Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Njihuni me arsyet pse duhet të konsumohet kafja për njerëzit që vuajnë nga…

10:05 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fd1e4e446f39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një raport i ri, mbi kafen konfirmon se konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e veshkave.

Pas shumë studimesh të ndryshme kërkimore u arrit në përfundimin se konsumimi i rregullt i kafes ndihmon në shëndetin e mirë të veshkave. Studiuesit përmblodhën të gjithë rezultatet e studimeve në një raport të vetëm, sipas të cilit konsumi i kafes parandalon dhe ul ndjeshëm rrezikun nga sëmundjet e veshkave dhe në disa raste stopon progresin e tyre.

Sipas raportit, norma e konsumit të kafeve në ditë për personat që vuajnë nga veshkat nuk mund të kalojë 2 apo 3 kafe në ditë. Megjithatë, të gjithë personat me problemet me veshkat nuk duhet të harrojnë kujdesin që duhet të tregojnë sidomos me reduktimin e pirjes së alkolit, regjimin ushqimor, konsumin e ujit si dhe ushtrimet fizike. Në krahasim me njerëzit që konsumojnë pak kafe, ata që pijnë shumë nga ky stimulant janë 25 përqind më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Nephrology Dialysis Transplantation. Sipas të dhënave, pirja e kafesë përfaqëson një alternativë të thjeshtë, mirëbërëse dhe të lirë për shëndetin. Kjo mund të ndodhë sepse kafeja përmirëson funksionin e enëve të gjakut nëpërmjet oksidit nitrik, një substancë që konsiderohet kyçe për shëndetin e arterieve. Kafja ofron shumë përfitime të tjera.

Sëmundjet e zemrës
Deri pak kohë parë, mendohej se personat që vuanin nga sëmundjet e zemrës nuk duhet të konsumonin kafen, pasi i përkeqësonte gjendjen. Por në studime serioze mjekësore të viteve të fundit, rezulton se personat që pinin deri në 3 filxhanë me kafe në ditë, parandalonin krijimin e kalcifikimit të enëve të gjakut.

Ishemia
Ky komplikim ndodh kur një pjesë e trurit nuk arrin të furnizohet me gjak dhe konsumimi i sasisë me kafe apo çaj ul mundësitë që kjo të ndodhë. Të dhënat tregojnë se kafja ul inflamacionin dhe kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

Diabeti
Kafja ka lidhje me uljen e rrezikshmërisë së shfaqjes së kësaj sëmundje. Kafja përmban disa antioksidantë që e mbajnë nivelin e sheqerit në trup në ekuilibër dhe të qëndrueshëm. Më e mira është që ajo të konsumohet pa ëmbëlsues.

Mëlçia
Ky është një tjetër organ që përfiton nga konsumimi i një filxhani me kafe. Nëse pini 3 filxhanë në ditë, ju ulni rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo dhe rasteve të tjera të rënda./AgroWeb.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.