Dy fitoret radhazi ndaj Sevillas në La Liga dhe Borussia Moenchengladbach në Champions sukses që i siguroi jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e parë në grup Real Madridit. Kjo ka bërë që të kthehet qetësia në kampin e Los Blancos dhe stoli i Zinedine Zidane tashmë nuk është në pikëpyetje. Ndaj gjermanëve të Gladbach falë dy golave të Karim Benzemas në pjesën e parë trajneri francez arriti fitoren e tij të 150-të në stolin madrilen. Zidane ka 105 fitore në LaLiga, 28 në Champions League, 8 në Copa del Rey, 4 në Kupën e Botës për Klube, 3 në…
Author: tirana
Reperi Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur me emrin e artit Stresi, ka folur për herë të parë nga arratia lidhur me protestën e djeshme për Klodian Rashën, ku edhe vetë ishte pjesëmarrës. Stresi ka marrë përsipër të gjithë organizimin e protestës, duke u shprehur se nuk kishin për qëllim të digjnin zbukurimet e Krishtlindjeve, por situata doli nga kontrolli. Gjatë rrëfimit të tij në një live me ndjekësit e tij, Stresi nuk e fshehu zemëratën me kolegë, personazhe publikë dhe moderatorë që e kritikuan për aktet e protestës, duke i ofenduar. Ai paralajmëroi se nuk do të ishte në protestën…
Komentuesit janë revoltuar me postimin që ka bërë në rrjetet sociale blogerja e njohur, Armina Mevlani, të cilët kanë pritur nga ajo një reagim për vrasjen e Klodian Rasha, 25-vjeçarit që u qëllua nga një efektiv policie. Ditën e mërkurë, kur u zhvillua dhe protesta në kryeqytet, Armina postoi një thënie filmi dhe një foto bashkangjitur, duke nxitur edhe komentet e ndjekësve në Instagram. “Te ngeli mendja ke dashuria dhe seksi si nk bere 1 postim per krimin qe ndodhi”, shkruan komentuesja. Por Armina ka zgjedhur t’i përgjigjet dhe të replikojë me të, duke i sqaruar se ka ndërmend që…
Kur ka më pak se 2 muaj në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, Bledar Skënderi ka folur me gjuhën e shifrave për punën e këtij Institucioni dhe objektivat për vitin 2021. Skënderi bëri me dije se deri më tani janë kryer 25 mijë inspektime, ku nuk kanë munguar ndëshkimet për bizneset. Në studion e Report TV, ai evidentoi edhe bizneset që kryesisht i kryejnë më shumë këto shkelje. “Janë 25 mijë inspektime, janë vendosur rreth 5 mijë masa administrative, nga këshillimi deri në mbyllja e aktivitetit, janë mbyllur 25 subjekte për mos plotësim kushte, janë vendosur disa gjoba. Shkeljet…
Protesta që nisi paqësore në Korçë ka agravuar në dhunë. Disa të rinj kanë goditur me shishe dhe gurë drejt policëve në Drejtorinë e Policisë në Korçë. Për pasojë ka mbetur një efektiv i plagosur nga gurët e qëlluar drejt tyre.
Krahas faktit se është një këngëtare e suksesshme, Samanta Karavella shpesh merr vëmendjen e faqeve rozë për shkak të fotove provokuese që ajo herë pas here ndan me ndjekësit . Samanta, së fundmi, duket se i ka mahnitur të gjithë teksa ka pozuar me reçipeta transparente dhe ka “çmendur” ndjekësit.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 humbje jete dhe 873 raste të reja nga 2714 testime që janë bërë, ndërsa 537 persona janë shëruar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve humbën jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç. Ministria njofton se janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë.…
Ka nisur marrja e masave për protestën e dytë që pritet të mbahet pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në kryeministri do të stacionohen dhe autoblinda të policisë. Gjithashtu, përpara Ministrisë së Shëndetësisë duken disa furgonë policie, forca të shumta policie me kundra gaz, të cilët kanë rrethuar ndërtesën ku mendohet se do të mblidhen njerëzit.
Nga Patrycja Sasnal, European Council on Foreign Relations Gjatë 2 muajve të fundit, një zemërim publik rreth ekstremizmit islamik ka përfshirë të gjithë Europën. Së pari, presidenti francez Emmanuel Macron paraqiti planin e tij me pesë pika për të luftuar “separatizmin islamik”. Më pas, sulmet terroriste goditën Parisin, Drezdenin, Conflans-Sainte-Honorine, Nice dhe Vjenë – mes tyre një sulm veçanërisht brutal dhe i tmerrshëm mbi mësuesin, Samuel Paty. Kjo nxiti një deklaratë të përbashkët nga ministrat e brendshëm dhe zyrtarët e BE-së mbi luftën kundër terrorizmit. Debati publik mbi terrorizmin tani është i mbushur me ide të rrezikshme dhe aspak produktive, duke…
Edhe Lori Hoxha ka reaguar në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i njësisë “Shqiponja”. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të një shprehjeje që është bërë virale ditën e fundit. “ke telefonon kur policia vret?”, shkruhet në një mur. Lori shprehet se për çështje të tilla kaq sensitive nuk preferon të flasë shumë, sepse është e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Ajo thotë se ka një presion të jashtëzakonshëm për të bërë apo thënë diçka në të tilla raste. Lori shprehet se çdokush mund të shkruaj diçka nga komoditeti i shtëpisë vetëm për të qenë…
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen e Klodian Rashës së bashku me ministren Elisa Spiropali. Ndërkohë, janë mësuar edhe disa detaje nga ajo se çfarë kishte biseduar me të ëmën e Klodianit. E ëma i tha se si ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë . E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit…
Familja mbretërore britanike ka sjellë këtë vit një portret familjar, ku sigurisht janë zbatuar rregullat e distancimit social. Një foto e tillë ishte e duhura për ta mbyllur një vit kaq të vështirë, duke shpresuar se 2021-shi do të vijë më i mbarë. Cfarë ra në sy në kartolinën e familjes mbretërore ishte fakti që Duka Harry dhe Dukesha Meghan Markle mungonin. Ata janë larguar prej kohësh nga pallati mbretëror dhe kanë nisur një jetë të thjesht larg familjes mbretërore. Kate Middleton, e cila u shfaq e veshur me nje pallto jeshile të errët, krah bashkëshortit të saj, Princ Ëilliam.…