Author: tirana

Moderatorja dhe vajza shumë e komentuar e rrjeteve sociale, Megi Pojani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Pak orë para ndërrimit të viteve, Megi u shpreh e lumtur për suksesin e këtij viti dhe premtoi që shumë shpejt do dëgjojmë lajme të mira për një projekt të ri televiziv. E pyetur nga Bieta për anën personale, 24 vjeçarja refuzoi të përgjigjej nëse është apo jo në një lidhje, por nuk e kurseu tiparin që e kërkon më patjetër te partneri i ardhshëm. “Të jetë mirëkuptues”, kjo ishte përgjigjja e Megit ndërsa si dhuratën më kuptimplotë të këtij…

Read More

Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve. “Ne rekomandojmë që personat me një histori të njohur reaksioni ndaj një përbërësi specifik të vaksinës nuk duhet të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneca, por alergjikët ndaj ilaçeve të tjera ose ushqimit mund të vaksinohen pa asnjë problem”, tha prof. Munir Pirmohamed, kryetari i Komisionit për grupin punues të ekspertëve të Komisionit për ilaçe njerëzore për vaksinat COVID-19. Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) njoftoi, gjithashtu, se ajo kishte ndryshuar këshillën e saj të mëparshme në lidhje me alergjitë për…

Read More

Erion Alibej alias Agim Shurbi, njeriu që akuzohet nga prokuroria e Elbasanit si personi i dyshuar, që ka urdhëruar dhe financuar vrasjen e (Ilit) Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, është dënuar me dy vite burgim. Vendimi për dënimin e Alibej me 2 vite burgim është marrë pak ditë më parë nga një trupë gjykuese e gjykatës së Elbasanit, e cila e ka gjetur fajtor dhe dënuar Alibej për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ky dënim nuk lidhet me dy vrasjet të Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, por me një ngjarje tjetër të…

Read More

Më shumë se tre të katërtat e Anglisë do të izolohet plotësisht nga mesnata e mbrëmjes së sotme pasi një rritje e madhe e personave të infektuar me koronavirus ka mbingarkuar spitalet. Pjesë më të mëdha të vendit duke përfshirë Midlands, North East, pjesë të North West dhe pjesë të South West do të hyjnë në kufizimet më të vështira nga 12.01 në prag të Vitit të Ri. Boris Johnson paralajmëroi se ata mund të qëndronin nën rregullat më të rrepta deri në Prill, pavarësisht një përparimi të vaksinës. Kjo do të thotë se 44.1 milion njerëz ose 78% e…

Read More

Isang Awah, pedagoge në Universitetin e Oxfordit hulumtoi zakonet e leximit të një grupi fëmijësh në një klub libri të moshës midis 9 dhe 12 vjeç dhe zbuloi mënyra për të joshur fëmijët të zhvillojnë një dashuri për leximin në kohën e lirë. Lexo me zë të lartë (dhe bëje atë emocionuese) Leximi me zë të lartë nxit dashurinë për librat tek fëmijët dhe i ndihmon fëmijët të kapen pas librave ndërsa e shoqërojnë leximin me kënaqësi. “Studimi im e mbështet këtë. Çdo ditë, një anëtar i stafit në klubin e librit u lexonte fëmijëve me zë të lartë. Shumica…

Read More

Reshjet e dendura të shiut janë shtrirë në pothuajse të gjithë Shqipërinë. Edhe në Tiranë reshjet vijojnë, ku nuk kanë munguar edhe problemet në qarkullim. Si pasojë e shikueshmërisë së dobët për shkak të reshjeve të mëdha, në autostradën Tiranë-Durrës, në hyrje të kryeqytetit janë krijuar radhë të mëdha trafiku. Qarkullimi po bëhet me shpejtësi të ulët. Fatmirësisht deri tani nuk është raportuar për aksidente, pas riskut të shtuar për shkak të lagështirës në rrugë.

