Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës. Mësohet se pedagogu i mirënjohur i universitetit të këtij qyteti është shuar në moshën 49-vjeçare. Pedagogu Dion Tushi bëhet me dije se ka humbur jetën pasi ka rënë aksidenatalisht nga çatia e shtëpisë së tij. Kjo i ka shkaktuar hemorragji te brendshme. Ai është transportuar për në spital, por plagët e marra i kanë marrë jetën.

Read More

Orët e para të vitit të ri në Milano, të Italisë “u përgjakën” nga plagosja e 2 marokienëve, pasi një person me origjinë shqiptare gjatë një sherri ka qëlluar me armë në drejtim të tyre. Incidenti ku shqiptari ka plagosur 2 personave pas një sherri, ka ndodhur 43 minuta pas mesnatës. Më pas ai është larguar nga vendngjarja, duke lënë pas trupat e plagosur, ku një ndër tyre ndodhet edhe në gjendje tepër kritike për jetën.

Read More

Dy fëmijë dhe një grua kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Librazhdit, në Hotolisht. Automjeti ku po udhëtonin gruaja dhe dy të miturit është përplasur duke lënë pas tre të plagosur. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për të plagosurit, dhe gruaja me dy fëmijët e saj janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Paraprakisht mendohet se shkak për përplasjen e mjeteve është bërë shpejtësia e lartë më të cilën udhëtonin të dyja palët.

Read More

Mjekët kanë një rregull 60-60 për përdorimin e sigurt të kufjeve, që do të thotë se volume 60% për çdo 60 minuta dëgjim është i padëmshëm. Kur shkelim këtë rregull, mund të përjetojmë ndjenjën e turbullimit, të përzierit, madje mund të vuajmë nga çrregullime të gjumit. Këto janë vetëm disa efekte që mund të kenë kufjet në trupat tanë nëse i përdorim ato për një kohë të gjatë dhe shumë shpesh. Njerëzit që mbajnë kufje për një kohë të gjatë e ekspozojnë kokën e tyre ndaj presionit që nuk ka për qëllim të ndodhë nga natyra. Si rezultat, skalpi dhe…

Read More

Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën e parë të vitit 2021 me një shëtitje të gjatë në parkun e liqenit artificial në Tiranë. Sipas aplikacionit që ai ka instaluar për të matur distancën që ai përshkon, zv.kryeministri ka ecur 32.91 kilometër.Ky është edhe rekordi i thyer nga Braçe, pasi është distanca më e gjatë që ai ka bërë, ndërsa i është dashur 2 orë e 24 minuta për ta bërë të gjithë këtë shëtitje në natyrë.

Read More

Viti i Ri 2021 duket se nuk ka nisur mirë për një familje në Tiranë pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ndërsa si pasojë e tymit, janë asfiksuar duke shfaqur probleme me frymëmarrjen burrë e grua, M.H dhe L.H. Këta të fundit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë Tiranë Më datë 01.01.2021, rreth orës 14:31 në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M.H. Si pasojë janë asfiksuar nga tymi duke shfaqur probleme me frymëmarrjen…

Read More

Profesori Hugh Montgomery, i cili punon në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Whitington, në veri të Londrës ka shprehur revoltimin dhe zhgënjimin e tij me njerëzit në një intervistë në një radio angleze “Radio 5Live”. Ai shprehet se është “e tmerrshme” të shohësh familje duke u goditur nga Covid-19 dhe ndihet i zemëruar me njerëzit që nuk po respektojnë masat për të frenuar përhapjen e virusit, ai vazhdon të shohë njerëz që nuk mbajnë maska ​​në fytyrë apo distancime sociale. Mjeku ka thënë se shumë njerëz nuk respektojnë masat e marra sepse egoizmi i jep atyre një justifikim për…

Read More

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), ka njoftuar së fundmi se të gjithë bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovës do të paguajnë tarifat për sigurimin e detyrueshëm kufitar. Ky ligj do të hyjë në fuqi që nga dita e sotme dhe vlen për të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike pasi do të mbulohen përgjegjësitë në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta. Njoftimi “Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet…

Read More

Guri në veshka, i njohur gjithashtu si nefrolitiazë, formohet kur ka një rritje të substancave gur-formuese në urinë ose një ulje të vëllimit të urinës. Këto depozita të forta, nëse nuk trajtohen në kohë mund të krijojnë komplikime si bllokimi i traktit urinar. Kushdo që e ka provuar dhimbjen që shkaktojnë gurët në veshka e dinë se sa shqetësim ekstrem dhe dhimbje e tmerrshme është. Të heqësh qafe këto masa kristalore të përqendruara është detyra më e madhe nga sa mund të imagjinohet. Cilat janë simptomat e gurëve në veshka? Megjithëse dhimbja e fortë është një nga simptomat më të…

Read More

Tingujt e këmbanës së “sahatit” të famshëm të Londrës Big Ben shënuan hapjen e një kapitulli të ri për Britaninë e Madhe, atë të një vendi të shkëputur krejtësisht nga Bashkimi Europian pas më shumë se tre vitesh nga referendumi i Brexit, kur kauza për daljen nga unioni fitoi me një diferencë tepër të ngushtë. Nga kjo e Premte, hyrje-daljet e mallrave bëhen në bazë të rregullave të marrëdhënies së re tregtare të arritur me shumë vështirësi në fund të 2020-s. Kontrollet doganore me hapësirën e përbashkët europiane rikthehen për herë të parë pas 48 vitesh, që kur Britania e…

Read More

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Pas propozimit të Frrokut në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, Rudina tregoi se kanë bërë celebrimin dhe ka publikuar disa prej imazheve në Instagram ku me shaka, shkruan se i fton të gjithë në dasëm. “Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi ne dasem)”, shkroi Rudina. View this post on Instagram A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)

Read More

Të gjithë ata persona që kanë mbaruar studimet për mësuesi dhe duan t’i nënshtrohen provimit të shteti duhet të aplikojnë paraprakisht në portalin qeveritar e-Albania, Aplikimi online per regjistrim kryhet deri ne 4 jave para fillimit te sezonit te provimit te shtetit. Ministria e Arsimit përmes urdhërit të nxjerrë sqaron se Konfirmimi i aplikimeve online për pjesëmarrje në provimin e shtetit bëhet nëpërmjet Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, ku më pas verifikohen dhe pranohen nga Drejtoritë Rajonale te Arsimit Parauniversitar. Kandidatët që do të pranohen në provimin e shtetit për profesionin e mësuesit janë të gjithë ata kandidatë që plotësojnë…

Read More