Author: tirana

Gentjani dhe Esmerilda kanë një problem shumë madhor. Ata jetojnë me prindërit dhe kunatën, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit nuk i kanë aspak të mira. Vjehrri i Esmerildës është i alkoolizuar dhe mjaft i dhunshëm, duke ia bërë jetën më të vështirë, ndërsa kunata i ndërhyn për çdo gjë. Mirela Milori: Si është raporti me kunatën, ajo pretendon për shtëpinë, tani keni dhe një problem tjetër në shtëpi. Esmerilda: Po, ajo ka marrë një shtëpi me qira atje në fshat, por e paguan kot qiranë sepse rri tek shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës. Është martuar me kushëririn tim. Është martuar shumë herë dhe është…

Read More

Pas publikimit të fotografisë në shtrat me Anën, konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli ka marrë vëmendje me një fotografi tjetër, shkruan Express. Ai është kapur mat me modelen e njohur, Serena Sula. Ata shihen duke biseduar në një lokal, derisa janë të ulur shumë pranë njëri-tjetrit. Arjoni ka qenë një prej konkurrentëve më të komentuar javën e fundit. Gjithë kjo pasi publikoi një fotografi nga shtrati me Anën, konkurrenten tjetër të “Për’puthen”. Pas këtij veprimi të tij, produksioni ka hapur një sondazh për atë se a duhet të përjashtohet Arjoni nga emisioni, dhe në bazë të rezultatit të këtij sondazhi…

Read More

Me një vendim të fundit, zëvendës Kryeministri i vendit Erion Braçe ka caktuar si pjesë përbërëse të grupit negociator për Shqipërinë me Bashkimin Europian, zëvendësministrin e ekonomisë, Besart Kadia. Besart Kadia zëvendëson anëtaren e mëparshme të këtij delegacioni, Belinda Ikonomi. Kujtojmë se Besart Kadia ka qenë pjesë e strukturave këshilluese të Partisë Demokratike, por duket se lënia jashtë liste nga Lulzim Basha e ka hedhur Kadian në krahët e Edi Ramës.

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte ditën sotme në Shijak për të inauguruar shkollën e re, “Kajo Karafili”, që sipas tij është një tjetër pasqyrë e vizionit dhe ambicies për ta kthyer tragjedinë e 26 nëntorit të vjetshëm, në një mundësi të re për fëmijët, mësuesit dhe komunitetin. Por gjatë vizitës nuk munguan batutat dhe “thumbat” për protestuesit, kur një nxënëse i bëri dhuratë një lule në shenjë mirënjohje. Nxënësja: Është një dhuratë nga shkolla jonë, për punën, shkollën, ju jemi falenderues. Edi Rama: Qënka me vazo Nxënësja: Po Edi Rama: Ta mbjellim diku te Kryeministria të vijnë ta shkulin Një batutë edhe për drejtoreshën e…

Read More

Prodhimi është i bollshëm në Bashkinë e Konispolit, ku me këtë kulturë bujqësore janë angazhuar pothuajse të gjithë banorët e zonës. Pavarësisht breshrit të shtatorit, 2020-ta konsiderohet një vit i mbarë dhe prodhimi pritet të jetë më i madh se vitin e kaluar. Shqetësimi i fermerëve mbetet rënia e çmimit në tregun e shumicës, ku një kilogram mandarina shitet për 30 lekë. “Manderinat ka patur pak defekt, ra breshër e kemi pastruar, i hoqëm të dëmtuararat dhe tani nuk ka çmim nuk na e marrin me çmim. Çfarë do të bëjmë ne? I kërkojmë qeverisë të na dublojë pasi nuk…

Read More

Shqipëria mori për herë të parë një medalje europiane në gjimnastikë, në kalin me doreza, por në podiumin e kampionatit të mbajtur në Turqi u ngjit sportisti rus Matvei Petrov, i cili garoi me flamurin kuqezi. “Unë jam shqiptar”, shprehet ai. Por si arriti Matvei të përfaqësonte vendin tonë në arenën ndërkombëtare? Ne biseduam me të dhe trajnerin Alon Hasa, të cilët janë pjesë e një klubi në Pragë. “Unë e kisha ndaluar me gjimnastikën dhe Aloni më tha, nëse do të përfaqësoj Shqipërinë dhe unë pranova me kënaqësi. Tani është një sukses i madh për mua, është e pabesueshme”, shprehet Petrov.…

Read More

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka festuar 41-vjetorin e lindjes së saj gjatë ditës së djeshme. Me rastin e ditëlindjes ajo postoi një foto në rrjetin e saj social, ku dukej plotësisht e zhveshur teksa po lahej në një vaskë. Bashkëngjitur fotos Adelina shkruan: “Ditëlindje si kjo” Ajo ka organizuar edhe një festë me tullumbace në ngjyrë rozë dhe të bardhë. Këngëtarja është e martuar me Val Krasniqin dhe së bashku kanë edhe djalë të vogël, Uliksin. Tashmë Adelina është tërhequr nga muzika dhe po moderon një emision të sajin.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sipas tij pamjet nga qelitë e paraburgimit ku janë futur të arrestuarit pas protestës së zhvilluar ditëve të fundit. Berisha shkruan Rama po përdor si armë kundër kryengritësve të rinj dhe guximtar përveç, gazit helmues, shkopinjve, topave më ujë edhe bombën biologjike Covid-19, duke i futur të rinjtë në qelitë e tij të krimit ngjeshur njëri pas tjetrit.

Read More

Reperi i njohur, Noizy, në lidhje me Skype ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për çështjen e Klodian Rashës ku tregoi edhe për takimin mes tij dhe familjes së të ndjerit 25-vjeçar. “Unë kam marrë pjesë me aq sa kam pasur mundësi edhe nëpër rrjete sociale kam kërkuar drejtësi për Klodianin ku asgjë nuk mund ta kthejë atë pas as protestat dhe kjo është që kam kërkuar. Nuk është se do i nxjerri situata këto njerëz se ai nuk kthehet pas, por diçka simbolike dhe unë isha tek familja dhe nuk është se…

Read More

Presidenti Ilir Meta dekreton marrëveshjen e huasë me BERZH për përballimin e pandemisë: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sapo ka administruar ligjin nr. 144/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji. Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligit dhe marrëveshjes së nënshkruar, rezulton se: Marrëveshja, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë është nënshkruar në tetor 2020 dhe parashikon marrjen nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të një…

Read More

Moderatorja e njohur Eva Murati ka reaguar për protestat që janë zhvilluar pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatorja ka ‘sulmuar’ të gjithë ata persona që janë prekur për djegien e pemës, para jetës së një djali të ri. Murati shkruan se ndërsa shqiptarët kanë shum arsye për të reaguar, ata zgjedhin të reagojnë për një pemë të djegur. Shkrimi i Eva Muratit: “Kronikë e javës që lamë pas. Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të…

Read More

Mbrëmjen e kaluar bëri xhiron e rrjetit videoja e “princit modern” të “Love Story”, Saimirit, i cili i dhuroi puthjen e parë në këtë reality-shoë Silvanës. Afrimiteti i tyre u vu re nga të gjithë, ndaj motra binjake e Silvanës, Albana, njoftoi largimin nga emisioni pasi ky ishte pakti që kishte bërë që në fillim të nisjes së “Love Story”. Pavarësisht se Saimiri dhe Silvana i dhuruan puthjen e parë njëri-tjetrit, “princi” zgjodhi një tjetër emër kur u pyet se cilën prej vajzave në “Love Story” e sheh si partner e tij të ardhshme. Saimiri veçoi kokëkuqen Xhesi, duke treguar…

Read More