Kur vendosni që dëshironi të përfshini bimë jeshile në mjedisin e shtëpisë tuaj, duhet të keni kujdes për disa gjëra. Ndriçimi është ndër gjërat më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për gjelbërimin e harlisur. Është mirë të dimë se edhe bimët me dritë të ulët kërkojnë pak dritë për t’u rritur. Kështu që bëni kujdes nëse banja juaj ka dritare të vogla ose nuk ka dritare fare. Shpesh ato shkaktohen nga uji i nxehtë i rrjedhshëm nga dushet dhe banjat. Kështu që flora tropikale funksionon mirë në banjë. Këto janë ndër zgjedhjet më të mira të bimëve të banjës: Aloe…
Author: tirana
Po t’i hedhim një sy formës sonë trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese që provon më së miri shprehjen e mësipërme. Për të mësuar më tepër mbi frutat dhe perimet që ngjasojnë me organet të cilave u bëjnë mirë, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit. Nëse shikon pjesën e brendshmë të karrotës nga larg do të duket sikur ajo i ngjan syrit. Sa më shumë t’i afrohesh, aq më shumë do të dallosh tiparet e irisit të syrit dhe bebes së syrit. Patatja e ëmbël nga ana…
Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin e Malit të Zi. Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për situatën katastrofike në vend. “Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”,- deklaroi politikani shqiptar. Nga ana…
Ditën e sotme Rudina e ka nisur duke kujtuar se sa me fat është duke qenë mami i një mrekullie si Viktoria. “Dhjetori është muaji që dashuroj më shumë! Në dhjetor, jam bërë nënë e një mrekullie . ❤️ #rudinadembacaj #december2020 #happymom #malesoretemiaseshpejti”, ka shkruar Dembacaj krah fotove ku shfaqet në natyrë duke shijuar gjithë pamjen që i ofrohet. Rudina e tregon në çdo moment se është një mami e lumtur me vogëlushen Viktoria, e cila është shoqja më e mirë e saj. Sakaq së shpejt Dembacaj pritet të publikojë projektin e saj më të ti të quajtur “Malësoret e…
Dita nisi “ëmbël” në “Për’Puthen”. Andi vendosi të zgjidhte Tean në një vallëzim romantik, vallëzim ky që u mirëprit nga vajza. Teksa lëviznin nën ritmet e muzikës, Andi i shprehu dëshirën bukuroshes për ta puthur në faqe, por vajza nuk pranoi, duke u justifikuar se i prishej make-up. Pavarësisht përgjigjes së Teas, Andi e realizoi puthjen e ngrohtë, e pas këtij veprimi u duartrokit nga konkurrentët e tjerë. Pas vallëzimit, dyshja tha se kanë shumë gjëra për të diskutuar me njëri-tjetrin, duke lënë të hapur një takim të mundshëm në ditët në vijim.
Gjatë inspektimit në shkollën “Ramazan Subashi” në Vorë, e rindërtuar totalisht pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrat, Spiropali, Ahmetaj dhe Kushi vizituat ambientet e reja të shkollës. E kthyer në një traditë tanimë, Rama u ndal gjatë në palestrën e re të shkollës ku realizoi koshin e radhës. Mirëpo, Rama nuk mjaftoi me kaq. Ai sfidoi në lojë edhe ministrat e qeverisë, ku e vetmja që realizoi kosh ishte ministrja e shtetit, Elisa Spiropali.
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Halit Valteri gjatë fjalimit të tij i bëri një thirrje Olsa Muhametit që marrë në emisionin ‘Përputhen’ Kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Basha që t’i përputhë. Pas deklaratës së Valterit , Olsa ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan: Vetëm se ne jemi modest, bazin, nuk na pëlqejnë shkëlqimet, politika etj, ajo që bëjmë ne është të sjellim në ekran copëza të jetës së të rinjve, ashtu thjesht si është edhe populli ynë.
Edhe pse mendohej se karriera politike e Silvio Berlusconi kishte marrë fund, ai i ka befasuar të gjithë duke u futur sërish në vijën e parë të frontit të politikës italiane. Berluskoni është kthyer mbështetje për qeverinë e brishtë të koalicionit aktual, për të ndihmuar në miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Pas një dënimi nga gjykata për mashtrime me taksat, ai nuk mori asnjë post publik dhe u largua nga potikia italiane. Mbështetja për partinë e tij, Forza Italia, është përgjysmuar që nga zgjedhjet e fundit në vetëm 7%. Por, Berluskoni ka sfiduar edhe një herë pritshmëritë, duke…
Miqësitë më të vyera janë ato që i ruajmë prej një kohe të gjatë e që sot na bashkojnë shumë kujtime të fëmijërisë dhe jo vetëm. Këtë fakt e ka treguar edhe Irma Libohova, e cila duke kthyer kohën pas me nostalgji ka ndarë disa foto me miqtë e saj, mes tyre dhe këngëtari Dashnor Diko. “Nuk harrohen shokët e shoqet e vegjëlisë. Miqësi që lidhen pa interesa, dhe ashtu mbesin. Meqë @dashnordiko_official kishte postuar një foto me kolegët, unë po i bëj bashkë dy foto, shumë larg në kohë nga njëra tjetra e të kujtoj pikërisht këtë, miqësinë tonë,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me paketën me ndryshime që pritet të bëhen në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, të cilin kreu i qeverisë e ka mohuar. Duke e cilësuar draftin e publikuar si një material jozyrtar, Rama shkruan se memet nuk mund të ndalohen me ligj, duke theksuar se nuk ka asnjë shans që diçka e ngjashme të ndodhë. “Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj…
Nëse mendoni që gocat e televizioneve kur kanë ndonjë gjë me njëra-tjetrën hedhin thumba, ja ku kemi rastin e Roza Latit që nuk druhet të drejtojë gishtin me emër e figurë tek Megi Pojani. Roza ka shprehur publikisht mendimin e saj lidhur me emisionet që janë duke u xhiruar paralelisht në televizione të tjera dhe ekzaktësisht në ‘Top Channel’, të cilat nuk kanë respektuar njësoj si ajo rregullat e pandemisë në studiot televizive. “Ca po ndodh kështu????? A S’ËSHTE LIGJI I BARABARTË PËR TË GJITHË???? Jemi në kohë pandemie dhe jemi nën presion që dënohemi me gjobë nëse afrohemi fizikisht…
Një person është gjetur në gjendje kome në rrugë, në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ky person ka përfunduar në këtë gjendje. Ai është transportuar i shoqëruar nga policia menjëherë me autoambulancë ne spital. Ndërkohë po hetohet për të zbuluar shkakun e gjendjes së këtij personi ende të paidentifikuar. Burime spitalore konfirmuan personi në fjalë kishte dëmtime të rënda të shkaktuara nga rënia në tokë. Shkak i rënies në koma dyshohet gjendja tejet e rënduar nga konsumimi i alkoolit.