Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha të mërkurën (02.12) në konferencën e rregullt në Berlin se po punojmë me intensitet të plotë për çeljen sa më shpejt të negociatave. “Këshilli i BE-së tha në mars të këtij viti që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe qëllimi ynë mbetet që të fillojmë sa më shpejt me këto negociata. Ne jemi të mendimit se Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën dhe këtu kemi të bëjmë me besueshmërinë e BE-së dhe me stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, kështu që ajo që di unë deri tani është se ende po…
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se nuk ka ambicie për të marrë frenat e PS-së pas Edi Ramës. Ai komentoi rivalitetin mes tij dhe Saimir Tahirit, por edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pjesë nga Intervista e Erion Veliajt në “ABC”Si është atmosfera në PS përpara zgjedhjeve, kush është rivali yt më i fortë?Kam sfiduar rivalë, por Basha nuk pranoi në Tiranë, Monika Kryemadhi nuk pranoi Kisha parasysh Saimir Tahirin….As unë dhe as Saimir nuk kemi pasur kurrë rivalitet Kështu ju shihte publiku…Kemi qenë në ministri të ndryshme…
Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame është duke zhvilluar një takim diskutim “online” mbi problematikën e tokës bujqësore. Lame ka zgjedhur këtë format të ri, për t’i përgjigjur pyetjeve të shumta të qytetarëve. Komunikimi direkt me qytetarët do të vijojë edhe për problematika të tjera. Emisionin pyetje-përgjigje mund ta ndiqni në faqen e Kadastrës Shqiptare, ose më poshtë:
Një 36-vjeçar me iniciale D.D. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Policia njofton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim të datës 17.09.2020, ka vendosur ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, në mungesë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë së rendit publik”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet i kaluan Porkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit. por për shkak të disa simptomave për Covid që Naimi ka ndjerë, janë izoluar në shtëpi dhe po presin rezultatin e tamponit. Rudina Magjistari: Më vjen keq që nuk erdhët në studio, çfarë ka ndodhur? Naim Abazi: Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë. Rudina Magjistari: E ke bërë tamponin? Naim Abazi: E kam bërë dhe pres rezultatin. Rudina Magjistari: Cilat janë simptomat e para Naim, çfarë po ndjen?…
Në këtë letër familja Haklaj edhe pas 20 vitesh nga vrasja Ylli Haklajt, ende nuk ka asnjë të dënaur apo i akuzuar nga drejtësia Shqiptare. Më tej ata akuzojnë Berishën se nxitjet per vëllavrasje dhe masakrat e tij nuk kane te mbaruar si ne Tropojë po ashtu në të gjithë Shqipërinë. Letra e hapur e familjes Haklaj: Nxitjet per vëllavrasje dhe masakrat e Sali Berishes nuk kane te mbaruar si ne Tropje po ashtu ne te gjithe Shqiperine. Megjithese ai deklarohet per masakren e 21 janarit ku u vrane kater protestues me duar ne xhepa, ne qofte se edhe nje…
Nga një studim i bërë së fundmi në SHBA ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë? Kompania e studimit “Adam & Eve” pyeti rreth 1000 të rinj mbi moshën 18 vjeç se si preferonin të bënin seks gjatë natës. Gati gjysma (48%) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit. 10% preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41% preferojnë t’i fikin. Pasi kompania e shpërndau edhe në Facebook diskutimin, rezultoi pothuaj e njëjta shpërndarje: 40% për variante të ndryshme (herë me dritë,…
Këtë të mërkurë në qendër të “Për’puthen” ka qenë takimi i Ana Kaurit dhe Elvisit, që nxiti jo pak debate edhe në studio. Gjatë bisedës së tyre u pa se të dy ishin të mendimit se afrimiteti në takimet e para është paksa i ekzagjeruar. Kjo gjë u mor si një kunjë për Melisën, e cila gjatë takimit me Fatjonin shfaqi shumë afrimitet, duke mos kursyer puthjet dhe përqafimet. Megjithatë, gjatë debatit në studio, Melisa tha se nuk e mori personale bisedën e bërë, duke u shprehur se parapëlqen t’i bëjë gjërat si i ndjen e nuk e ka kompleks…
Ekziston një mënyrë e shkëlqyeshme si të shkrihet shpejt, pa gërryerje dhe pa blerje të mjeteve për shkrirje të akullit E gjitha që ju nevojitet janë alkooli dhe uji. Qitni në një shishe me spërkatës në përpjesëtim 2:1 (dy të tretat alkool dhe një e treta ujë). Spërkatni nëpër xhamat e ngrirë. Për disa sekonda akulli do të zbutet dhe lehtë do të mund ta hiqni, pa gërryerje të mundimshme. Nëse jeni diku në qytet, xhamat ju janë ngrirë, ndërsa me vete nuk keni as sprej, as ujë të nxehtë, as gërryesin – përdorni kartelën e bankës dhe gërryeni akullin.…
Luani Miqtë tuaj do jenë mbështetje e madhe dhe e çmuar nesër. Ata do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu japin këshillat e duhura. Ju që keni një lidhje do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më parë. Nëse jeni beqarë vetëm sa do lodheni duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jeni me fat dhe nuk do e gjejnë atë. Nuk ka ardhur ende momenti juaj. Në punë nuk do jeni të motivuar mjaftueshëm, por falë mbështetjes së miqve kolegë do arrini…
Ana Kauri dhe Elvisi po nisin një njohje që është në udhë të mbarë. Kjo u pasqyrua në takimin që ata patën së bashku. Dyshja gjatë bisedës u thellua në tematika tepër interesante, që dërguan deri në detaje intime. Ana pyeti Elvisin se si e dëshiron një femër, ndërsa djali e kishte përgjigjen shkurt dhe qartë: “Zonjë në rrugë dhe bushtër në shtëpi”. Ndërkohë këtë mendim ndanë pothuajse të gjithë konkurrentët, përfshirë dhe opinionistin, Arjan Konomi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale. Kryemadhi shprehet se në takim u shkëmbyen mendime mbi procesin e 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë sa i takon besimit të qytetarëve tek institucioni i zgjedhjeve. “Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Shkëmbyem mendime mbi procesin zgjedhor të 25 prillit dhe sfidat e Shqipërisë. Prezenca e OSBE ka një sfidë të madhe përpara, përsa i…