Pas vdekjes së legjendës së futbollit, Diego Armando Maradonës ka nisur një luftë e brendshme brenda familjes së tij, ku anëtarë të saj po përpiqen të përfitojnë nga madhështia e pasuria e Diegos. Kur kanë kaluar pak ditë pas vdekjes së hidhur, anëtarë të ndryshëm të familjes së Maradonës nisën të fajësonin njëri-tjetrin. Një gjë të tillë ka bërë motra e Diegos, Anna, e cila në një studio televizive ka kritikuar ashpër dy vajzat më të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannia. Anna ndërhyri pasi ishte bezdisur nga komentet e vajzave, që sipas saj e kishin braktisur babain e tyre.…
Author: tirana
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi në një intervistë televizive se masat nga qeveria ndaj koronavirusit, janë adoptuar gabim. “Masat që nuk krijojnë rezultate, janë të dështuara. Numri ii vdekjeve është rritur me mbi 60 për qind. Komiteti i Ekspertëve duhet të merrte masa më të mëdha, jo të njëjta siç ishin. Franca disa javë më parë pati situatë problematike, mori masa të duhura dhe u ulën rastet. Edhe Italia, pasi mori sërish masa, pati ulje drastike të rasteve me Covid-19. Kemi sistem masash i adoptuar gabim. Duhet të hetohet rasti epidemiologjik. Është turp që Rama futet në këtë çështje,…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot në seancë plenare 2 marrëveshje me BERZH-in, për zhvillimin e infrastrukturës, turizmit dhe për përballimin e situatës COVID, si dhe një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin ekonomik, të prezantuara nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. “Në kuadër të prioriteteve të Qeverisë Rama kemi negociuar një marrëveshje me BERZH-in për zhvillimin e turizmit në vend. Programi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe do të zgjasë deri në vitin 2025. Investimet do të jenë në Vlorë, Berat, Shkodër dhe Korçë që janë zona me potencial të madh turistik.…
Astrologe Meri Shehu teksa foli për parashikimin e yjeve për muajin dhjetor 2020, përmendi dhe atë çka pritet për shenjën e Gaforres, të cilës i përket edhe kryeministri Edi Rama. Sipas astrologes, shenja e Gaforres pjesën më të keqe e ka kaluar, por viti 2021 i pret për një analizë dhe bilanc më tepër në çështjet ekonomike. “Besoj se pjesën më të keqe e ka kaluar Gaforrja që i përket shenjës së kryeministrit. Tani do presim dhe nga data 15 të shikojmë ca tronditjesh akoma mund të kenë lënë pasoja te shenja e Gaforres, por tendenca e një llogarie ekonomike…
Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për Policinë e Shtetit, ka shpërthyer në akuza kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi. Ky i fundit ka deklaruar votën e tij kundër ligjit të ndryshuar për Policinë e Shtetit, të kthyer nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Murrizi tha në seancën e sotme se nuk sheh ndonjë betejë individuale dhe se dekreti është shterues.Sipas tij, preket privatësia e qytetarëve shqiptarë dhe shkelen të drejtat e njeriut. Murrizi tha se atributi i përgjimeve duhet të jetë në duart e prokurorisë dhe të asistohet nga gjykata. “Nuk e shoh as si betejë individuale…
Para disa ditësh deputetja Rudina Hajdari dha lajmin se deputeti i opozitës Andi Përmeti po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore pasi ishte prekur nga koronavirusi. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua deputeti është dërguar për kurim në Turqi, ku prej disa javësh po merr trajtimin e specializuar.Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetar i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend dhe lajmin e mirë për deputetin Përmeti. Balla u shpreh se Andi Përmeti e ka mposhtur koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ku pritet të kthehet në Tiranë. “Ne kemi kolegë…
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes e të afërmve, për ndarjen nga jeta të ikonës së Klubit Sportiv Partizani, Petrit Murzaku. Një sportistit kampion universal, me një karrierë të jashtëzakonshme edhe si trajner e pedagog. Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës së Klubit Sportiv “Partizani”, Profesor Petrit Murzaku, sportistit kampion universal, me një karrierë të jashtëzakonshme edhe si trajner e pedagog. I angazhuar në shumë disiplina sportive, Profesor Murzaku, në vitet 1948-1964, fiton 25 tituj kampion, 9 herë kampionatin kombëtar të…
Ekspozita juaj cilësohet “betejat e mia”, çka e nxit vizitorin të gjendet simbolikisht në një atmosferë ndeshjeje, ndoshta midis artistit dhe pushteteve. Aq më tepër kur në tablotë tuaja gjen jehonë beteja mesjetare. Përse “betejat e mia”? Edi Rama: Në fakt ky është një titull i vënë nga një miku im i afërt, një historian arti, Gjy Cogeval. Dikur, në Shqipëria kam shkruar se “fjala është lufta, ndërsa piktura është lutja ime”. Pra me fjalë përpiqem të imponoj idetë e mia në shoqërinë ku jetoj ndërsa me pikturën unë mundohem të njoh vetveten, të kuptoj se ç’ndodh brenda meje. Realisht, jam…
Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë po përpiqen, në partneritet me kompaninë bioteknologjike Regeneron, të zhvillojnë një spray nazal që do të mbronte nga COVID-19. Ideja është për t’u mbështetur mbi parimin e terapisë gjenetike duke futur material gjenetik përmes hundës dhe fytit në qelizat e sjella si përgjigje për të prodhuar antitrupa të fuqishëm që do të parandalonin infektimet me koronavirusin e ri. “Avantazhi i qasjes tonë është se ju nuk keni nevojë të keni një sistem imunitar kompetent që kjo të jetë efikase”, deklaroi profesor, James Wilson, drejtues i projektit për Universitetin e Pensilvanisë. Aktualisht testuar tek kafshët, metoda…
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj enjte. Në aksident është përfshirë një kamion i cili ka çarë trafik- ndarësen. Nuk dihen ende nëse ka persona të lënduar apo shkaqet e këtij aksidenti. Ky aksident ka bërë që të ketë një trafik të rënduar në autostradën Tiranë- Durrës.
Edhe pse ka kaluar një vit që nga pjesëmarrja e saj në klipin e këngës së Butrin Imerit, duket se Kiara Tito nuk do t’i shpëtojë pyetjes “Pse u ndave?”. Ndonëse ata nuk e pranuan kurrë se janë bashkë, fotot nga paparacët dhe shfaqjet në vende të njëjta, gjithmonë kanë qenë elementë që ngrinin dyshime.Kiara Tito ishte e ftuar tek “Roped with Olsi”, dhe aktori i humorit ia ribëri këtë pyetje. “Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja ‘Pse u ndave?’. Kush të tha që u ndamë. Domethënë…
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Në postimin e videos live në Facebook, Kryeministri shkruan se ky vit ishte një debutim absolutisht dinjitoz i Shqipërisë në krye të OSBE. “Shqipëria raporton për misionin e drejtimit njëvjeçar të OSBE dhe arrin pas shumë përpjekjesh në vakuumin e krijuar prej moszgjedhjes së katër sekretarëve të organizatës, konsensusin mes vendeve anëtare për zgjedhjen e tyre, në prag të mbylljes së mandatit të kryesimitNjë vit tejet sfidues dhe një debutim absolutisht dinjitoz i Shqipërisë në krye të OSBE”, shkruan…