Britania e Madhe do të nisë të martën procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Kështu bëri të ditur shefi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor. Chris Hopson tha për BBC se të martën do bëhen dozat e para. Ai tha se procesi i imunizimit nuk është një sprint, por do jetë një maratonë. “Gara do të nisë të martën,” tha ai për BBC. Britania ka porositur 40 milionë vaksina, që do të thotë se 20 milionë njerëz do vaksinohen me nga dy doza. Kamionët me vaksina kanë mbërritur dje në Britani. Fillimisht ato do depozitohen nëpër laboratore dhe spitale. Të parët në radhë…
Author: tirana
Gazetari Artan Hoxha tha se nga dy grupe të lidhura me aktivitetin kriminal në Elbasan, brenda dy vitesh rezultojnë 14 të vrarë për 50 kg drogë e zhdukur në Londër. Nisur nga vrasja e fundit e Arjan Spahiut pak ditë më parë në Belgjikë, Hoxha bëri një retrospektivë të ngjarjeve. “Nëse kujtohemi pas masakrës së Bradasheshit ne kemi bërë një emision. Kam thënë se në Elbasan ka dalë një grup i ri, që pas çdo atentati nuk digjnin makina, por i zbërthenin ato. Ky grup vrasësish nuk linte asnjë provë. Bilanci shkoi në 3 të vrarë, pastaj pati 2, pastaj…
Disa zona në Tiranë nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak se po bëhen punime. Bëhet fjalë Bërzhitën, Mulletin, Baldushkun dhe Ibën. Në këto zona do të stakohet pjesërisht energjia gjatë intervalit kohor 09:00-16:00. “Për shkak të remontit të OST në linjat 10kV të Fidrave F2, F3 NST Farkë, në datën 4 dhjetor gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet pjesërisht energjia në këto zona në Tiranë. Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë”, thotë OSHEE.
Daniel Benaim, ekspert, profesor dhe ish-këshilltar i Joe Biden për Lindjen e Mesme ka një ide se si Shtetet e Bashkuara mund të rikuperonjnë marrëdhëniet me Iranin. Një prej rrugëve sipas tij është reduktimi i mbështetjes ndaj muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe zhvendosja e tyre drejt Etiopisë apo detit të Kuq. Politika e jashtme amerikane pritet të ndryshojë rrënjësisht nën udhëheqjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden, më këtë të fundit që do të duhet të ndreqë raportet të dëmtuara rëndë nga paraardhësi me Iranin, Kinën e gjithashtu Europën. Daniel Benaim, i cili ka qenë këshilltar i Biden për…
Rastet e keqtrajtimit të kafshëve sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Precedenti më i fundit është shënuar në qytetin jugor të Gjirokastrës, ku dhjetëra mace dhe qen janë gjetur në rrugët e qytetit të ngordhura.Aktivistë dhe qytetarë akuzojnë Bashkinë si përgjegjëse për vrasjen e kafshëve.Por menjëherë ka reaguar institucioni vendor, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke u distancuar prej tyre. “NUK ËSHTË E VËRTETË që ne vrasim kafshët! PAMJET NUK TREGOJNË ASGJË! NE KEMI PËRKUSHTIM për mbrojtjen e kafshëve, respektojmë dhe mbështesim projektet dhe konventat europiane për mbrojtjen e tyre. KUSHDO QË KONSTATON abuzim me kafshët t’i denoncojë në…
Nëse maska nuk mbahet siç duhet, gjasat janë që rreziku i infeksionit me koronavirus të jetë aty. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se nga vëzhgimet e kryera shumë qytetarë nuk e mbajnë korrekt maskën. “Shumica dërmuese nuk e mbajnë si duhet, e mbajnë poshtë hundës, kur futen në një mjedis e ulin poshtë mjekrës, kjo nuk duhet kurrsesi. Dhe pse mbajnë maskë, ajo duhet shoqëruar me higjienë dhe distance për të qenë efektive”, thotë Jonida Haxhiu, specialiste në ISHP. Por kur një maskë konsiderohet se është mbajtur korrekt dhe na siguron mbrojtje maksimale? “Kur mbulon hundën dhe mjekrën…
