Author: tirana

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID. Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë…

Read More

Publikohet historia e panjohur e Pjetër Llesh Dodës, me origjinë nga fshati Domgjon i Mirditës, i cili në mëngjesin e 31 dhjetorit 1966, u nis të rregullonte linjën që lidhte Kukësin me Tiranën dhe nuk u kthye më në shtëpi! Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së tij Liza dhe të birit, Zefit mbi historinë e dhimbshme të ‘fillrojtësit Dedë’, i cili sikur kishte parandjerë fundin e tij tragjik, i kishte lënë amanetet gruas së tij! Si dështuan përpjekjet e fshatarëve të asaj zone për gjetjen e tij në malet më dëborë të asaj zone të thellë në Veri të vendit dhe dyshimet e…

Read More

Nëpërmjet një shkrese që Ministria e Brendshme i ka dërguar kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thuhet se deri më 31 dhjetor të këtij viti, 873 000 shtetasve u ka skaduar karta. Ndërkohë, numri në total i shtetasve, të cilëve u skadon dokumenti biometrik më 25 prill është rreth 189 mijë shtetas. Rreth 10% e kësaj shifre, janë persona që kanë ndërruar jetë dhe një pjesë tjetër janë persona jashtë vendit.

Read More

Këngëtarja Rovena Stefa k bërë një kërkesë, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuta tek të ftuarit e tjerë në emision. “Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo. Intervista vijoi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.

Read More

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka uruar Vitin e Ri 2021. Lleshaj ka renditur sfidat e vitit që lamë pas dhe ka uruar që të kemi një vit të rrallë përtëritjeje në të gjitha aspektet e jetës. Të nderuar miq, Viti 2020 ishte i veçantë, i rëndësishëm, por aspak një vit për t’u fshirë nga kalendari apo për t’u harruar. 2020-ta u shenjua nga COVID-19. Virusi preku shumë njerëz, mori shumë jetë dhe na bëri të përjetojmë gjëra që nuk i njihnim as përmes imagjinatës. 2020-ta na tregoi, në mënyrën e tij, se sa vlerë ka jeta, se sa të…

Read More

Ditën e sotme, në prag të ndërrimit të viteve mamaja e Andit tha se takimet me Tean janë më të mirat e djalit të saj . “Takimi i dytë më shumë nga takimet me Tean. Takimi me Shqipen ka qenë një provokim për Tean”, tha mamaja e tij. Adi tha se nuk i ka takuar shumë shpesh të afërmit e tij dhe se nuk e kishte planifikuar se çfarë të thoshte mami i tij e se ishte çdo gjë e sinqertë nga ana e saj. Andi: Unë jetoj vetëm si jashtë shtetit dhe tani në Shqipëri dhe prindërit nuk i…

Read More

Një aksident është shënuar në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës. Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Temperatura të ulëta, por pa reshje shiu. Kështu pritet të jetë dita e parë e vitit 2021, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Dita e parë e viti 2021 parashikohet me mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.

Read More

Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021. “Po mbyllet edhe ky vit, dhe si në asnjë vit tjetër, festat e këtij fundvitit po i kalojmë në shtëpi. As mesnata e fishekzjarreve nuk do të ndodhë këtë herë. Ky është viti më i vështirë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjyshërit u kërcënuan në jetën e tyre, fëmijët e ndaluar në shkollimin e tyre. Mijëra prindër humbën punët e tyre. Ne luftuam dhe po luftojmë për të dalë nga kjo përballje. Sot…

Read More

As tërmetet dhe as pandemia nuk mundi që të mposhtë kurajon, por dhe dashurinë për jetën. Me urimin për një vit më të begatë dhe më të mirë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë urimi për qytetarët e Tiranës, në kujtim edhe të dy prej njerëzve që i dhanë aq shumë qytetit me punën e tyre dhe që jeta ju ndërpre në mes tinëzisht prej COVID-19, Feti Fanajt dhe Valter Gjonit. Në mesazhin që shoqëron videon, kryebashkiaku Veliaj thekson se e gjitha Bashkia Tiranë është në shërbimin e qytetarëve, në ditë me diell dhe…

Read More

Presidenti Ilir Meta, ka komentuarçështjen e detit me Greqinë dhe dekretin e fundit presidencial të shtetit helen për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje. Meta tha se çdo gjë do të zgjidhet më 25 prill. Intervista për Ora News Këshilli i Lartë i Shtetit në Greqi miratoi dekretin presidencial për zgjerimin e ujërave territorialë në detin Jon me 12 milje. A ka shkelur qeveria deri tani vendimin e Gjykatës Kushtetuese në atë masë sa të cënojë interesat e Republikës së Shqipërisë? Ilir Meta: Ka patur vetëm qëndrime zyrtare, të përgjithshme, nga ana e institucionit të Presidentit të…

Read More

Disa ditë më parë Besi, Xhensila dhe Ajka na falën videoklipin më të bukur të fundvitit. Ata shfaqeshin duke luajtur e duke përkëdhelur njëri-tjetrin, duke gatuar e duke u përqafuar së bashku, ndërsa gëzimi lexohej qartë në sytë e tyre. Ky është ndër rastet e rralla kur ata tregojnë edhe portretin e të voglës së tyre Ajkës, e cila rritet dita-ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë. Si Besi, ashtu edhe Xhensila, kanë ndarë në llogaritë e tyre të njëjtën video, duke shkruar ndjesitë e tyre më të sinqerta. View this post on Instagram A post shared by Bes Kallaku…

Read More