Nga Alteo Hysi/ Një 25 vjeçar mbeti i vrarë në Tiranë, në orët e para të datës 8 dhjetor, nga go di tja me armë prej një punonjësi të Policisë së Shtetit. Pas ngjarjes së rë ndë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare, duke theksuar se pas analizës së bërë, kishte rezultuar që punonjësi i policisë së shtetit nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme. “Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të…
Author: tirana
Ditën e djeshme në qytetin e Tiranës u mbajt një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë. Por diçka e pazakontë ndodhi në protestë. Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën për të kërkuar drejtësi, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit. Ndërkohë, me anë të një video-mesazhi për emisionin “Shqipëria Live”, Bora Haruni nga fshati Shalës i Sarandës, është shprehur se e gjithë kjo ka qenë një keqkuptim. Ajo thotë se është rritur në një lagje me Kliodian Rashën dhe e ka ndjerë veten si të ishte motra e tij. Haruni thotë se punon…
Moderatoren Fjoralba Ponari e kemi me imazhin e saj të kuruar në rrjetet sociale. Por Ponari është kapur në një moment të silkletshëm nga paparacët. Teksa ndodhej e ulur në një lokal, Fjoralba ishte në siklet, duke mbuluar me duar gjatë gjithë kohës pjesën midis këmbëve.
Për Rudina Dembacaj është folur shumë gjatë vitit që lamë pas duke qenë kryefjala e shtypit rozë për bdarjen nga ish partneri. Aktorja shumë e dashur për publikun, ka preferuar të heshtë rreth kësaj çështjeje, duke mos dashur të japë detaje të tjera ,pasi tashmë zemra e saj i përket ish-deputetit të PS-së, Mark Frroku me të cilin edhe bashkëjeton. Megjithatë kemi parë që ajo dhe ish-partneri ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe do të jenë gjithmonë të lidhur nga vajza e tyre, Viktoria. Së fundmi Dembacaj ka publikuar disa foto të ëmbla me vajzën e saj dhe ish-bashkëshortin Aleksin.…
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë ka ngritur në këmbë popullin shqiptar dhe një protestë e dhunshme u mbajt mbrëmë në kryeqytet. Kërkimi i drejtësisë përshkallëzoi në dhunë mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ndaj këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një mesazh për këtë kaos të krijuar. Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje prej huliganësh. “Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë…
Në rrezik shkarkimi deri përpara sfidës kundër B.Monchengladbah por tani Zinedine Zidane mund të marrë frymë lirisht. Reali i tij nuk zhgënjeu në sfidën e fundit në “Bernabeu”, fitorja e pastër 2-0 i dhurojë spanjollëve kreun e grupit b në kuotën e dhjetë pikëve. Njeriu i ndeshjes ishte Karim Benzema, autor i një “dopjete”. Gjithçka u zgjidh brenda pjesës së parë, më saktë brenda 32 dy minutave. Dy fitoret e fundit, në La Liga kundër Sevilla dhe mbi të gjitha ndaj gjermanëve përforcojnë pozitat e francezit në krye të Realit. Pavarësisht këtij fakti, Zidane është i qartë se nuk mund…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen. “Unë jam babai i një djali të vogël dhe e marr me mend si i është thyer zemra babait të Klodit sepse nuk besoj se ka…
Rastet e mashtrimit nga ana e fallxhoreve, nuk janë të paktat në vendin tonë. Një 35 vjeçare në Tiranë është detyruar që të denoncojë në polici një fallxhore, e cila e kishte mashtruar. Policia ka proceduar shtetasen me inicialet A.SH., e cila i ka marrë një 35-vjeçare rreth 12 mijë euro. Fallxhorja i kishte premtuar ndryshimin e fatit me ‘fall’ një 35-vjeçareje. Dhe gjatë kësaj periudhe 2 mujore, ajo ka arritur që ti marrë shumën e majme 35-vjeçares, e cila ishte në kërkim të një fati të mirë. Duke parë gjendjen emocionale të vajzës së zhgënjyer, fallxhorja e kishte edhe…
Një sulm terrorist në Afganistanin Lindor i ka marrë jetën në mënyrë tragjike një gazetarje dhe shoferit të saj. Malala Maiwand ishte rrugës duke shkuar në punë në Jalalabad mëngjesin sotëm, kur persona të armatosur hapën zjarr ndaj automjetit të saj, dhe për pasojë humbi jetë edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir. Sipas BBC asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër sulmin e kryer të enjten e 10 dhjetorit. Maiwand njihej gjithashtu si një aktiviste e shoqërisë civile. Ajo kishte folur më parë për sfidat e të qenit një gazetare femër në vend.
Papa Françesku ka emëruar ditë e sotme Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri. Mësohet se këtë mision Ati i Shenjtë ja ka besuar Shkëlqesisë së Tij, Imzot Luigi Bonazzi deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada. “…Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. “, me këto fjalë u është drejtuar Sh. T. Nunci Apostolik të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij në vendin tonë. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti…
Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘’Stresi’’ për protestën e djeshme në Tiranë. Reperi Arkimed Lushaj, ka sfiduar policinë përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar një video në Instagram, ndërsa shfaqet në automjet duke kënduar këngën e tij.
Gjatë prezantimit të draft-raportit për Shqipërinë, eurodeputeti David Lega, tha në Parlamentin Evropian se Shqipëria ka bërë progres, por shqetësim mbetet përmbushja e të gjitha kushteve për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Eurodeputeti dhe Raporteri për Shqipërinë në PE, Lega deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi sipas tij, populli shqiptar meriton një progres të qëndrueshëm. “Shqipëria ka bërë progres, por patjetër që shqetësimi jonë është që të përmbushen të gjitha kushtet para hapjes së negociatave. Duhet të vazhdohet më tej kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duhet bërë më shumë…