Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Një lajm i mirë mund të vijë në punë. Në dashuri, Hëna favorizon pasionin. Demi Në punë është sikur jeni duke kërkuar rrugën tuaj dhe në 2021 do të keni një shans të madh për sukses. Kujdes nga polemikat në dashuri. Binjakët Një ditë pozitive për ju si Binjakë, veçanërisht për sa i përket biznesit dhe ekonomisë. Sfera sentimentale është gjithashtu shumë e mirë me ditë intriguese dhe plot pasion gjatë rrugës. Gaforrja Horoskopi Paolo…
Author: tirana
Vendet e Bashkimit Evropian mund të fillojnë vaksinimin për koronavirusin para fundit të vitit 2020. Kështu ka deklaruar sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Çdo ditë është e rëndësishme. Ne punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar vaksinat për Covid-19. Unë i mirëpres lajmet e Agjencisë Europiane të Barnave që parashikojnë takimin për të diskutuar vaksinën Pfizer-BionTech para Krishtlindjeve. Evropianët e parë ka të ngjarë të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, shkroi Ursula von der Leyen, në Twitter. Kjo deklaratë pasoi vendimin e rregullatorit të barnave të BE-së për të sjellë aprovimin e mundshëm të…
Aksidentohen dy makina në kryqezimin e Berxullës me Laknasin, e për pasojë ka mbetur i dëmtuar një 75-vjeçar që drejtonte njërën prej mjeteve. “Njëri nga drejtuesit e mjetit shtetasi V.B, është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thanë blutë e kryeqytetit. Policia bën me dije se pas përplasjes së dy makinave, është dëmtuar dhe një mjet tjetër që ka qenë i parkuar. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 15.12.2020, tek kryqezimi i Berxullës me Laknasin, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues V.B., 75 vjeç, me mjetin me drejtues E. P., 43 vjeç si dhe një mjet i…
Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit. Kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën. “Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me Klodian Rashën, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në distancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka…
Eusebio nuk mban dot nervat dhe përplasi në tokë shef Renaton. Gjithçka nisi kur ‘djalli’ hodhi tiganin me patate të Eusebios, diçka që su pranua nga konkurrenti. Pamjet bënë xhiron në rrjetet sociale. Por ish- konkurenti i “Hell’s Kitchen” nuk ndihet aspak i penduar me veprimin e tij. “E meritoi, ishte mbushur kupa, nuk mbante më”- thotë Eusebio. Megjithatë duket se inati i Eusebios është më i thellë pasi ai përmendi periudhën kur punonte në restorantin e Renato Mekollit. Ai tregon se shefi e ka përzënë dhe marrëdhënia e tyre në punë nuk ka qenë aspak e mirë. Eusebio rrëfeu…
Një javë nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, Prokuroria e Tiranës paralajmëron ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të Policisë Nevaldo Hajdaraj. Në një deklaratë të sotme, prokuroria shprehet se kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer. Prokuroria deklaron gjithashtu se në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me armë…
Kohët e fundit, personazhë të njohur për publikun janë vënë në shenjestër të disa personave, të cilët u kanë hapur profile fallco në rrjete sociale. Një ndër to është edhe ish-deputeti Mark Frroku, partneri i aktores së njohur, Rudina Dembacaj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Dembacaj sqaron të gjithë ndjekësit për këtë situatë. Ish deputetit i hapin profil të rremë në “Facebook”, “Profili në ‘Facebook’ me emrin Mark Frroku është profil fals. Ju lutem report. Jo për gjë, po Marku ka super drejtëshkrim. E vetmja gjë që më acaroi kur pash që nuk ka vënë asnjë shenjë pikësimi”, shkroi aktorja,…
Kur sëmuremi, dëshira për të shpëtuar prej saj është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt. Anashkaloni pushimin Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndjerë më mirë. Injoroni simptomat Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato. Hiqni dorë nga gjumi Mungesa…
Zbardhen detaje nga dosja e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcës Shqiponja. Në rubrikën “Opinion”, gazetarja Lala zbardh dëshminë e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit. Kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i Shqiponjave ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën. “Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me Klodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe…
Fushata e imunizimit kundër koronavirusit nisi edhe në Kanada. Një grua e moshuar ishte e para që mori vaksinën e Pfizer dhe BionTech në Kebek. Kanadaja, e cili u bë vendi i tretë në botë që nisi vaksinimin e popullsisë, ka listuar si grupe prioritare punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit në qendrat e kujdesit afatgjatë. Kebeku është më i godituri nga covid-19, mes 10 rajoneve kanadeze. Rreth 50 mijë vetë, pritet të vaksinohen atje deri më 4 janar, siç bënë të ditur autoritetet shëndetësore. Kanadaja numëron rreth 13 mijë 400 viktima në total, 60 për qind prej të cilave…
Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar lajmet se është në pritje të ëmbël duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha. “Pritja me e embel, e lumtur dhe mirenjohese per cdo sekond te jetes, te presim me padurim”, shkruan Andrra duke falenderuar Rezarta Shkurtën për foton. Me një tjetër postim, Andrra zbulon se ajo është në pritje të një vogëlushi dhe dëshira e Ansit është bërë realitet pasi ai gjithë këtë kohë kërkonte një vëlla. “Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te…
Me kërkesë të familjes, Veliaj do t’i propozojë Këshillit Bashkiak emërtimin “Klodian Rasha” të rrugës pranë shtëpisë Rruga pranë shtëpisë së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, do të mbajë emrin e tij. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi sot, gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në Kashar, një detaj nga vizita që pati në familjen e të riut, gjatë së cilës babai i Klodianit, Qazimi, i ka kërkuar që emri i rrugës pranë shtëpisë të mbajë emrin e djalit të tij. Veliaj u shpreh se dëshira e të atit do t’i shkojë për propozim Këshillit Bashkiak të Tiranës javën e ardhshme.