Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi: Vij me gëzim…

12:10 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
795a958a0d39b16e18ec2c2dff3f6741 XL
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku ka emëruar ditë e sotme Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri.

Mësohet se këtë mision Ati i Shenjtë ja ka besuar Shkëlqesisë së Tij, Imzot Luigi Bonazzi  deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.

“…Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. “, me këto fjalë u është drejtuar Sh. T. Nunci Apostolik të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij në vendin tonë.

Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe në Fund Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

Sh. T. Nunci Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij një letër ku ndër të tjera ai shprehet: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”.

Edhe Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Papën Françesku, për emërimin e Nuncit të ri Apostolik, pasi Nunci i mëparshëm Sh.T. Imzot Charles Brown u emërua në Filipine, dhe i urojnë mirëseardhjen në Vendin tonë.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.