Donaldi di si ta bëjë të lumtur Borën dhe së fundmi ka realizuar një portret shumë të bukur të moderatores. Aktori ka postuar një video ku shfaq procesin e realizimit të këtij projekti duke i bërë edhe një dedikim partneres. “Për ty Bora”-shkruan Donaldi, krah surprizës që çdo vajzë do ta donte. Përpos deklaratave të dashurisë që i bëjnë njëri-tjetrit në jetën e përditshme, për Borën e Donaldin ka vend edhe për ta shprehur dashurinë në rrjet. E në këtë rast ra në sy komenti i Borës: “Të duaaaa”. Dhe Donaldi që ia kthen: “Unë më shuuuumë”. Kujtojmë që çifti…
Author: tirana
Shfaqja e simptomave të para të Sars-Cov 2 duket se i tremb pacientët të cilët deri në komunikimin me mjekun e familjes, qarkullojnë recetat me të afërmit pa u konsultuar me specialistët. Ata përdorin antibiotikë pa kriter, gjë të cilën mjekët e familjes e cilësojnë metodë tepër të gabuar. “Kjo është një procedurë e gabuar sepse çdo pacient ka simptomat e veta. Në varësi të tyre, kryhet edhe vlerësimi për ekzaminimet që duhet të kryejë dhe më pas vendoset edhe për mjekimin. Sepse abuzohet me përdorimin e antibiotikëve”, u shpreh mjekja e familjes Bruna Tocilla.
Në promon e puntatës së parë të formatit ‘December To Remember’ nga Eraldo Rexho, e ftuara speciale e tij, Marsela Çibukaj ka zbuluar dëshirën që i ka kërkuar Babagjyshit këtë Vit të Ri. Këngëtarja ka treguar se ka kërkuar një bebe, që me siguri do i sjellë shumë gëzim familjes Basha. Biseda midis Marselës dhe Eraldos ka qenë e fokusuar tek festat dhe gjithë dëshirat që mbart këtë vit ajo, mes tyre dhe kërkesa për t’iu bashkuar familjes së saj, nga e cila ka qenë larg për një kohë të gjatë. Puntata e parë e këtij formati pritet të nisë…
Sot një tjetër mjek e humbi betejën me COVID- 19. Bëhet fjalë për mjekun Myftar Zemani, që bashkëqytetarët e tij e njihnin shkurt si Doktor Tarja. Edhe pse në pension, ai jepte ndihmesën e tij në fushën e mjekësisë, duke vizituar dhe këshilluar qytetarët që i kërkonin ndihmë. I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë…
Moderatorja Fiori Dardha është prekur nga Covid-19 dhe i duhet të qëndrojë e izoluar në shtëpi për 2 javë. Ajo ka zbuluar se pavarësisht se është treguar tepër e kujdesshme këto kohë nuk ka mundur t’i shpëtojë virusit tinzar. Fiori ka bërë një lidhje direkte nga shtëpia e saj me emisionin që drejton në RTV Ora, “Boom”. Vendin e saj për 2 javë do e zërë Erion Korini, i cili do të prezantojë përkrah Rozana Radit. Fiori ka treguar se deri më tani nuk ka asnjë simptomë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. View this post on Instagram…
“Abuzimi seksual online tek fëmijët” është një temë që po bëhet gjithmonë e më shqetësuese. Alma Tandili, drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka treguar dhe një rast konkret të një vajze 15-vjeçare e cila shantazhohej nga i fejuari i saj me video intime. “Rasti ka ndodhur në një nga njësitë administrative të Tiranës, ku vajza 15-vjeçare ka denoncuar. Fillimisht është marrë vesh nga shkolla, shkolla ka njoftuar prindërit, pra kemi sensibilizim. E ka kërcënuar përmes videove të vajzës duke i shpërndarë tek shokët e klasës. Ish-i fejuar është më shumë maxhor sesa vajza”, –…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne. ” Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne”, tha Rama. Ndërsa ka inspektuar ambientet e shkollës dhe ka shprehur vlerësime për mënyrën se si është ndërtuar, tanimë Rama ka urdhëruar dhe motivuar inspektorët që të vijojnë me rindërtimin e pallateve. “Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë…
Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së. Vetë kryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhi e bëri publike në një deklarate për median. Konventa ishte parashikuar të mblidhej më 4 dhjetor. Ajo tha se arsyeja është se partia ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë.
Pandemia Covid-19 duket se ka vënë në pauzë botën dhe plaet e të gjithëve kanë mbetur pezull. Po ashtu edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja, duket se do të vonojë akoma, Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja. Ndaj, ajo i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj. Më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin…
Në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, deputeti socialist, Spartak Braho, i ka kushtuar një pjesë të rëndësishme arrestimit dhe dënimit të ish-kryetarit të PS-së, Fatos Nano, në vitin 1993 nën akuzën e korrupsionit. Braho rrëfen takimin e tij me Nanon, ditën e parë të arrestimit në një nga qelitë e Burgut 313 në Tiranë. Sipas Brahos, Blerim Çela, në atë kohë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Alush Dragoshi, prokurori i përgjithshëm kishin ngritur një akuzë të dobët ndaj Fatos Nano që siç e vërtetoi dhe koha, por dhe dokumentet e ardhura nga Prokuroria italiane, ishin të…
Këngëtari i njohur Ermal Fejzillahu ka humbur sot një prej personave të shtrenjtë të familjes së tij. Gjyshja e tij ka ndërruar jetë, ndërsa Ermali e dha vetë këtë lajm të hidhur në një postim në InstaStory. Këngëtari publikoi foton e gjyshes së ndjerë pa shumë fjalë e komente, duke shkruar krahas saj: “Lamtumirë gjyshe” Kjo është një ditë zie për familjen e tyre, e cila humbi një prej personave të shtrenjtë. Ngushëllime familjarëve!
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.65 viti 2019, ka regjistruar hetimin pasuror me nr.11 viti 2020, për pasuritë në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla, ish Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Prokuroria e…