Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Urimi i kryeministrit për Vitin e Ri, Rama: Më të keqen e lamë pas, rritje pagash për stafin mjekësor

18:17 / December 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
770a37bd 7f60 458e be88 2b9cfb4359a7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të ndërrimit të viteve kryeministri Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2021.

“Po mbyllet edhe ky vit, dhe si në asnjë vit tjetër, festat e këtij fundvitit po i kalojmë në shtëpi. As mesnata e fishekzjarreve nuk do të ndodhë këtë herë. Ky është viti më i vështirë. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjyshërit u kërcënuan në jetën e tyre, fëmijët e ndaluar në shkollimin e tyre. Mijëra prindër humbën punët e tyre. Ne luftuam dhe po luftojmë për të dalë nga kjo përballje. Sot shkollat e shembura po rilindin me kushte shumë të mira. Po rilindin sa më të forta. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua se sa hapja e dyerve të shtëpive të reja. Puna vazhdon çdo ditë falë 25 mijë punëtorëve të palodhur. Vazhdon çdo ditë përpjekja jonë kundër armikut të padukshëm si dhe për sigurimin e vaksinës që do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Vaksina do jetë falas dhe jo e detyrueshme. Kjo luftë nuk pritet të mbarojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Do mbështesim të banorëve që kurohen në shtëpi. Do vijojmë të ndihmojmë familjet në nevojë. Nga janari bluzat e bardha do të marrin një pagë 40% më shumë. Jemi krenar për ta. Ky vit e ka goditur fort ekonominë dhe punën” – tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritet kufiri moshor për policinë/ Ndryshojnë kriteret e pranimit, deri në 35 vjeç për patrullën

12:08 / September 2, 2026

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.