Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, PD ka pësuar një tjetër humbje. Pas dy viteve, Valdrin Pjetri ia ka dalë që të fitojë betejën gjyqësore dhe politike të nisur nga PD duke u liruar nga akuzat. Tashmë ai nuk do të gjykohet dhe as do të hetohet për akuzën e “Falsifikimit të formularëve”. Gjykata e Tiranës i dha të drejtë ish-kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri për mosdeklarimin e një dënimi të drejtësisë italiane në formularin e dekriminalizimit dhe vendosi pushimin e hetimeve. Vendimi u shpall të mërkurën nga gjyqtari Artan Gjermeni, pas shqyrtimit…
Author: tirana
Koronavirusi është provë e jashtëzakonshme për njerëzimin dhe është e qartë se kjo krizë globale shumëformëshe mund të kapërcehet vetëm me një veprim global, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në samitin virtual të OKB-së. “Pandemia tregon rëndësinë e OBSH-së si një institucion që duhet të forcohet”, vazhdoi ajo duke theksuar se ”përkundër të gjitha vështirësive të hasura këtë vit, ka një dritë në fund të tunelit”. Merkel kujtoi se Covid-19 do të mundet përgjithmonë, vetëm kur e gjithë bota të ketë qasje të barabartë te vaksinat efektive. “Pra, e rëndësishme është të bësh atë që mundesh për të dalë më…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojetjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me median ka deklaruar se që prej ditës së parë të Pandemisë dhe deri sot puna nuk ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen dhe mbështetjen e stafeve mjekësore dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e situates. “Kemi garantuar bonusin special për çdo mjek, infermier dhe çdo punonjës mbështetës në vijën e parë të luftës, me një fond prej 8 milion euro deri tani dhe do të vijojmë ta garantojmë për stafet tona mjekësore, siç jemi zotuar, deri në ditën e fundit të epidemisë.…
Një tërmët me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter goditi pak më parë ishullin Samos në Greqi duke rikthyer panikun tek grekët, si edhe Turqit disa kilometra përballë. Më datë 31 tetor Samosi dhe Izmiri u goditën nga një tërmet tjetër, i cili shkaktoi rreth 100 të vdekur duke dëmtuar mijëra banesa. Tërmeti i sotëm kishte një thellësi rreth 10 kilometra, por për fat të mirë nuk u raportuan dëme në njerëz dhe ndërtesa.
Është ndërprerë për pak çaste seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë se në sallë janë të pranishëm deputetë të cilët para 4-5 ditëve janë deklaruar pozitiv me COVID-19. Menjëherë pas kësaj deklarate, ajo ka thirrur mbledhje të shkurtër tek foltorja të shefeve të grupeve parlamentare. Pas konsultimeve me ta, seanca ka vazhduar në formë të rregullt.
Ditën e djeshme ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj publikoi një foto në Instastory që ngjalli shumë debat në rrjet. Shqipja pretendonte se në foto ishte Andi dhe Tea. Mirëpo shumë shpejt portalet zbuluan se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani. Megjithatë Shqipja është e sigurt se në foto është Tea dhe ka bërë një tjetër postim ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas. “Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”, shkruan Shqipja. Pas publikimit të kësaj fotoje, mbrëmë reagoi edhe autorja e emisionit…
Një burrë i panjohur hyri në apartamentin e një vajze në Maryland, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruaja e re po regjistronte një video me celularin e saj, ndërsa po përsëriste një koreografi kërcimi, kur vuri re se dikush po futej nga ballkoni. “Burri buzëqeshi dhe mërmëriti”, tha ajo. Ai u largua vetëm kur gruaja arriti në derën e përparme dhe filloi të kërkonte ndihmë. Emri i burrit është Angel Moises Rodriguez-Gomez, ai është 36 vjeç dhe jeton në të njëjtin kompleks me vajzën, por të dy nuk e njohin njëri-tjetrin dhe kurrë nuk kishin folur me njëri-tjetrin. Pas dy…
Ish-deputeti Kastriot Islami u përlot sot teksa po fliste për humbjen e papritur të mikut të tij, ish-deputetit të PS, Marko Bello. Në një inetervistë për News24, Islami kujtoi momentet e fundit me ish-deputetin e PS-së, i cili nuk i mbijetoi koronavirusit dhe u nda nga jeta në një spital në Turqi. “Jam shumë i trishtuar. Kemi pirë një kafe para tre javëve, ishte i shqetësuar se ishin infektuar fëmijët e tij, por nuk kishin probleme madhore. Pasdite më tha që më duket se jam infektuar edhe unë. Bëri një skanim dhe më tha që do të trajtohem se nuk…
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot është mbledhur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot është mbledhur Bordi Këshilldhënës për Pandeminë. Zemaj me anë të një postimi në Facebook tregon nëse do ketë masa të reja të vendosura.Gjithashtu zyrtari tregon se rekomandimet e bordit janë qenësore të cilat dëshmojnë përkushtim, ekspertizë dhe besueshmëri. “Respektimi i masave nga ana e qytetarëve dhe mbikëqyrja rigoroze e zbatimit të masave, janë rruga e konfirmuar e suksesit kundër virusit”, ka shkruar në fund Zemaj. Postimi i plotë i ministrit Zemaj: Gjatë takimit të sotëm me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për…
Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari shprehet se shpesh e gjykojnë se pse del gjithmonë kundër. E ftuar në emisionin ‘ABC e Mëngjesit’, ajo tha se nuk është kundër, por thjesht shpreh mendimin e saj. “Ne shqiptarët bëhemi si gjykatës të moralit, ti tani duhet të ulet të mendosh të reflektosh. Të gjithë jemi në presion në rrjetet sociale, mendojnë se ti ke të drejtën e të shprehurit lirë, tjetri jo. Mua njerëzit më thonë: ‘Po ti pse je gjithmonë kundër’. Unë nuk jam kundër, unë jam mendimin tim. Unë nuk flas kur nuk kam argumenta por një çështje, flas kur…
Dashi Dita fillon ngadalë, përpiquni të rikuperoni pasdite. Duhet të jeni më të qetë në punë, keni shumë përgjegjësi. Ju gjithashtu keni nevojë për qetësi në dashuri. Demi Ditë pozitive, ndiheni të fortë dhe të motivuar. Lajm i mirë për dashurinë, pasioni zgjohet dhe ju dhuron momente të paharrueshme. Binjakët Një ditë pak e rëndë dhe nervoze. Sot përpiquni të mos jeni argumentues, veçanërisht me partnerin tuaj. Bëni kujdes nga paratë – përpiquni të mos paguani më shumë. Gaforrja Ditë pozitive, ju jeni shumë më i qetë dhe i disponueshëm, madje edhe drejt dashurisë. Mundohuni të kuptoni se çfarë dëshironi…
Skandali seksual i bashkëthemeluesit të Fidesz-it, József Szájer, nxjerr në pah hipokrizinë dhe moralin e dyfishtë të një shteti, kryeministri i të cilit shet moral me homofobi. Jeta seksuale e politikanëve është përgjithësisht një çështje private. Por jo, kur këta tjetër bëjnë, e tjetër flasin. Dhe jo kur bëhet fjala për një anëtar themelues të partisë nacionaliste hungareze, Fidesz, dhe për një aleat të ngushtë të Kryeministrit, Viktor Orban, qeveria e të cilit njihet për qëndrimin e hapur kundër komunitetit LGBTQ +, tani është përfshirë në një skandal seksual. Orgji dhe drogë József Szájer dha dorëheqjen të dielën si deputet…