Author: tirana

Nga Enver Robelli Gazeta BILD shkruan për hallet e shtetit gjerman me një famiilje të madhe kosovare. Pas disa rasteve me Covid-19 autoritetet shëndetësore para një jave urdhëruan testimin e obligueshëm të tërë familjes. Kosovarët kryeneçë dhe krenarë vendosën të kundërshtojnë testimin. Autoritetet shëndetësore u detyruan të kërkojnë ndihmën e policisë, mes tyre edhe 20 policë specialë nga Lüneburgu në Gjermaninë veriore. Qe tetë ditë shtëpinë e familjes kosovare janë duke e ruajtur pjesëtarët e një firme të sigurisë për të penguar daljen nga shtëpia të trimave kosovarë. Situata ka eskaluar pasi autoritetet u detyruan të kontrollojnë 4 shtëpi dhe…

Read More

Dy vite më parë, jetët e Meghan Markle dhe Princ Harry-t u bekuan me frytin e dashurisë së tyre, të voglin Archie Harrison. I vogli ka vetëm pak kohë që ka ardhur në jetë, por Harry mendon se ka kaluar një përjetësi me të birin. Ai ka treguar se fakti që është bërë baba për herë të parë i ka ndryshuar tërësisht filzofinë e jetës. “Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të…

Read More

Një tërmet ka alarmuar ditën e sotme Greqinë. Sipas mediave greke, lëkundjet kanë qenë të një magnitudë prej 4.4 të shkallës rihter me epiqendër 9 km larg nga Teba. Tërmeti është ndjerë deri në kryeqytetin e Athinës duke shkaktuar panik te banorët. Mësohet se lëkundjet janë regjistruar në orën 12:54 të ditës së sotme. Sakaq nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale.

Read More

Vladimir Putin po ndërmerr veprime për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit në Rusi. Mediat e huaja raportojnë se Putin ka urdhëruar fillimin e vaksinimeve masive javën e ardhshme. Rusia tashmë ka filluar prodhimin e Sputnik-V dhe është në proces të testimit të një vaksine të dytë kundër koronavirusit, EpiVaCorona. Mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët, sipas planit të qeverisë. Industria farmaceutike ruse është e gatshme për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi dozat e vaksinës novatore Sputnik V kanë arritur tashmë dy milion në ditët e ardhshme, tha Putin në një konferencë shtypi të mërkurën.

Read More

Dashi Çështjet që lidhen me punën do të zgjidhen nesër. Kjo do të bëjë që të kaloni kohë me njerëzit e dashur. Bëni kujdes me shëndetin se e keni lënë pas dore prej një kohe të gjatë. Demi Çdo lloj ndjenje është e intensifikuar nesër për shkak të yjeve. Do t’i ndjeni të dyja, edhe dashurinë edhe urrejtjen më shumë se sa çdo herë tjetër më parë. Do t’iu dalin mundësi të reja përpara. Binjakët Keni kohë që planifikoni për studimet e larta dhe nesër do të merrni oferta nga institucione prestigjioze. Bëni kujdes kur lini ujdi paraprake dhe merrni…

Read More

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 17 viktima nga Covid-19 dhe 705 raste të reja. MSH njofton se janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi. Konkretisht kanë ndërruar jetë : 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku. Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga…

Read More

Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin. Në media u tha fillimisht se ai vetë ishte tërhequr nga gara, por duket se situata nuk ka qenë kaq e thjeshtë sa kanë dashur që ta paraqesin nga selia blu. Halimi i mbetur jashtë…

Read More

Italia do të nisë programin e vaksinimit në masë për Covid-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Këtë lajm e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i cili në një deklaratë për mediat gjithashtu ka thënë se ajo do të jetë falas. Sakaq, pothuajse si të gjithë vendet dhe në Itali, sipas tij prioritet për vaksinën si fillim do të ketë personeli shëndetësor dhe të moshuarit. “Të nderuar kolegë, për stuhinë që po kalojmë, më në fund kemi një destinacion përpara nesh, ne kemi një rrugë të pastër dhe një strehë të sigurt. Tani është e mundur, pasi me…

Read More

Britania e Madhe ka njoftuar rregulla të reja për emigracionin. Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen. Siç njoftoi Ministria e Brendshme britanike, dallim nuk do të bëjnë as shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian. I gjithë sistemi bazohet në pikëzim. Në këtë formë, çdokush që dëshiron të shkojë për të punuar në Britani duhet të aplikojë në një sistem online për t’u miratuar më parë, raporton BBC. Personat që aplikojnë duhet të jenë në gjendje të sigurojnë një ofertë punësimi me një pagë minimale vjetore prej me shumë se 2000…

Read More

Është gjetur e pajetë modelja 26-vjeçare, e cila u zhduk javën e kaluar. Trupi i pajetës i Alexis Robinault, e njohur edhe si Alexis Sharkey, raportohet nga mediat e huaja se është gjetur anash një rruge në Huston. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende ndërsa Alexis u shpall në kërkim kur nëna e saj raportoi zhdukjen prej 24 orësh të modeles. Pas gjetjes së trupit të së bijës, e ëma shkroi: “Do na mungosh.” Sharkey ishte shumë e njohur në Instagram ku ndiqej nga 50 mijë ndjekës. Modelja udhëtonte në shumë vende ndërsa postimi i fundit që ka bërë…

Read More

Prefekti i Qarkut të Kukësit ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Veton Surroit. Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi. Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta. Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli “Qytetar Nderi”, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Read More