Author: tirana

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se një “bllokim” i plotë do të futet në vend në mbrëmjen e 31 dhjetorit. Erdogan deklaroi se urdhri për të qëndruar në shtëpi do të fillojë të zbatohet në prag të Vitit të Ri në orën 21 dhe do të zgjasë deri më 4 janar. Presidenti turk u drejtua pasi të dhënat zyrtare treguan se një rekord 229 vdekje nga pasojat e virusit korona u regjistruan në Turqi, tregon Reuters. Sipas të dhënave të qeverisë, 29.617 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit. Një total prej…

Read More

Kush nuk bën vaksinën e koronavirusit nuk merr ilaçe falas: qyteti i vogël shtet i San Marinos ka vendosur të ndjekë një linjë të ashpër me personat që refuzojnë vaksinën e koronavirusit. Propozimi i ministrit të Shëndetësisë, Roberto Ciavatta pritet të miratohet shpejt në asamblenë legjislative të vendit. Ai parashikon që vaksinimi për popullatën të nisë gjatë muajve të ardhshëm. Por ndërsa me ligj, vaksinimi në një rast të tillë është fakultativ. Nga ana tjetër, zyrtarët theksojnë se rreziku është i tillë, që nuk duhet nënvlerësuar, ndaj dolën me propozimin që kush refuzon imunizimin, por pastaj sëmuret me Covid-19 duhet…

Read More

Rreth 20 përqind e pacientëve të sëmurë me COVID-19, janë përballur me një problem të shëndetit mendor si depresioni, ankthi apo demencia. Këto probleme, sipas një studimi të ri të cilit i referohet AgroWeb.org, shfaqen kryesisht brenda tre muajve që nga diagnostikimi. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar analizuan të dhënat mjekësore të mbi 69 milionë njerëzve, përfshirë këtu ato të 62,000 personave të sëmurë me COVID-19. Sipas tyre, infektimi me COVID-19 mund të shkaktojë një sërë problemesh psikologjike që burojnë jo vetëm nga stresi i pandemisë por edhe nga ndikimi i sëmundjes në organizëm. Gjetjet e studimit zbuluan se 6…

Read More

Manchester Unitedi do përballet me Real Sociedadin në kuadër të 1/32 të finales së Ligës së Evropës. Kjo ndeshje për yllin kosovar që prezanton Belgjikën, Adnan Januzaj do jetë e rëndësishme, meqenësë më herët ishte pjesë e “Djajve të Kuq”. Januzaj tha se është i lumtur që do rikthehet në shtëpi, por zemra i qëndron të Sociedadi. “Unë luaj me shumë dashuri për Sociedadin dhe dua vetëm të fitoj”. “Jam shumë i lumtur që do rikthehem në shtëpi, por zemra ime është këtu. Jam shumë i lumtur në këtë klub”. “Çdo skuadër ka përballje të vështirë kundër nesh. Ne tashmë…

Read More

Një debat i ashpër lindi në studion e “Për’Puthen” mes Arjan Konomit dhe Anës, teksa kjo e fundit ndodhej në një lidhje në Skype për të folur rreth videos së fundit, të publikuar nga Arjoni. Ana i tha Arjanit se po ndihej “e sulmuar” prej tij puntatën e sotme, ndryshe nga e premtja, duke shtuar se ai mund të jetë takuar me Arjonin e të ketë ndryshuar mendim. Një deklaratë e tillë revoltoi Konomin, i cili e cilësoi Anën të pafytyrë. Arjani: Nuk është mençuri t’i shkosh dikujt që të do në shtëpi në atë orë. S’të besoj, vetëm një…

Read More

Tre shqiptarë janë përfshirë në një përplasje me armë zjari në mes të qytetit të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:00, teksa një prej shqiptarëve teksa ishte duke u futur brenda mjetit të tij. I plagosuri ëshë nisur me urgjencë në spitalin më të afërt për të marrë shërbimin mjekësor, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë shqiptarët e tjerë, që qëlluan nga mjeti e tyre, i vunë flakën makinës së përdorur në ngjarje.

