Author: tirana

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare nga Kosova, ku koronavirusi iu ka marrë jetën dy vëllezërve brenda tri ditësh. Lajmin e hidhur e ka dhënë deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i cili ka njoftuar se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri. Adnan Bucaliu ka vdekur vetëm tri ditë, pasi i vdiq edhe vëllai Agroni. Deputeti i PDK-së, i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin, e ka përshkruar atë si shok e njeri me zemër të madhe. Ndërkohë, familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar se dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.…

Read More

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi, në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë ku po diskutohej nen për nen projektligji për armët ka shpërthyer në batuta. Murrizi zbuloi se kryetarja e këtij Komisioni Ermonela Felaj ishte infektuar nga Covid-19 dhe sapo e ka kaluar me sukses përballjen me virusin. Madje me batuta ai e këshilloi të mos lodhet shumë pasi është në fazë rikuperimi. Murrizi: Avash-avash kryetare se je në ditët e para të rikuperimit dhe mos mu lodh shumë. Felaj: Kur jam në mbledhje me ju çlodhem. Murrizi: Mezi e ke kaluar Covidin, duam të jesh marshallah. Murrizi: Lëri të lodhen…

Read More

Tre javë pas vendosjes së orës policore dhe kufizimeve për shkak të situatës së rënduar me Covid-19, kjo masë skadon sot. Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se ora policore për kufizim të levizjes pas orës 22:00 do të vijojë deri më datë 2 dhjetor (sot) e më pas do të kishte një tjetër komunikim mbi skenarin e radhës për parandalimin e përhapjes të Covid-19. Burime të besueshme bëjnë me dije për Tirananews.al se Komiteti i Ekspertëve do të lançojë sot planin e ri te masave anti-Covid. Mësohet se mbajtja e maskave në ambiente të hapura do të jetë një masë…

Read More

Ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese për qeverinë Hoti. Objekt kontestimi është vota e 61-të për qeverinë Hoti e deputetit Etem Arifi. Moment i rrallë që po bëhet virale në rrjet: Tërmeti po shkatërronte gjithçka dhe shkaktoi shumë viktima, burri kthehet të pinte kafen i qetë në zyrë Ky i fundit ishte shpallur fajtor nga gjykata për vepra korruptive dhe në një situatë të tillë, VV e ka kontestuar vleshmërinë e votës së tij për qeverinë. Palët e interesit, VV dhe LDK në këtë seancë që po transmetohet drejtpërdrejtë kanë edhe përfaqësuesit e tyre.Nuk dihet ndërkaq nëse sot do…

Read More

Trajneri i Kukësit prej disa ditësh po kurohej në Turqi pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua kur ishte i shtruar tek Infektivi. Skënder Gega, tekniku i nënkampionëve të vendit ka lënë sot klinikën “BHT” në Turqi pasi analizat e fundit mjekësore treguan përmirësim të ndjeshëm. Lajmi u dha nga klubi verilindor në faqen zyrtare. 57-vjeçari u kurua prej disa ditësh në Turqi për shkak të komplikemeve që i shkaktoi koronavirusi. Falë terapive mjekësore dhe kujdesit të vazhdueshëm, ai kaloi pjesën më serioze të koronavirusit. Gega orientoi skuadrën drejt fitores ndaj Vllaznisë 2-4 ditën e diel duke dhënë direktiva për…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mbrëmjen e djshme ka deklaruar se shkollat mund të mbyllen dhe mësimi të vijojë vetëm online nëse situata e pandemisë në vendin tonë përkeqësohet. Kushi tha për ‘Opinion’ se ekzistojnë tre skenarë për zhvillimin e mësimit. Aktualisht në shkollat në vend po aplikohen skenari i parë që ka të bëjë me prezencën fizike të nxënësve në klasa dhe skenari i dytë që ka të bëjë me mësimin e kombinuar. Nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të sugjerojë mbylljen e shkollave, Kushi tha që Ministria e Arsimit është përgatitur për mësimin online. Pjesë nga intervista: Blendi…

Read More

Vaksina kundër Covid – 19 do t’i duhet edhe personave që e kanë kaluar virusin. Përgjegjësja e departamentit të epidemologjisë dhe sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha në emisionin “Përballë” se vaksinimi duhet bërë për të gjithë popullatën, por prioritet janë grupet e riskut. “Të gjithë personat kanë nevojë për vaksinë. Natyrisht, por do të ishte mirë të vaksinoheshin fillimisht ata persona që nuk e kanë kaluar Covidin dhe që janë në grupet e riskut. Duhet bërë një prioritizim grupeve dhe midis tyre dhe grupeve të riskut. Vaksinimi do të kryhet shkallë shkallë, kështu do të kryhet në të…

Read More

Analisti Agron Gjekmarkaj është përplasur me Frrok Çupin pas debatit me tone seksiste që ai zhvilloi me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. PJESË NGA SHERRI: Gjekmarkaj: Kjo po të kishte një vëlla do të të kapte ty pas studios. Po do ta bëj unë pastaj… Çupi: Çfarë do bësh ti? Gjekmarkaj: Ti meriton të të pështyj aty jashtë.

Read More

Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj 27-vjeçarit Beniamin Bezhani në Dukat të Vlorës. I riu sapo kishte dërguar në shtëpinë e saj të fejuarën e tij. Autorët e kanë ndjekur për disa kohë dhe më pas kanë nisur që të qëllojnë me breshëri ndaj tij. Edhe pse Bezhani ka tentuar që t’u largohej autorëve, nuk u ka shpëtuar plumbave të tyre, por humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal. Sipas informacioneve paraprake në mjetin tip Benz të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri, çka lë të kuptohet se i riu ruhej prej kohësh.

Read More

Beniamin Nezhani është 27-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Vlorë, pas një atentati. Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku bën me dije se ka qenë një person që ka gjetur të pajetë në makinë të riun, duke njoftuar më pas blutë. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Njoftimi: Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një…

Read More

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar këtë ditëlindje me 30 vetë tek aktori i njohur Bes Kallaku, ku u gjobitën pjesëmarrësit në ceremoni, si dhe administratori i lokalit, ndërkohë që e fituar ishte dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. Sipas Kryemadhit, ditëlindjet nuk janë të këqija në krahasim me shkollat e padezinfektuara apo dhe spitalet pa kushte. “Ditëlindjet nuk janë të këqija. Kanë dashuri, pasi një ditëlindje me 30 veta nuk është as më pak e as më shumë se një dasmë me 300 veta. A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo…

Read More

Pas deklaratës së një jave më parë që ka kaluar COVID-in pa asnjë simptomë, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se ka kaluar edhe “gripin e derrit”. “Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qytetarit nga COVID. I pari është informacioni që u vjen , shërbimi nga mjekët, tamponi dhe në fund është maska. Nuk është maska ajo që largon COVID-in ashtu siç nuk janë tanket dhe kallahnikovët që nxori kryeministri me kanotiere nga Surreli. Mbajtja e maskës është e fundit, ajo që është e rëndësishme është keqmenaxhimi që i është bërë situatës, se flasim gjithnmonë për këtë dhe…

Read More