Pritet të përballet ditën e sotme me trupën gjykuese efektivi i ‘Shqiponjave’ që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, Klodian Rasha, tre ditë më parë. Masa e sigurisë për N. Hajdaraj, pritet sot në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit. Bëhet me dije sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit duke vrarë Klodian Rashën. Vdekja e e të riut shkaktoi një revoltë të gjerë në vend, ku u shoqërua edhe me protesta ditën e djeshme, ku të tjera…
Author: tirana
SHBA-ja regjistroi mbi 3 000 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 220 000 infektime të reja, një nivel që kalon rekordet, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Autoritetet shëndetësore amerikane e prisnin këtë shpërthim pas lëvizjes së miliona amerikanëve me rastin e festës së Thanksgiving dy javë më parë, pavarësisht thirrjeve për të qendruar në shtëpi. Kalifornia, rajonet e të cilës janë rikufizuar në fillim të javës, ka regjistruar vetëm ajo më shumë se 30 000 raste me COVID-19, një rekord për një shtet në një ditë, sipas Covid Tracking Project. Numri…
Lajme të këqija për Napolin dhe për përfaqësuesen Shqiptare. COVID-19 prek sërish kapitenin Elseid Hysaj. Anësori kuqezi rezultoi fillimisht pozitiv pas grumbullimit me ekipet kombëtarë, në fund të aventurën në Ligën e Kombeve, qëndroi në Shqipëri deri sa testi i radhës i doli negativ por me sa duket coronavirus ka prekur sërish mbrojtësin e Napolit. Ka qenë vetë klubi që me anë të një komunikate për mediat ka saktësuar se Hysaj dhe Rrahmani të dy kanë rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan përpara sfidës kundër Real Sociedad. Të dy lojtarët janë izoluar menjëherë në pritje të tamponit të radhës,…
Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso, ka publikuar detaje tronditëse mbi jetën private të Diego Armando Maradonës. Ajo transmetoi në emisionin “Pomeriggio 5” audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë. Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma. “Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë…
Margaret Keenan, britanikja 90-vjeçe që është personi i parë në botë që mori vaksinën e Pfizer kundër coronavirusit, ka thënë se po ndihet mirë paso që sot është liruar nga spitali, shkruan Reuters. Keenan pasi që kishte marrë vaksinën, për një kohë të shkurtër është mbajtur në spital për shkak të kontrolleve në zemër. Ajo ka theksuar se në ditën kur është vaksinuar ka qenë shumë e rëndësishme për të, ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë në botë – duke bërë apel qytetarëve që të lajmërohen për vaksinim kundër COVID-19. “Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që…
Që nga fillimi i pandemisë në botë nga COVID-19 janë shëruar 48.019.261 persona. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi COVID-19 që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 69.262.546 raste me koronavirus. Si pasojë e infektimit me koronavirus në botë kanë humbur jetën 1.576.186 persona ndërsa rastet aktive arrijnë shifrën afër 19.66 milionë. Më së shumti persona të shëruar janë në Indi në të cilën u shëruan 9.25 milionë pacientë. Në SHBA janë shëruar 9.22 milionë ndërsa në Brazil 5.9 milionë persona. Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa…
Një raport i ri, mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave. Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave. Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre. Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë.…
Marshimi i protestuesve mbrëmjen e sotme u mbyll në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha. Babai i 25-vjeçarit që u vra nga policia, u shpreh se ajo që i ndodhi atij, uron që të mos i ndodhë askujt. “Unë i shërbej vetëm familjes sime jo politikës, sot varrosa djalin, fajtori të shkojë te vendi që meriton. Ne kemi një fije shpresë, të kemi të ardhme për të këtë vend, të rrisim fëmijët pa ndrojtje. Mos i raftë askujt, nuk ia dëshiroj askujt” tha ai. Por a ka pasur kontakte nga familja e efektivit, që i vrau djalin? “As nuk e…
Disa qytetarë në orën 22:30 kanë nisur një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e të viktimës Klodjan Rasha. Marshimi ka nisur pikërisht kur fillon ora policore gjatë të cilës u vra dhe i riu.
Mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë” në ABC, ishte e ftuar edhe moderatorja Ori Nebijaj. Ajo ndau me publikun momentin më të vështirë të jetës së saj që ishte humbja e babait. “Ndarja nga jeta e babait tim ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Ndodhi shumë shpejt, askush nuk e priste pasi ai ishte shume i shëndetshëm, aktiv me energji te paparë. Kuptova çfarë kanë dashur njerëzit të thonë kur kanë treguar se nga dhembja ju është shembur tavani mbi kokë, ishte vërtetë ashtu“, nisi rrëfimin e saj Ori. Ajo tregoi se humbja e…
Pas qetësimit të protestës përpara Kryeministrisë për vrasjen e Klodjan Rashës, disa punonjës kanë blinduar dyert e këtij institucioni. Nga protesta, dyert e kryeministrisë u shqelmuan dhe thuajse u shkatërruan.
Mjeku Genc Sulçebe u shpreh se nëse e kemi kaluar covidin, është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite. “Nëse e kemi kaluar covidin, është e qartë se nuk do të sëmuremi për disa vite, se përndryshe kalojmë ligjet e biologjisë. Ka disa raste kur virusi është shfaqur disa derë, por ky është një përjashtim. Edhe ndaj gripit ne nuk reagojmë njëlloj se kjo varet nga sistemi imunitar. Këto riinfektime nuk kanë qenë të rrezikshme deri më tani”, tha Sulçebe në Ora News.