushtë shqiptarë duke i këshilluar që të jenë më të hapur Andi u shpreh: “Mua Olsa Muhameti më ka hequr nga Instagrami vetëm se kam filluar të komentoj “Përputhen”. Shumica e njerëzve…

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas vendimit të QSUT për të ndërprerë punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me argumentin se ka shkelur kodin etik të punonjësit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryemadhi thekson se mjeku Allkja është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. “Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto…

Read More

Demokrati Bardh Spahia ka reaguar pas shkarkimit të mjekut të Urgjencës, Ilir Allkja nga detyra. Ai e cilëson vendimin politik dhe akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Rama për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë. “Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik”,- tha Spahia. Sipas tij, Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë dinjitetin e nëpërkëmbur nga pushteti. STATUSI I PLOTË Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor. Mjeku i urgjencës Ilir…

Read More