Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e sotëm ndryshimet në Qeveri. Meta ka firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në…
Author: tirana
Kompania “Apple” njoftoi sot heqjen nga “App Store” i saj të një aplikacioni amerikan, që promovonte festat private gjatë pandemisë së COVID-19, sipas faqes online të “BBC News”. “Aplikacioni “Vybe Together” e quante veten një komunitet privat për të gjetur, bashkuar dhe organizuar festa”, tha “Apple”. Në një video të fundit në llogarinë e saj në “TikTok”, “Vybe Together” pohoi se zhvillonte festa sekrete çdo fundjavë. Megjithëse llogaria e saj në platformë, si edhe faqja e saj në internet, është hequr, “Vybe Together” zotohet se do të rikthehet me festat e saj.
Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në Durrës, teksa dyshohet se ngjarja është për shkak të një defekti. Burime zyrtare bënë me dije se mëngjesin e sotëm, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K. Fatmirësisht nuk ka persona të lëndruar, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.
Në fund të tremujorit të tretë në vend kishte 943 mijë persona të konsideruar inaktivë, të cilët janë mbi 15 vjeç dhe të aftë për punë, por që kanë zgjedhur të mos punojnë, për arsye, si për shembull pamundësi për të punuar, mungesë motivimi dhe moskërkim për punë, ndjekje të shkollës, apo përkushtim pas familjes. Të dhënat bëhen të ditura nga statistikat e INSTAT, i cili raporton ndër të tjera edhe treguesin e shkallës së inaktivitetit, që mat numrin e inaktivëve ndaj popullsisë në moshë pune. Në rang kombëtar, shkalla e inaktivitetit në vend ishte 41.2% në fund të tremujorit…
Ditën e sotme pritet që të vijoj moti i paqëndrueshëm në të gjithë vendin. Sipas MeteoAlb parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira, të cilat do të sjellin reshje shirash në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Sa i përket pjesë së dyti të kësaj dite të fundit të 2020-s do të ketë përmirësim të motit edhe pse reshjet do të mbeten prezente në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare…
Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se duhet që 70% e qytetarëve në Tiranë të bien në kontakt me virusin për të arritur atë që quhet imuniteti i tufës. Ai deklaroi se do duhen të paktën edhe tre muaj për të arritur një shifër të tillë, por shtoi se sëmundja prapëseprapë nuk do zhduket edhe pse do të kemi ulje të infeksionit. “Kemi rritje të imunitetit. Asnjëherë testet nuk janë mjaftueshëm sa duhet. Nuk është thjeshtë të bësh testime masive. Mangësi të testimeve ka pasur kudo. Gjurmimi do mjaft burime njerëzore sepse do të thotë të kapësh kontaktet e personave që…
Gjakmarrje, prishje pazare droge dhe krime brenda familjes. Këto janë ngjarjet kyresore të kronikës së zezë që nuk kursyen, biznesmenë, anëtarë të së njëjtës familje, të dënuar për drogë e vrasje dhe trafikantë.1-Ekzekutohet në mes të Tropojës biznesmeni Guxim Gjuriqi, kushëri i Fatmir Haklaj, vrasja e parë pas 18 vitesh në qytet -Guxim Gjuriqi, 47 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 5 janarit 2020 brenda në qytetin e Bajram Currit. Ai njihej si një person i qetë dhe pa probleme. “Problemi” i tij i vetëm ishte lidhja familjare me Fatmir Haklajn, sepse ishte kushëri i tij. 47 vjeçari…
Nga Joseph S.Nye Jr., National Interest I përballur me një qeveri të ndarë dhe me një publik të polarizuar, Joe Biden do të ketë një liri të kufizuar në politikën e brendshme, por më shumë hapësirë për inovacion në politikën e jashtme. Por gjithsesi, një pjesë e mirë e agjendës së tij do të trashëgohet nga administrata Trump. Politika e fuqisë së madhe është këtu për të qëndruar, dhe fuqia e Kinës po rritet. Fatmirësisht, Azia e ka ekuilibrin e saj të brendshëm të fuqisë, dhe ndërsa shumë vende duan qasje në ekonominë në rritje të Kinës, ato e mirëpresin gjithashtu…
E çfarë është darka e fundvitit pa gjelin e detit? Sado që kohët ndryshojnë, njësoj siç ndryshojnë dhe mënyrat e përgatitjes, në fund të gjithë kemi një gjel deti të pjekur në mes të tavolinës natën e 31 dhjetorit. Por duket se jemi të ndarë në dy grupe: Ata që përdorin mënyrën tradicionale për ta gatuar gjelin e detit dhe ata që guxojnë dhe e gatuajnë në mënyra më moderne. Për të dyja grupet, Gazeta “Si” ka sjellë 3 mënyra të ndryshme se si mund ta gatuajmë gjelin e detit, disa truke nga fermerët se si të zgjidhni gjelin e…
Milva Ekonomi ka zbuluar për herë të parë se si mori lajmin se është propozuar nga kryeministri Edi Rama për të marrë Ministrinë e Bujqësisë. Ajo ka zbuluar se e gjitha ishte një surprizë, por jo krejtësisht i papritur. Kur thotë jo i papritur, liston disa arsye. “Edhe për mua ishte një gjë e ngjashme, si Bledi Çuçi, po jo e papritur në kuptimin që në këtë pozicion ne që jemi anëtarë të PS, ne e dimë shumë mirë që në momente të caktuara marrim një rol sipas nevojës. Dhe kur merr përsipër që të përfaqësosh ndryshon nga detyra ekzekutive,…
Ndryshimet e fundit në qeveri kanë sjellë debate të forta sonte mes gazetarit nga Kosova Berat Buzhala dhe ministres Elisa Spiropali Buzhala shprehu mendimin se largimi i Cakajt dhe i Besa Shahinit nga qeveria është ofendim edhe për Kosovën. Buzhala: Unë mendoj se janë të shkarkuar dhe nuk kanë dhënë dorëheqjen. Spiropali: Nuk mund të gjykojmë për motivet që nuk janë paraitur në publik. Produkti i dy ministrave nga Kosova ishte pozitiv. Buzhala: Është ofendim për Kosovën. Spiropali: pse nuk ishte krenari kur u emëruan Cakaj dhe Shahini, tani ndiheni të lënë pasdore. Buzhala: Kur është emëruar Gent Cakaj ka…
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se do të duhet kohë për ta vaksinuar botën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), duke u bërë thirrje njerëzve që t’u përmbahen masave të provuara që i mbajnë të sigurtë kundër pandemisë globale. Drejtori i Përgjithshëm i OBHS-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, publikoi një video-deklaratë një ditë përpara përvjetorit të parë që kur u raportua grupi i parë i rasteve me “pneumoni me shkaktar të panjohur”, më vonë i identifikuar si koronavirus i ri, SARS-CoV-2, që çoi në pandeminë COVID-19. Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, nuk kishte raste të njohura…