E para lindi gjuha e më pas shkrimi, megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet e mund të flasim për gjithçka. Megjithatë duket se ky rregull nuk vlen për shenjat e mëposhtme, të cilat jo vetëm që kanë qejf të merren me llafe, por nuk n’u mbyllet goja kurrë. Binjakët Si mund të pushoj së foluri një shenjë e udhëhequr nga Mërkuri? Planeti i mendimit u jep atyre edhe një aftësi të madhe për ta shprehur gjithmonë atë që mendojnë, dhe për hir të së vërtetës Binjakët mendojnë shumë. Në çdo tavolinë ata janë personat që flasin më shumë,…
Author: tirana
Gazetari i News24, Prend Shota ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ka pësuar infarkt kardiak. Prej vitesh, Shota shërbeu si gazetar që mbulonte Kurbinin dhe Krujën, duke sjellë nga afër zërin e qytetarëve sa i takon problematikave nga më të ndryshme. 68-vjeçari ka mbaruar shkollën për teknolog kimist gjatë kohës së regjimit, ndërsa si fillim ka punuar në fabrikën e cembrionizimit në Fushë-Krujë si specialist në industrinë ushqimore. Pas viteve 90 ka punuar gazetar në disa media të ndryshme në vend. Prend Shota punoi me pasion deri në momentin e fundit, ndërsa la pas gruan bashkë me dy djemtë…
Më 1973-shin, pak pasi romani i fundit, si të tjerët para tij, u refuzua nga botuesit, shkrimtari italian Guido Morselli qëlloi veten në kokë dhe vdiq. Ai la disa letra refuzimi në tryezën e tij dhe një shënim të shkurtër, ku shkruhej: “Unë nuk mbaj asnjë inat”. Ishte një lloj gjesti që një nga protagonistët e tij mund të kishte kryer – një shfaqje e veçimit ironik, që përgënjeshtronte një dhimbje të thellë dhe të dukshme. Morselli ishte gjashtëdhjetë vjeç. Para se të kthehej në shtëpinë e familjes së tij në Varese dhe t’i jepte fund jetës së tij, ai…
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e znj. Olta Xhaçka në detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Ky është ndër rastet e rralla që Sekretari amerikan I Shtetit përshëndet emërimin në detyrë të një ministri të jashtëm. Përmes një postimi në “Twitter”, Sekretari Mike Pompeo thekson se znj. Xhaçka ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes, ndërsa mirëpret bashkëpunimin e mëtejshëm në detyrën e re.“Kënaqësi të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçka si ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ka qenë një partnere e fortë në…
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri thotë se do të përpiqet të garojë në zgjedhjet e 25 prillit duke mbështetur kandidatura si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të saj, në përputhje me parimet statutore. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, VV-ja në Shqipëri thotë se ky hap synon të sjellë një ndryshim të thellë në ekonomi, politikë, drejtësi dhe në fushën e zbatimit të ligjit. Ajo shprehet se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre. Siç thekson VV-ja, zyrtarizmi i kandidaturës kërkon minimalisht mbledhjen e 3000…
Pjesë e “Për’Puthen” për ditën e sotme ishin dy prej familjarëve të konkurrentëve, vëllai i Atdheut dhe vëllai i Arbrit, Butrinti dhe Adrisi. Menjëherë, që në hyrje, ajo çka ra në sy ishte ngjashmëri e Atdheut me vëllain e tij edhe pse kanë disa vite diferencë në moshë. Atdheu shprehet në studio se i ngatërrojnë shpesh me njëri tjetrin. Atdheu: Na ngatërrojnë shpesh, nga ngatërruan edhe dje menduan se jam unë. Butrinti: Më ndaluan dhe më thanë, leje Anën 1 dhe merre 2. I thash u kry do ta bëj!
Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim tepër të veçantë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, me rastin e festës së fundvitit. Kemi kaluar sfida të mëdha, tërmetin e pandeminë, por me punë e me shpresë ecim përpara. Kryeministri përmendi të gjithë ata që këtë vit janë munduar t’ja bëjnë të tjerëve jetën më të bukur me punën e tyre të palodhshme, nga ekipet e shpëtimit gjatë tërmetit, tek mjekët e ndërtuesit. Për të, çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor, është arsyeja pse zgjohet në mëngjes dhe e bën me dëshirë të madhe punën e tij si kryeministër.…
Pak javë më parë, Miley Cyrus tregoi në intervistë se do të dëshironte të kalonte një natë me Dua Lipën, por fakti që janë shoqe dhe Dua është e lidhur e ka penguar. Mirëpo, në intervistën e fundit për BBC Radio, Miley ka bërë një tjetër rrëfim lidhur me Duan. E pyetur nëse do të puthte Duan apo Cardi B, ajo përgjigjet: “Unë e kam puthur tashmë Dua,” shpjegoi këngëtarja. “Ndoshta Cardi. Më pëlqen të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë, diçka të re. Unë do të puthja Cardin” Kujtojmë se bashkëpunimi i dyshes, “Prisoner” kishte…
Teuta është ngjitur sot në vendin e dytë në Superiore me një fitore 3-0 ndaj Kukësit. Por dueli i luajtur në “Elbasan Arena” nuk do të kalojë pa polemika të shumta, sidomos sa i përket gjykimit të sfidës nga Juxhin Xhaja pasi gjyqtari u mohoi verilindorëve dy penallti në pjesën e parë. Ndeshja ishte e hapur me raste në të dy portat, por në 45 minutat e para, Kukësi pretendoi në dy raste për penallti të cilat nuk u akorduan nga gjyqtari kryesor i sfidës, i cili për më tepër në rastin e dytë dha edhe faull të pakuptimtë në…
Udhëtarët e nisur drejt Francës janë bllokuar në Aeroportin e Rinasit. Janë me dhjetëra qytetarë që kishin planifikuar largimin drejt Francës por që rrezikojnë që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ta kalojnë në Shqipëri. vijon…
Nga Alfred Peza Vitin e ri politik nuk pritet ta dominojë vetëm procesi i zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 prillit, por edhe disa zhvillime të tjera kyçe, që do të jenë përcaktuese për të ardhmen. Për shqiptarët si edhe për mbarë njerëzimin, 2021 pritet të jetë viti i rikthimit të normalitetit të jetës social- ekonomike dhe politiko- shoqërore të vendit, nga pandemia globale. Nëse biem dakord me përcaktimin e revistës “TIME” se 2020 ishte viti më i keq për këtë brez, atëherë na duhet të evidentojmë disa nga zhvillimet që pritet ta dominojnë jetën social-ekonomike e atë politiko- shoqërore…
Nata e madhe e ndërrimit të viteve në traditën e saj ka një tryezë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por vetëm disa prej tyre duhet të konsumohen për të sjellë fat për vitin e ri që pason. Ja një listë për ushqimet fatsjellëse që duhet të konsumojmë:Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë. Konsumoni ushqime në formë unaze…