Author: tirana

*PhD.MD.Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste  Siç mund të jeni në dijeni , zorra juaj mbart një popullatë prej disa trilionë bakteresh të dobishme. Qellimi i tyre është të ushqehen me ushqimin tonë të tretur pjesërisht. Si një efekt anësor, ato e ndihmojnë trupin e njeriut duke nxjerrë ushqyesit për të cilët ka nevojë. Bakteret e zorrës duhet të ushqehen. Fatkeqësisht industria moderne ushqimore nuk është e dizenjuar për shëndetin e zorrës tuaj. Embëlsuesit artificialë ,psh., ngaterrohen me bakteret dhe mund të shkaktojnë intolerancë ndaj glukozës si rezultat. Të mbajturit e një zorre të shendetshme do të thotë të ushqehen popullatat ekzistuese…

Read More

Spinaqi është konsideruar si një superushqim në kulturën popullore. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që janë të dobishme për shëndetin. Spinaqi gjithashtu përmban sasi të vogla të zinkut, folatit, vitaminës A, vitaminës K karotinë, luteinë dhe zeaksantinë – lëndë ushqyese thelbësore që i duhen trupit për të funksionuar në mënyrë të shëndetshme. Spinaqi mund të mbështesë shëndetin e trurit Konsumimi i spinaqit është i dobishëm për shëndetin e trurit pasi është i pasur me antioksidantë si vitamina A, luteina dhe karotina. Ekspertët shpjegojnë se efektet antioksiduese mund të vonojnë dëmtimin e trurit në lidhje me…

Read More

Ky është 42 vjeçari i vrarë me thikë nga kunati i tij natën e ndërrimit të viteve. Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar. Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe. Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i dyshuar përfundoi në pranga dhe…

Read More

Akrepat sapo shënuan 00:00 duke hyrë kështu zyrtarisht në vitin 2021 e duke lënë pas një vit plot vështirësi e sfida për shkak të pandemisë. Ndryshe nga vitet e tjera, nata e ndërrimit të viteve u prit nëpër shtëpi në pamundësi për të dalë në sheshin qendror në Tiranë, apo në qytete të tjera. Sheshi “Skënderbej” ishte bosh në këtë moment të ndërrimit të viteve, ndërkohë që është shijuar vetëm spektakli i fishekzjarrëve të organizuar nga bashkia e Tiranës. Nuk kishte as koncert të organizuar nga Bashkia por në sheshin “Nënë Tereza” është zhvilluar një koncert pa spektatorë për të…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar në vigjilje të Vitit të Ri se autostrata Tiranë-Durrës nuk do të jetë me pagesë për qytetarët shqiptarë. Në një intervistë për Report Tv, Balluku tha se kjo autostradë nuk ka nevojë për zgjerim, pasi trafiku tashmë është zhvendosur në autostradën Tiranë-Elbasan. “Ne nuk kemi një projekt për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pasi të gjitha studimet tregojnë se në momentin e ndërtimit të segmentit Milot-Fier, apo më saktë të ndërtimit të korridorit Blu nga Muriqani në Kakavijë autostrada Tiranë-Durrës do të humbë sasinë e trafikut që ka pasi do të ketë vetëm një destinacion,…

Read More

Vitin e shkuar Erion Isai u zgjodh si kryetar bashkie i Kolonjës dhe në këtë mënyrë ai vendosi të zhvendosej bashkë me familjen nga Tirana drejt qytetit që drejton. Gjatë kësaj kohe ai i është dedikuar plotësisht detyrës së re dhe nuk ka qenë fare aktiv në teatër apo televizion. Madje mbrëmjen djeshme në “Roped With Olsi” ai pranoi se nuk do të punojë më kurrë si aktor. Isai tha se ndoshta në të ardhmen mund të punojë si regjisor ose si skenarist, por jo si aktor. “Unë kam marrë një vendim me veten. Jetës si aktor nuk besoj se…

Read More

Tërmeti në Kroaci fatkeqësht shkaktoi 7 viktima, mbi 20 të plagosur dhe dëme të shumta materiale.Sizmiologët kroatë kanë vënë në dukje se rajoni i Ballkanit është në kulmin e aktivitetit. Kujtojmë se po atë ditë që ra tërmeti në Kroaci, toka u lëkund edhe në Korfuz të Greqisë dhe një tërmet tjetër ra edhe në Verona të Italisë. Sizmologia Slavica Radovanoviç ka thënë se Ballkani mbetet i rrezikuar nga lëkundjet sizmike të tokës. Në një intervistë në një televizion kroat, sizmiologia është shprehur se në fillim të vitit 2021 nuk do të ketë lëkundje më të fuqishme se sa ajo…

Read More

Në prag të ndërrimit të viteve, dy persona të moshave 51 dhe 57 vjeç nga Vlora janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore të cilët dyshohet se janë intoksuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje. Policia bën me dije se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit. “Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si…

Read More

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, tashmë i emëruar ministër i Mbrojtjes në vend të Olta Xhaçkës, ka bërë bashkë miq të tij, funksionarë në PS apo dhe gazetarë, për të festuar.Një ditë e thjeshtë për ta, me meze e raki, por shumë domethënëse pasi festojnë tre të mira në një ditë. Miku i tij Muharrem Meko publikon në rrjete sociale një foto nga dreka modeste e ministrit të Mbrojtjes, teksa festojnë shërimin nga Covid-19 të mikut të tyre Dëfrimit, emërimin e Niko Peleshit dhe ditën e fundit të vitit. Në tryezë ndodhet edhe kryetari i Bashkisë së…

Read More

Fjalia pas çdo darke të Vitit të Ri është: “Vitin tjetër nuk ka asnjë shans të gatuajmë kaq shumë!” Kaq ishte dhe historia përsëritet. Gjeli i detit, sallata ruse për gjithë janarin, pijet dhe frutat me shumicë a thua se marketet të kishin njoftuar që u mbyllën përgjithmonë dhe sigurisht gjithë llojet e mishrave që të ngopin vetëm duke i parë në pjatë. Lodhje dhe shpenzim i panevojshëm për një darkë që mund të jetë e shijshme dhe jo aq e mundshme saç është rëndom kur kalohet brenda shtëpisë. Këtë vit, mbajeni fjalën dhe tregohuni të zgjuar. Nuk ka nevojë…

Read More