Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Reagon përsëri vajza që u prezantua si motra e Klodian Rashës dhe habit me deklaratën: Kjo është e vërteta

14:25 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fd21ded0b0b0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme në qytetin e Tiranës u mbajt një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit nga efektivi i Policisë. Por diçka e pazakontë ndodhi në protestë. Një vajzë mes qindra protestuesish që u mblodhën për të kërkuar drejtësi, ka pretenduar që është motra e këtij të fundit.

Ndërkohë, me anë të një video-mesazhi për emisionin “Shqipëria Live”, Bora Haruni nga fshati Shalës i Sarandës, është shprehur se e gjithë kjo ka qenë një keqkuptim. Ajo thotë se është rritur në një lagje me Kliodian Rashën dhe e ka ndjerë veten si të ishte motra e tij.

Haruni thotë se punon në kasë, në një supermarket, dhe bën një jetesë midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Vajza i kërkon falje familjes Rasha dhe thotë se nuk ka komunikuar me ta.

Më tej, ajo zbulon se i ra të fikët në protestë pasi e goditën në bark dhe në shpinë.

“E kane keqkuptuar se si te isha motra e tij, por jemi rrit ne nje lagje dhe prandaj kam folur si motra e tij. Nuk e dija se kane marre njoftimet njerezit dhe punoj ne kase ne supermarket dhe jetoj pak ne shqiperi se jetoj ne gjermani. Me kane hapur probleme dhe besoj qe ti heq. Nuk kam folur me familjaret e Klodian Rashes dhe me kane marre familja ime. I kerkoj shume falje familjes dhe Zoti e qofte ne Xhehnet.Me ra te fiket ne proteste ku me goditen ne bark dhe ne shpine”, tha ajo për “Shqipëria Live”.
Por çfarë deklaroi para mediave vajza në fjalë ditën e djeshme?

“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait tim. Për çfarë u vra? Për çfarë policia nuk qëlloi në ajër, por i qëlloi në kokë. Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.