Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Masat për përballimin e pandemisë, Manastirliu: 1600 shtretër në dispozicion për të infektuarit

12:45 / December 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojetjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me median ka deklaruar se që prej ditës së parë të Pandemisë dhe deri sot puna nuk ka ndalur në asnjë moment, për të garantuar mbrojtjen dhe mbështetjen e stafeve mjekësore dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimin e situates.

 “Kemi garantuar bonusin special për çdo mjek, infermier dhe çdo punonjës mbështetës në vijën e parë të luftës, me një fond prej 8 milion euro deri tani dhe do të vijojmë ta garantojmë për stafet tona mjekësore, siç jemi zotuar, deri në ditën e fundit të epidemisë. Kemi siguruar dhe do ta bëjmë deri në fund, mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ritheksoi se janë në dispozicion 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve COVID.

“Dyfishuam kapacitetet në shtretër me dy struktura të reja në Tiranë dhe sot kemi 550 shtretër në funksion në 4 spitalet COVID. 1600 shtretër për përballimin e situatës me përfshirjen e spitaleve rajonale. Forcuam kapacitet spitalore me pajisje mjekësore për fuqizimin e spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale për përballimin e epidemisë nga pajisjet respiratore, monitore, pajisje radiologjike. Sistemi ynë shëndetësor ne fillim te pandemise kishte rreth 200 respiratorë e ventilatore i referohemi muajit Mars”, tha Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se edhe terapitë e mjekimit janë ofruar falas sipas protokolleve në spitale dhe gjithashtu po vijohet me rimbursimine trajtimit ambulator në banesë.

“Kemi siguruar terapitë e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë. Kemi garantuar barnat falas për pacientët me simptoma të lehta apo të moderuara, pranë mjekut të familjes, me një financim prej 1.2 miliardë lekë”, tha Manastirliu. Duke theksuar se janë siguruar 368 mijë doza të vaksinës antigrip, Manastirliu tha se aktualisht qeveria shqiptare është angazhuar në disa drejtime për të patur vaksinën antiCOVID në kohë dhe falas për qytetarët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.