Author: tirana

Profesori Elias Mosialos ka shpjeguar arsyen pse gratë shtatzëna nuk do ta marrin vaksinën kundër COVID-19. Sipas tij, problemi qëndron tek fakti se nuk janë kryer prova specifike klinike të vaksinës Covid-19 në gratë shtatzëna dhe nuk dihet se çfarë rreziku mund të përbëjë ajo. “Një nga grupet që nuk do të marrë akoma vaksinën Covid-19 do të jenë gratë shtatzëna. Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe ka të bëjë me hartimin, jo vetëm të provave klinike të vaksinave të koronavirusit, por të të gjitha studimeve mbi sigurinë dhe efikasitetin e produkteve medicinale. Sidoqoftë, nuk ka prova të pamjaftueshme për…

Read More

Ose Tayna është komplet e pavendosur për pamjen e saj ose i pëlqen shumë që të eksperimentojë! Le të pranojmë që nisur nga faktet, peshorja anon pak më shumë nga ana: “I pëlqen që të eksperimentojë.” Këngëtarja siç është në një foto, nuk është në një tjetër, duke u shfaqur gjithmonë e më sexy! Ndryshimin drastik ajo e bën kryesisht me flokët, që për hir të së vërtetës kanë një impakt shumë të madh në ndryshimin e imazhit të një personi. Së fundmi Tayna ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet sërish me një model…

Read More

Maluma është një nga këngëtarët më të mirë ndërkombëtar dhe kjo s’do mend. Duke qenë se prodhon vetëm hite, edhe fansat duan këngë mundësisht çdo muaj. Në fakt kolumbiani është tejet aktiv dhe këtë s’e mohojmë dot. Teksa ende nuk ka shijuar sukseset e këngës me The Ëeeknd e J Lo, ai erdhi me një tjetër duet. Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Piso 21, për këngën që titullohet “Mas de la una”. Teksa jemi në fund të 2020 Maluma befasoi fansat e tij me një hit të ri, që ka në qendër një histori dashurie dhe në të…

Read More

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Sandër Lleshaj, ishte dje i ftuar në “opinion”, ku në panelin e gazetarëve ishte e pranishme dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala. Gjatë debatit të tyre kur gazetarja i kërkonte emrat e peshqëve të mëdhenj apo të ndonjë operacioni të suksesshëm, ministri Lleshaj nguroi të jepte emra dhe citoi një varg të Migjenit: Lleshaj: Migjeni ka nja dy vargje të bukura, ku thotë “oj grua që u ndeshëm në ditën e fatkobit tonë…” Lala: Do ta them edhe atë…mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi “Mirditorët të vrasin natën dhe…

Read More

Stina e dimrit është e lidhur ngushtë me konsumin e çajit. Një pije e ngrohtë dhe e shëndetshme që mund ta përgatisni në çdo moment. Por keni menduar ndonjëherë që përzgjedhja e çajit nuk duhet të kufizohet vetëm nga menuja e barit ku e porosisni apo lloji që keni në shtëpi ? Në të vërtetë sipas mjekësisë tradicionale kineze, çaji duhet përgjedhur në varësi të grupit të gjakut të personave që e konsumojnë. Për më tepër lexoni më poshtë: Grupi i gjakut A: Njerëzit të cilët kanë grupin e gjakut A janë të prirur të vuajnë nga aciditeti i stomakut.…

Read More

Tirana dhe Partizani do të përballen sonte në dërbin e kryeqytetit. Një sfidë tepër e rëndësishme që pritet të prodhojë emocione të jashtëzakonshme, kjo edhe për shkak të situatës ku ndodhen dy ekipet. Partizani me Dajën dhe Tirana me trajnerin e ri Dede që me sa duket nuk po arrin të gjejë marshin e duhur. Sfida ka nisur që para ndeshjes e cila për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa tifozë. Gjithsesi këta të fundit kanë ndezur me flakadanë sheshin “Skënderbej”.

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku një 22-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete nga familjarët. 22-vjeçari është gjetuar i vdekur në tualet, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër teksa ishte duke bërë dush. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet duke dërguar në gjyq me akuzën e korrupsionit ish-drejtorin e drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshin ish punonjës në drejtorinë rajonale Tatimore Korçë. SPAK deklaron se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma…

Read More

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve dhe fatkeqësisht edhe viktimave nga koronavirusi në vend. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 801 raste të reja dhe 18 viktima si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.…

Read More

Në Zvicër numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet çdo ditë e më shumë dhe duke parë këtë situatë dhe atë të shteteve të tjera, autoritetet shëndetësore zvicerane kanë përditësuar listën e re të udhëtimeve. Kjo listë me shtetet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19 do të hyjë në fuqi në orën 00.00 të datës 14 dhjetor 2020. Ajo që i intereson shqiptarëve dhe bashkatdhetarëve tanë atje është fakti se Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e kësaj liste. Ndërkohë shtetet ballkanike që janë në listën e rrëzikshmërisë, sipas raportit të BAG: janë Maqedonia Veriore, Mali i Zi,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hedhur sot një hap rëndësishëm drejt zbatimit të nismës strategjike të Shengenit Ballkanik. “Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe. Të dy vendet do të ngrenë struktura të përbashkëta për menaxhimin e këtij ekosistemi të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për gjithë Europën”, shkruan Rama. Postimi i Ramës Pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe…

Read More