Read More

Një bisedë me pyetje- përgjigje u zhvillua në studion e “Për’Puthen” mes Anës dhe djemve e vajzave, lidhur me publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e fotografisë së shumëpërfolur nga shtrati. Arbri: Pse nuk e ke deklaruar në studio, pse nuk i bërë të qarta në publik ndjenjat e tij për ty? Ana: Duhet t’i deklarojë ai, kishte ai ndjenja. Jo unë. Arjani: Kur shikon që dikush të ka bezdisur, të ka dashur kaq shumë, si i shkon në orën 5 të mëngjesit në shtëpi dhe në krevat? Ana: Kujdes me “në…

Read More

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 24 nga 42 të arrestuarit gjatë të protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet. Burimet bëjnë me dije se për 11 persona është caktuar masa “arrest me burg”, për 9 prej tyre është dhënë masa “detyrim paraqitje” dhe për 4 të tjerë është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Read More

“Vrasje për herë të dytë” e quan Qazim Rasha, i ati i 25-vjecerit  Klodian Rasha cilësimin nga qeveria të ekzekutimit të të birit si “humbje jete aksidentale”. Një cilësim i tillë u evidentua në vendimin e qeverisë për pensionin ndaj familjes së viktimës, vendim i cili u botua sot në fletoren zyrtare. “Ajo është vrasje me paramendim, nuk ka asnjë lloj alibie” deklaron Qazim Rasha për Abcnews.al. “Nuk kam hallin e pensionit” thotë ai më tej, ndërsa për ndjesën që i kërkoi oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, Rasha thotë se kjo është fasadë. Si e cilësoni deklaratën e protestuesve që kjo…

Read More

Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie ka çuar në 5 ditë protesta nga të rinjve ku nuk kanë munguar incidentet dhe aktet e dhunës, ndërsa protesta me numër më të reduktuar vijon sot në ditën e gjashtë. Sociologu Gëzim Tushi ka folur për situatën në News 24, ku thotë se protesta lidhet me një ngjarje tragjike, ndërsa shton se nëse policia nuk ruan rendin, nuk zbaton detyrat dhe nuk mban përgjegjësi: Atëherë futemi në një ekuacion që duket pa zgjedhje! Më tej ai shtoi: ‘Ka detyra dhe përgjegjësi, ruajtja e rendit nga ana e policisë, këto janë detyra…

Read More

Pas publikimit të fotografisë intime nga shtrati, ku gjendej i shtrirë me Anën, Arjoni publikoi një video në italisht, ku u shpreh se bëri gabim që u dashurua me të dhe se dikur besonte te lotët e saj, por tani nuk u beson më. E transmetuar në puntatën e sotme, videoja në fjalë solli reagime të shumta te djemtë dhe vajzat në studio. Mevlani: S’dimë si ta gjykojmë këtë histori, ishte çështje dashurie. Melisa: Çfarëdolloj ndjenje të ketë patur ai, nuk ka justifikim ajo që bëri (publikimi i fotografisë). Andi: Arjoni ka qenë i mërzitur në prapaskenë, ndoshta ai thotë…

Read More

Enada Hoxha Vaso ishte sot e ftuar në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku foli për projektet e saj më të fundit dhe jetën familjare. “Tirana Mes kryeqyteteve’ është projekti që risjell çiftin Enada dhe Gerd Vaso. Ajo tha se tashmë që teatrot dhe skenat janë të mbyllura natyra është një gjetje për të sjellë materiale të bukura. Ermali gjatë momentit të rubrikës “Reflektim” e pyet se “kur e ke tepruar dhe e ke lënduar Enadën”? “E di kë lëndoj unë, që sot do t’i kërkoj ndjesë…. (qan) tim atë! Në fillimet e mia më thonin goca…

Read More