Maluma është një nga këngëtarët më të mirë ndërkombëtar dhe kjo s’do mend. Duke qenë se prodhon vetëm hite, edhe fansat duan këngë mundësisht çdo muaj. Në fakt kolumbiani është tejet aktiv dhe këtë s’e mohojmë dot. Teksa ende nuk ka shijuar sukseset e këngës me The weeknd e J Lo, ai po vjen me një tjetër duet. View this post on Instagram A post shared by MALUMA (@maluma) Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Piso 21, për këngën që do publikohet ditën e nesërme. Dy artistët kanë ndarë një sekuencë nga videoklipi në rrjetet sociale dhe duhet të…
Author: tirana
Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë nëna e një djali autik Antigona. Ajo ka rrëfyer se është nga Burreli dhe u martua në Korçë. Problemet më të mëdha në familje nisën kur lindi djali. Burri i saj ndikohej shumë nga prindërit të cilët nuk i jepnin lekë për nevojat e tyre personale. Pasi lindi djali, ai filloi të kishte probleme shëndetësore dhe ata nuk dëshironin ta dërgonin nëpër spitale apo t’i blinin ilaçet që i duheshin. Madje e keq ushqyenin, ndaj e pakënaqur, Antigona e mori djalin kur ai ishte vetëm një vjeç dhe iku nga shtëpia e…
Tenderi për ndërtimin dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Fier ka përfunduar, por pa rezultuar me një fitues. Burime zyrtare për televizionin Klan kanë konfirmuar se në garë ka patur vetëm një ofertë, e cila është skualifikuar për shkak se nuk ka qenë në përputhje me standardet kryesore të vendosura në procedurën e prokurimit. Kompania e cila është ofruar për të ndërtuar 115 kilometrat e këtij segmenti ka dhënë një ofertë financiare për vendosjen e tarifës 0.62 euro për kilometër, më të ulët se baza prej 0.75 euro e vendosur në dokumentet e tenderit, por ka kërkuar afat më të gjatë për…
Fjoralba Ponarin këtë sezon televiziv e kemi parë të angazhuar në “E Diell”, megjithatë moderatorja duket se ka rezervuar një surprizë për të gjithë publikun. Ponari ka zbuluar se së shpejti në Top Channel do të nisë një program i ri, ku sigurisht ajo do të jetë e përfshirë dhe që pritet të dhurojë shumë emocione. Nga promoja që Fjoralba ka publikuar në profilin e saj në Instagram, mësojmë se emri i emisionit të ri do të jetë “Më thuaj një dëshirë”. Po ashtu shohim rrëfime të shumta të fëmijëve, të cilët shpreshin dëshirat e tyre për t”i dhuruar emocione…
Infektimet e reja dhe fatalitetet nga Covid-19 nuk njohin limit në Shqipëri prej disa javësh, por as gjobat e policisë e jo më lutjet e krerëve të institucioneve nuk i bindin shumë qytetarët për ta mbajtur maskën. Që nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ, mbi 11 000 gjoba janë vendosur në të gjithë vendin, 666 prej të cilave vetëm në 24 orët e fundit. Pjesa më e madhe e tyre janë kryeqytetas të ndëshkuar me 3 mijë lekë të vjetra pasi po lëviznin në rrugë pa një maskë. Situata nuk njohu shumë ndryshim as mesditën e së mërkurës. Maskat neglizhohen…
Sara ka vendosur që gjatë pritjes së ëmbël t’i ketë kujtimet e bukura, por dhe ‘funny’ të shumta. Mbrëmjen e kaluar ajo ka ndarë disa foto të trupit të saj me allçi, duke treguar se këtë kujtim do e ruajë përherë. “Kjo ishte e lezetshme. A ka ndonjë gjë tjetër që mund ta ruajmë kujtimin e mirë të goditjeve të bebit? Do ju tregoj një ditë se çfarë realizova me këtë printim plastik. Nuk ka përfunduar ende”, ka shkruar Hoxha në fotot ku duket shumë e qeshur. Vetëm pak ditë më parë, Sara i bëri një “prank” Ledrit duke i…
Pamje të banesës ku u zhvillua orgjia homoseksuale dhe u kap dhe deputeti hungarez Jozsef Szajer, janë përhapur në media. Në imazhet e shfaqura, duket një banesë e ndriçuar me disa dyshek të shpërndarë dhe një tavolinë ku duket se qëndron një shishe lubrifikanti. Gjithashtu, në mur duket një zbukurim, një zemër e kuqe e varur në një nga dyshekët dhe disa tyla të zinj. Ndërkohë, hyrja është zbukuruar me një dekorime Halloweeni dhe një zemër të zezë. Sakaq, bëhet e ditur se banesa është në pronësi të studentit 29-vjeçar të doktoratës David Manzheley, i cili pretendon se nuk e…
Prej disa kohësh, këngëtarja Genta Ismajli po jeton përrallën e saj të dashurisë me partnerin turk, Usta. Ata s’bëjnë dot pa njëri-tjetrin dhe i shohim kudo bashkë, madje në rrjete sociale Genta na ‘qeras’ herë pas here me foto të ëmbla të çiftit. Usta dhe Genta kanë nisur bashkëjetesën dhe tashmë që festat kanë ardhur, ata kanë dekoruar ambientin e shtëpisë për t’iu përshtatur atmosferës së fundvitit. Ka qenë këngëtarja ajo që ka ndarë në Instagram foto nga shtëpia e tyre, ku dallohet pema e Krishtlindjeve, e dekoruar me topat vezullues. Dyshja e ka shijuar këtë atmosferë të ngrohtë me…
Komisioni i Venecias u ka dërguar palëve Opinionin paraprak për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor. Që në nisje të dokumentit, Komisioni i Venecias shprehet se “procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”. Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për çështje që prekin zgjedhjet, duke nxitur palët që “të hyjnë…
Saimir Kasemi, ‘princi modern’ i emisionit të ri në “Tv Klan”, “Love Story”, është kthyer në personazhin më të komentuar të këtyre tre javëve. Vajzat po konkurrojnë me njëra-tjetrën për të fituar zemrën e Saimirit, i cili i ka rënë shumë në sy edhe vajzave jashtë televizionit. Jo vetëm kaq! “Kryefjala.com” bën me dije se regjisori i famshëm turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanl” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij. Me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman. Ende nuk dihet nëse Saimiri e ka pranuar ofertën,…
Stresi ka punuar prej kohësh për albumin e tij “Archimed”, të cilin fansat mezi po e presin. Siç reperi është shprehur vetë, ky album do t’i mësojë të gjithëve sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm. Në “Archimed” s’do të ketë këngë solo, ndërsa bashkëpunimet e Stresit janë zbuluar një nga një çdo ditë. Duket se punës së palodhshme të reperit i erdhi fundi, pasi “Archimed” është tashmë gati për fansat e tij. Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Stresi i ka dhënë fund pritjes duke bërë publike datën e lançimit të albumit. “Te…
Dy vëllezër që të dy të përfshirë në çështje droge në kryeqytet kishin piketuar një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe pas planeve, njëri prej tyre hyri si klient i interesuar. Sipas dosjes që gazeta Si disponon dhe që i është vënë në dispozicion nga policia qendrore, njëri prej tyre hyri në dyqan 3 ditë përpara se të kryente sulmin dhe pasi ka këqyrur varëset e floririt e ka pyetur pronaren se kur do sillte furnizim të ri. Më pas, i riu është kthyer dhe pasi i ka ngulur sytë varëses më të trashë, është lutur që t’i hiqet bustit…