Author: tirana

Në 24 dhjetor Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Ai publikoi në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, shkroi Shpati përkrah fotos. Ai dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune. Ndërkohë sot ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite. Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan…

Read More

Si rrallë herë, Mimi Kodheli ka rrëfyer për jetën e saj, ku nuk ka nguruar të tregojë dëshirat dhe pengjet, por jo vetëm. Në një intervistë për ”Wake Up”, Kodheli ka treguar se në një jetë tjetër do të ishte gazetare apo rock star. Ish-ministrja e Mbrojtjes tregoi se nuk mundi të studionte për gazetari, pasi në atë kohë fakulteti ishte i mbyllur, ndaj zgjodhi degën e Financës. Kodheli u shpreh se i pëlqente edhe rroku por për shkak të sistemit të asaj kohe nuk guxonte ta shprehte këtë dëshirë. “Kam pasur dëshirën të bëhem gazetare, babai im ka qenë…

Read More

Arbana Osmani ka bërë ditën e sotme një bilanc të këtij viti të vështirë që po lëmë pas. Ajo ka treguar se 2020-ta nisi me një ngjarje shumë të hidhur, ndarjen nga jeta gjyshes së saj. Arbana shprehet se teksa vazhdonte qante për humbjen e gjyshes, mori lajmin më të bukur të jetës, se do të bëhej nënë për hërë të dytë. Moderatorja ka treguar se në lindjen e Diellit nuk mundi të kishte pranë të ëmën, pasi vuante bashkë babain e saj nga Covid-19. Ajo shprehet se këtë vit nuk mundi të ishte prezente në ekran, por ka qenë…

Read More

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e vitit të ri 2021. Ruçi uron që pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. Ai shprehet në mesazhin e tij se shqiptarët, ashtu si edhe gjithë njerëzimi, mbijetuam dhe po e mundim të keqen. “Pas një viti të vështirë që lamë pas, le të jetë viti 2021 një vit normal, me shëndet, gëzim e mirëqenie për të gjithë. 2020 u thye sa pa nisur mirë, për shkak të pandemisë…

Read More

Trupi i njeriut është shumë misterioz, magjik por dhe i çuditshëm. Shumë prej proceseve të trupit shpesh nuk kanë kurrfarë kuptimi, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të shpjegueshme shkencërisht. Lemza Pas Ngrënies Së Shpejtë Kur hani me shpejtësi, stomaku enjtet dhe shkakton kontraktime të diafragmës. Një irritim i tillë shkakton lemzën e cila largohet për disa minuta. ‘Ngrirja’ E Trurit Pas Ngrënies Së Akullores Ngrënia e akullores mund të shkaktojë dhimbje, mpirje dhe ndjesinë e ngrirjes së trurit. Fyti është pikëtakimi i dy enëve të gjakut të cilat e ushqejnë trurin me gjak. Kur ato preken…

Read More

Tronditet kryeqyteti. Vriten me automatik dy motra në zonën e “Astirit”. Mësohet se autori i identifikuar si Përparim Tela, shtetas maqedonas ka qëlluar me armë bashkëjetuesen e tij dhe më pas dhe motrën e saj, duke i lënë të vdekura në vend. Viktimat janë me inicialet K.B. dhe ZH.M. Dyshohet se pas krimit, autori ka plagosur dhe veten por është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet, teksa ka ngritur postblloqe dhe pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.

Read More

Në kalendarin Gregorian, pragu i Vitit të Ri, dita e fundit e një viti, bie më 31 dhjetor. Në shumë vende, kjo ditë festohet me festa në mbrëmje, ku shumë njerëz hanë, pinë, kërcejnë dhe hedhin fishekzjarre. Pikërisht për të shënuar këtë ditë, Google ka sjellë një logo ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Një logo e zbukuruar me drita për t’i shtuar shkëlqimin, një shtëpizë në mes dhe një orë që pret të prekë mesnatën. Nëse klikoni në faqen tuaj do të derdhen një lumë konfeti. Viti 2020 ka qenë një vit i pandemisë, duke rezultuar në bllokime në…

Read More

Ditën e djeshme mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja, është pushuar nga puna për shkelje të etikës. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-deputeti dhe ministri demokrat, Tritan Shehu. “Ajo qe ndodhi me Dr. Ilirin me shume se urrejtje, percmim ndaj mjekeve tane si nje nga grupimet me progresive te vendit, shpreh dhe dicka tjeter te vertete: —Frike e panik nga “Fjala e lire”, demokracia, nga njerezit me integritet e kurajo, njelloj si ne vendimet e Ramizit ne fillim te viteve 90-te”, shkruan Shehu në nisje të postimit të tij. Postimi i Shehut “Dhurata” e Rames se Fundvitit…

Read More

Emigrantët shqiptarë vijojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. GGjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 498 shtetas dhe 160 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2129 shtetas dhe kanë dalë 1871 shtetas. Deri tani nuk paraqiten probleme dhe lëvizja vijon e qetë.

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se në janar mund të ketë rritje të rasteve. Mjeku u shpreh se do ta bëjë vaksinën i pari dhe “live” në një emision, ndërsa shtoi se pret që fundi i pandemisë në vendin tonë të jetë në muajin mars. “Besoj fort që edhe gjysma e dytë e janarit do të ketë rritje të numrit të rasteve, por marsi apo fundi i marsit do të shënojë fundin e pandemisë në vendin tonë. Vaksinën do ta bëj i pari fare ndoshta, në një studio televizive të besueshme”, tha Pipero.

Read More

Porti i Durrësit është rihapur për lëvizjet e trageteve që lidhin Shqipërinë me Italinë. Pas reshjeve të ditëve të fundit të cilat e bllokuan për rreth 48 orë tashmë në Portin e Durrësit mbrëmë në mesnatë u nisën në drejtim të Barit dy tragete. Ndërkohë që ditën e sotme priten të mbërrijnë 3 tragete të cilët janë nisur 2 nga Bari dhe 1 nga Ankona.

Read More