Read More

Me anë të disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e saj, Adrola ka treguar shumëçka do dëshironte të ndryshonte në vitin e ardhshëm 2020. “Ka  plot njerëz që flasin dhe bëjnë gjëra me tendencë, e një ndër to jam dhe unë. Do doja shumë ta ndryshoja këtë gjë te vetja pasi shumicën e kohës njerëzit që kam përballë nuk janë të tillë. Mundohem ndonjëherë ta ndryshoj këtë gjë, por s’nuk se kthehem direkt në origjinë”, ka shkruar Adrola duke nxjerrë në pah një karakteristikë të vetes të cilën nuk e ka dhe aq qejf, ndonëse dëshira për ta hequr nuk…

Read More

Kur ditët e shiut nuk kanë pushuar, Ardit Gjebrea ka zgjedhur të “rrëmbejë” disa ditë vere në javën e fundit të vitit. Moderatori ka treguar me disa foto krah dy femrave më të rëndësishme në jetën e tij, Anilës dhe Anës se ka udhëtuar drejt Dubait për të festuar atje 2021. “Më në fund pak ditë pushimi ❤❤❤”, ka shkruar Gjebrea krah fotos ku shihet se i është përshtatur menjëherë vendit në të cilin ka udhëtuar dhe ka veshur një këmishë me krahë të shkurtra. Pushimi është mëse i merituar e me siguri Arditit i duhet të mbledhë energjitë pasi…

Read More

Trupa e Policisë së Shtetit prej së martës ka marrë në llogaritë e tyre bankare shpërblimin për fundvitin. Buxheti për shpërblimet është siguruar nga fondet e vetë 12 drejtorive vendore të policisë. Mësohet se shpërblimet kanë varjuar nga 20 mijë deri në 40 mijë lek për efektiv, në varësi të fondit të drejtorisë ku ushtron detyrën dhe vlerësimit të eprorëve për përformancën e punës. Por jo e gjithë trupa prej rreth 12 mijë efektivësh kanë marrë bonusin. Ata efektivë që kanë vërejtje apo masë disiplinore në fuqi, janë përjashtuar nga përftimi financiar. Shpërblimi për policët vjen pas një viti ku…

Read More

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja. Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm veprues. Ekspertët e Shëndetësisë thonë se ekzistojnë dy lloje të kolesterolit: kolesteroli i mirë HDL dhe kolesteroli i keq LDL. Ky i fundit arrin të bllokojë gradualisht arteriet, duke formuar në brendinë e tyre pllaka gjaku toksike. Dieta e varfër ushqimore, stresi,…

Read More

Ka qenë i hidhur fundi i rrugëtimit të Silvanës në “Love story”, pasi askush nuk e priste largimin e saj mbrëmjen e të hënës. Fatkeqësisht ajo nuk mundi të merrte trëndafil në fund nga Saimiri, duke lënë tashmë në garë nëntë konkurrente. Pas eleminimit ajo shprehu rezervat e saj për princin modern duke thënë se është shumë e lumtur që u largua, teksa shtoi se Saimiri është mashkull i thjeshtë që pret që femrat t’i përulen. Ajo tha se do burrë me B të madhe, teksa nuk ia përtoi as Saimiri, i cili i tha se edhe ajo duhet të…

Read More

Vogëlushi i Meghan Markle dhe Harry-t, Archie Harrison, ende nuk ka mbushur 1 vjeç por ka nisur të belbëzojë fjalët e para. Madje, ai përsërit gjithçka që thonë prindërit e tij. Ndaj në një poadcast të Meghan-n dhe Harry-t dëgjohet edhe zëri i ëmbël i djalit të tyre, i cili fillimisht thotë “fun” për “qejf”. Më tej, ai përsërit fjalët e prindërve duke thënë “Happy Neë Year”, pra “Gëzuar Vitin e Ri”. Nëse nuk besoni, dëgjojeni vetë! Meghan Markle zbuloi disa javë më parë se gjatë verës kishte abortuar një fëmijë dhe këtë e rrëfeu përmes një letre shumë prekëse.…

Read More