Author: tirana

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Uniformat blu e kanë shoqëruar më pas R.GJ, me detyrë oficer i policisë Gjyqësore të Rrethit Elbasan. Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka përplasur një automjet gjatë parakalimit të gabuar. Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Deputeti i PS, Alket Hyseni teksa po fliste për disa pamje të dhunës gjatë protestave të të rinjve në Tiranë kundër vrasjes së Klodian Rashës, i quajti ata bastardë. Deputeti iu referua një adoleshenti që mbante një shishe benzinë në duar si “surrat”, ndërsa shtoi se këta të rinj që protestojnë, nuk përfaqësojnë rininë e vendit. Kjo solli reagimin e ashpër të Enton Alibekaj, i cili u shpreh se “Ata i dënon ligji, jo partia”. Pjesë nga biseda Alket Hyseni: Ky surrati këtu nuk përfaqëson të rinjtë shqiptarë. Ka një shishe benzinë me vetë. Një tjetër sulmon me gurë. Këta bastardë nuk…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit, ku një 48-vjeçar nga Ferizaj ka vrarë kunatën dhe ka plagosur rëndë të vëllanë. Sipas mediave gjermane, autori kishte shkuar te banesa e ish-bashkëshortes së tij, ku kishte takuar vëllain dhe gruan e tij që ishin gjendur aty në atë moment. Mësohet se vëllai i autorit nuk e kishte lejuar të hyjë brenda në banesë. 48-vjeçari ka reaguar keq ndaj këtij veprimi, duke vrarë kunatën dhe duke lënë të plagosur rëndë vëllanë e tij. E gjithë skena e krimit u zbulua nga fqinji i familjes, i cili kishte njoftuar policinë.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha. I ftuar në emisionin “Ilva Now”, Berisha u shpreh se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit. Sipas liderit historik të Partisë Demokratike, edhe i vëllai i të riut ishte pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye është larguar nga vendi, për të shmangur edhe ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve. “Sa për dijeni u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat…

Read More

Komisioni Parlamentar I Ligjeve ka miratuar të hënën disa ndryshime në Kodin Penal të cilat ashpërsojnë dënimet për ndërtimet pa leje, veçanërisht kur ato sjellin pasoja të rënda në jetët e qytetarëve. Me dënime të ashpra penale do të përballen jo vetëm ndërtuesit që shkelin ligjin, por edhe mbikëqyrësit apo kolauduesit e punimeve, të cilët në raste ekstreme mund të dënohen edhe me 15 vite burgim. Komisioni Parlamentar I Ligjeve ka miratuar edhe disa ndryshime që përcaktojnë se veprat penale në fushën e zgjedhjeve do të hetohen nga SPAK. Komisioni Parlamentar I Ligjeve miratoi edhe disa ndryshime të lindura nga…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie. Kryemadhi tha se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të mazhorancës. “Absolutisht jo. Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë. Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të…

Read More

Artisti i njohur me emrin Noizy ka dalë kundër Stresit, lidhur me protestën e fundit. Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se kauza e tij në protestën për Klodianin kaq ishte. Ai shkruan se edhe qorri e sheh, që kjo është një protest politike. Ai ka një propozim tjetër. “Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit, dhe jot ë merremi me protesta për të mbrojt by***** tona”, shkruan ai. Kujtojmë se Stresi u shpreh se vrasja e Klodian Rashës nuk i përket vetëm familjes së tij por është kauza e të gjithë shqiptarëve. Sipas Stresit nuk ka…

Read More

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon dhe ofendon murgun e këtij Manastiri. Shkak janë bërë akuzat e murgut, i cili e ka denoncuar priftin për vjedhje. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua murgu i manastirit, i cili fillimisht tregoi jetën e tij brenda shtëpisë së Zotit. Ai tha se është me origjinë nga Korça, ndërsa pohoi se ka qenë edhe në disa manastire të tjera, para se të zhvendosej në Zvërnec. Tregon se, ka braktisur familjen për t’iu përkushtuar…

Read More

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore. Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

Read More

Nga Stambolli vjen historia e rrallë e dy tifozëve të përjetshëm të skuadrës së Fenerbahçes. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, që ndiqnin bashkë ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës, deri në vitin 2016. Pasi bashkëshorti ndërroi jetë, ajo vazhdoi të shkonte në stadium e vetme deri rreth 10 ditë më parë, kur edhe zonja ndërroi jetë.

Read More

Brenda 31 dhjetorit, Bashkia Tiranë shpall fituesit e kredisë së butë. 1000 qytetarë nga 2400 që kanë aplikuar do të jenë përfituese. Anisa Subashi, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë tha për Report Tv kategoritë që janë më të favorizuara për ta fituar. “Ne jemi në fazën përmbyllëse. Është bërë gati gjithë listën për t’ia çuar këshillit bashkiak. 1000 familje do jenë fitues të kredisë së butë. Kanë aplikuar 2400 individë. Patjetër ka pasur një sërë kriteresh. Ka qenë periudhë e gjatë. E zgjatëm afatin për shkak të pandemisë, karantinës. Në fokus tre kategori. Rom e egjiptian, gratë e…

Read More