Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 809 raste të reja dhe 12 humbje jete si pasojë e Covid-19. Vijon të ketë shifra të larta infektimesh, ku nga 2711 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë. Numri i përgjithshëm i infektimeve në vend ka shkuar në 50.000, prej të cilave 23.096 janë raste aktive. Fatkeqësisht, nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës 12 qytetarë, duke e çuar në 1028 numrin e jetëve të humbura. Ministria njofton se numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon…
Author: tirana
Pas “Përputhen”, moderuar nga Bora Zemani dhe “Love Story”, nga Alketa Vejsiu, edhe Arbana Osmanin do e shohim me një rubrikë të re mbi dashurinë në programin e saj “Dua të të bëj të lumtur”. Një zonjë e quajtur Vjollca ka vendosur të gjejë dashurinë me ndihmën e Arbanës. Këtë e bën të ditur vetë Arbana, e cila ka publikuar disa video me zonjën në fjalë teksa ndodhen në zyrë. Arbana tregon se zonja i ka kërkuar ta ndihmojë të gjejë partnerin e jetës dhe kështu moderatorja ka vendosur të hapë një rubrikë të re në “Dua të të bëj…
Ish badigardi i Sali Berishës, Sali Lushaj, i është përgjigjur gazetarit Frrok Çupi i cili përmes një shkrimi hodhi dritë mbi të shkuarën e Lushajt. Me tone paralajmëruese dhe kërcenuese, Lushaj i kujtoi gazetarit se nuk ka dashur kurrë ta vrasë dhe se sipas tij e ka pasur këtë mundësi. Ndër të tjera, Lushaj thotë se djali i tij Arkimedi organizoi protestat ditët e fundit dhe i ka tmerruar të gjithë. Më poshtë shkrimi i plotë: “Pushka do burrni ..Ti je mushk , as burre as grua! E nese plumbat do ishin prej m ..i besome nuk ti kisha kursye!…
Dukesha Kate Middleton do të bëhet sërish teze. Sipas mediave të huaja, motra e saj Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj James Mattheës po presin të bëhen prindër. “Pippa dhe James janë shumë të lumtur, ky është një lajm fantastik pas këtij viti kaq të vështirë. E gjithë familja është e lumtur,”- tha një burim pranë familjes mbretërore. Pippa dhe James, të cilët u martuan në vitin 2017, kanë një djalë 2 vjeç, teksa pritet që në ditët në vazhdim të zbulohet edhe gjinia e fëmijës së dytë.
Kuvendi po kërkon një inspektor të ri për kontrollin e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, kjo pasi Shkëlqim Ganajt i mbaron mandati, dhe ai nuk ka rikandiduar në garën e shpallur nga Parlamenti. Në përfundim të mandatit 7 vjeçar, edhe pse nuk garon vetë, Ganaj do të ketë në garë një prej vartësve të tij. Mes aplikantëve bie në sy emri i Evgjeni Basharit, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Inspektoratit. Në garë, janë dhe emra të njohur, si Eridjan Salianji, ish zv/ministër drejtësie në qeverinë socialiste, dhe përfaqësuesi zyrtar i PS-së në KQZ. Postin e…
Policia ka ndaluar shefen e shërbimit të Provës në Laç, Lindita Lajçaj, nën akuzën për korrupsion. Mësohet se ndalimi i saj është bërë përmes personave të infiltruar. Lajçaj është akuzuar edhe më herët për humbje dosjesh.
Pandemia Covid-19 që ka shqetësuar mbarë botën dhe ka marrë jetën e një numri jashtëzakonisht të madh njerëzish, po përpiqet të luftohet me çdo kusht! Një prej personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar, Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla, janë prekur nga kjo situatë. Ndaj, ata kanë menduar të japin ndihmën e tyre në luftën kundër Covid-19. Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ka treguar në një postim në InstaStory se çifti ka dhuruar para për të blerë aparaturat e nevojshme për Covid-19. “Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen…
Kadastra shqiptare njofton se Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e certifikatës së së regjistrimit të pronësisë. Në vendim thuhet se kjo është bërë për të paraqitur në mënyrë më të saktë dhe më të plotë të dhënat kadastrale referuar dokumentacionit tekniko-ligjor. “Të nderuar qytetarë! Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe! Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “Per miratimin e modeleve te akteve kadastrale dhe te dhenave ne permbajtje te hartes kadastrale“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe…
Festat kanë ardhur në shtëpinë e Besit, Xhensilës dhe Ajkës dhe ambienti i tyre është mbushur me drita e ngrohtësi! Edhe këtë vit, Krishtlindjet kanë një kujtim të veçantë në familjen Kallaku, pasi çifti ka realizuar një super video që na kënaqi sytë në Instagram. Besi, Xhensila dhe Ajka shfaqen duke luajtur e duke përkëdhelur njëri-tjetrin, duke gatuar e duke u përqafuar së bashku, ndërsa gëzimi lexohet qartë në sytë e tyre. Ky është ndër rastet e rralla kur ata tregojnë edhe portretin e të voglës së tyre Ajkës, e cila rritet dita-ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë. Si…
Institucionet publike rezultojnë subjektet që e zbatojnë më pak protokollin e sigurisë anti – covid. Brenda periudhës 1 Nëntor deri në 14 Dhjetor, 36 institucione publike janë pezulluar nga aktiviteti i tyre fizik me vendim të Inpektoratit Shtetëror Shëndetësor. Puna në mjedise të mbyllura dhe në kolektiv, e rrit mundësinë e krijimit të vatrave infektive, ndaj mungesa e maskës dhe e kushteve higjeno – santitare solli penalizimin e tyre. I njëjti vendim është marrë nga ISHSH edhe për 55 subjekte të tjera mes të cilave 19 fasoneri, 4 Institucione Shëndetësore Publike, 5 kompani nafte, 3 institucione financiare, 1 laborator mjekësor…
1.Kërthiza Supozohet që kjo pjesë trupi të lahet një herë në javë në një mënyrë të veçantë. Merrni një kunjë veshësh, bëjeni me pak alkool dhe pastrojeni me kujdes nga brenda. Pastaj shpëlajeni me ujë të freskët për të hequr alkoolin e mbetur. Shmangni locionet e trupit në atë zonë. 2. Veshët Harroni duart apo kunjat e rrezikshme për të pastruar dyllin. Në vend të kësaj, merrni pak vaj bebesh ose glicerinë për të zbutur dyllin. Pas 1 ose 2 ditësh, hidhni disa pika uji të vakët në vesh dhe ktheni kokën në anën tjetër që të rrjedhë. Përsëriteni procesin…
Kuvendi kërkon që të dëgjojë në një seancë Dick Marty për të sqaruar akuzat e ngritura në raportin e tij për shtëpinë e verdhë dhe krimet e luftës të UÇK si dhe të shpjegojë se kush e ka ndihmuar në Shqipëri. Pavarësisht dëshirës së disa deputetëvë, kryetari Ulsi Manja ishte më realist, pasi u shpreh se ky Komision i Posaçëm nuk ka juridiksion jashtë vendit. Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të ftohet në një seancë dëgjimore Dick Marty për të hedhur dritë sipas tyre për të gjitha çështjet e ngritura në raportin e tij. Kjo kërkesë u pa me…