Kryeministri Edi Rama është i ftuar sot në emisionin “Politikon”, në televizionin e biznesmenit Ylli Ndroqi, që prej disa muajsh është vënë nën sekuestro nga prokuroria. Nga ky ekran, Rama nuk e ka shmangur diskutimin për këtë çështje, teksa gazetari Alfred Lela e ka pyetur për praninë e policisë. Rama tha se sekuestrimi i televizionit është pjesë e një procesi hetimor nga institucionet e drejtësisë. Rama tha se sekuestrimi i televizionit “Ora News” që aktualisht menaxhohet nga shteti, nuk ka lidhje me ndonjë përpjekje të tijën për të “influencuar linjën editoriale”. “Për sa i përket televizionit, është e vërtetë që…
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se rendi publik në Shqipëri është në nivelin më të mira historike në 30 vitet e fundit. Lleshaj tha se përgjatë gjithë vitit 2020 ka patur vetëm 45 vrasje. Ndërkohë, i pyetur lidhur me problemet në qytetin e Elbasanit dhe deklaratat e Prokurorit të Përgjithshëm për veprimtarinë e grupeve kriminale në këtë qytet, Lleshaj tha se Elbasani është nën kontrollin e autoriteteve. Pjesë nga intervista në Opinion: Lleshaj: Për gjithë vitin 2020 janë 45 vrasje. Fenomeni nuk është në përmasa shqetësuese, kurrë nuk kemi patur një numër kaq të ulët. Rendi publik është në…
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur ligjin anti-shpifje. I ftuar në emisionin “PolitikON”, Rama tha se nuk kishte probleme për ata që e ofendojnë por me ata që e akuzonin pa fakte. “Nëse më thonë gomar është opinion, por nuk kam probleme me të. Nëse më thonë hajdut nuk është opinion, është akuzë dhe duhet të ketë fakte. Në radhë të parë flas pse përceptohem armik i shtypit,”-tha Rama.
Silvana Rudaj, infermiere shqiptare që jeton në Milano, nuk ishte një nga ata njerëzit që e kaluan lehtë infektimin me koronavirus. 29 vjeçarja ishte në javën e 38 të shtatzanisë kur u prek nga sëmundja. Gjendja e saj u përkeqësua ndjeshëm, aq sa i detyroi mjekët ta vendosnin në intubim. Ishte një makth të cilin kishte vendosur ta hidhte pas krahëve, dh eta harronte përballë gëzimit që I solli ardhja në jetë e vajzës. Por me valën e dytë të epidemisë që ka pushtuar vendin, Silvana, thotë Corriere della Sera, vendosi t’i bashkohej të mbijetuarve që po rrëfejnë në rrjete…
Në sheshin Omonia të kryeqytetit grek një patrullë policore kishte ndaluar për kontroll rutinë, dy persona, shqiptarë. Në këto momente, afrohet tek ta, një emigrant 37 vjeçar, i cili i sulet një prej shqiptarëve, 34 vjeç dhe e plagos me thikë. Menjëherë më pas, vrapon për ti shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore. Sulmi me thikë u pasua me ndjekje policore. Por autori, në arrati e sipër u ndal dhe iu kthye policëve duke hapur zjarr me armë, pa shkaktuar viktima. Më vonë, nuk bëri më rezistencë dhe u vu në pranga. Policia tha se autori ishte një emigrant 37…
Dhjetra njerëz kanë akuzuar llotarinë kombëtare në Afrikën e Jugut për manipulim pasi 20 lojtare kanë ndarë çmimin e madh. Në shortin e të martës në mënyrë të pabesueshme u tërhoqën numrat pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë dhe numri special, dhjetë. Organizatorët u justifikuan shpejt se ky kombinim zgjidhjet nga një numër i madh njerëzish, edhe pse raportohet se kanë nisur hetime për çështjen. Faqja zyrtare e llotarisë tha: ‘Urime 20 fituesve të llotarisë së sotme. Numrat ishin vërtet të papritur por shumë lojtarë i zgjedhin në këtë sekuencë’. 20 fituesit morën secili nga 5.7 milionë rand – ekuivalente e…