Author: tirana

Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend deputeti Kujtim Gjuzi kritikoi mos praninë e ministrave të mazhorancës në seancë.  Ai tha se ka kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës Balluku, por ajo nuk ndodhet në seancë. “Kam kërkuar interpelancë me Ministren e Infrastrukturës, nuk e shoh as në këtë seancë e mëparshme dhe as në seancën e kaluar. Nuk kanë arsye ministrin të mos vijnë këtu në momentin që hanë dreka-darka me paratë e taksapaguesve shqiptar. PS është partia që ka pjellë ato partitë e tjera që Kuvendin e lanë bosh”, tha Gjuzi. Ndërkohë gjatë fjalës së tij kryetari i…

Read More

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë, ndër ta edhe punonjës të policisë. Covid-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore, Munir Xhepa. Ai punonte si polic pranë Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.Xhepa kishte 5 ditë që ndodhej në intubim në një nga spitalet Covid në Tiranë. Ky është rasti i parë që humb jetën nga koronavirusi një efektiv policie në Qarkun Dibër si pasojë e koronavirusit.

Read More

Komisioni i jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë Drejtorin e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Pëllumb Seferi. Finalizohet operacioni/ Prostitucion në qendër masazhi, pranga administratorit dhe në kërkim pronari. Policia zbardh detajet si rekrutoheshin vajzat në rrjete sociale KJV në seancën e mëparshme evidentoi 2 pasuri, një apartament të blerë në vitin 2003 dhe një tjetër në vitin 2010. Sipas Komisionit, Pëllumb Seferi nuk vërteton dot burimin e ligjshëm të parave që ka marrë hua për të blerë dy banesa, megjithatë kjo nuk ndikoi në vendimin final. Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Ana…

Read More

Një familje nga Lushnja ka rënë viktimë e mashtrimit financiar. Historia e tyre nisi pas firmosjes së disa dokumenteve ku pranuan të ishin dorëzanës për kushëririn e tyre. Gjergji Korreshi donte të merrte një kredi në vlerën e 16 mijë eurove për biznesin e tij. Të paktën këtë i tha Agimit dhe Meleqes të cilët dolën garant për të. “Në vitin 2010 ka marë një kredi kushëriri i burrit. Dolëm garant për 16 mijë euro. Dhe na tha që i duheshim për tre muaj si garant. Pas një viti na vijnë nga banka dhe na thonë që personi duhet të…

Read More

Nga Mero Baze Kur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës. Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina .Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në…

Read More

Artan Hënaj dhe Maksim Celaj kanë rifituar lirinë pas 4 vitesh. Ata ishin të akuzuar për tragjedinë në Nisë të Francës që ndodhi më 14 Korrik 2016 dhe mori jetën e 86 personave pasi një ekstremist tunizian lëshoi kamionin 19-tonësh drejt banorëve. Shqiptarët do të hetohen në gjendje të lirë për trafik armësh. Dy kushërinjtë u akuzuan fillimisht për pjesëmarrje në një “shoqatë terroriste kriminale”, por ata në fakt do të gjykohen për “shoqatë kriminale të një natyre jo-terroriste” dhe për “vepra kundër legjislacionit mbi armët”. Hetimi arriti në përfundimin se dy individët nuk kishin njohuri për qëllimet terroriste të…

Read More

Ne shpesh përdorim antibiotikë konvencionalë dhe harrojmë se mjetet shëruese natyrale gjithmonë funksionojnë më mirë. Sot, ka shumë antibiotikë natyralë dhe mjalti, shafrani i Indisë dhe hudhra janë më të njohurit dhe më të shijshmit. Mjalti është i aftë të luftojë infeksionet pa shkaktuar baktere rezistente ndaj antibiotikëve, ndryshe nga antibiotikët konvencionalë. Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se mjalti është një produkt më i fuqishëm se të gjithë antibiotikët në dispozicion. Sipas një studimi të botuar në Revistën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive, studiuesit zbuluan se mjalti ishte në gjendje të shkatërronte çdo bakter dhe patogjen në të cilin…

Read More

Raportet mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdojnë të jenë të tensionuara, vite pas luftës në Kosovë. Por në një fshat të Prishtinës politika, problemet etnike dhe dallimet fetare midis fqinjëve nuk ekzistojnë. Për shumë vite Fadil Rama ndihmon një të moshuar serbe 92 vjeçare që jeton e vetmuar dhe pa përkujdesje. Kështu ai po nderon sikur të ishte nëna e tij, gruan që thotë se e trajtoi si fëmijën e saj, gjatë dhe pas luftës. Blagica Diçiç, është një e moshuar 92 vjeçare që jeton e vetme në një fshat të largët në lindje të Kosovës, e braktisur nga të gjithë…

Read More

Pas blerjes së një spitali privat, Elvis Naçi i cili ka edhe një fondacion bamirësie ka  hapur një tjetër biznes. Bashkë me bashkëshorten e tij ai nuk ka hezituar që ta bëjë publik biznesin e tij të ri i cili nuk është për këdo, por pikërisht për ata që kanë një jetesë të lartë. Bëhet fjalë për një dyqan syzesh optike elitare.

Read More

Liga e Konferencës, turneu i tretë për nga rëndësia i UEFA-s që do të fillojë në verën e vitit 2021, do të ketë si pritës të finales së parë stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Edhe pse në teori duhet të pritet vendimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për të zyrtarizuar këtë vendim, sipas “Top Channel”, është vendosur përfundimisht që finalja e parë të luhet në stadiumin në Tiranë. “Air Albania” rivalizonte me stadiumin e Heraklion dhe atë të St. Etien, por në fund është vendosur që të luhet në kryeqytet. Një arritje për vendin tonë, i cili kështu pret për…

Read More

Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë dhe në këtë ditë të shënuar, godina e Universitetit Politeknik i Tiranës është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të saj. Nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga ana e kryeminstrit, Edi Rama, i cili falenderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimin në ditët më sfiduese për popullin tonë. Pak ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët i premtuan 2000 banesa të reja në zonën e Laçit, të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e…

Read More

Ndonëse u mendua se masat e vendosura për frenimin e pandemisë së koronavirusit do të ashpërsoheshin, Komuniteti Teknik i Ekspertëve, deklaroi sot (datë: 02. 12. 2020) se do të mbeten në fuqi masat e deritanishme, por që mund të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike në vend. Për të sqaruar akoma më tepër këto zhvillime, në emisionin “Ftesë në 5”, ishte i ftuar mjeku Skënder Brataj. Ai e nisi fjalën e tij me një sensibilizim, duke i kërkuar qytetarëve të mbajnë maskat pasi sipas tij ata janë tepër efiçente. Gjithashtu Brataj theksoi se mbyllja e lokaleve e restoranteve në orët…

Read More